Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar

Editor by Editor
July 10, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prodhimi vendas i qumështit në Shqipëri është në rënie të vazhdueshme, ndërsa në mënyrë paradoksale po rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës, të cilat përdoren në industrinë ushqimore si zëvendësues të produkteve natyrale.

Të dhënat e INSTAT për vitin 2024 tregojnë se në territorin shqiptar janë grumbulluar rreth 95 mijë tonë qumësht, me një rënie prej 6.6% krahasuar me vitin pararendës.

Rënia më e ndjeshme është shënuar tek qumështi i deles me 9.7%, ndërsa qumështi i lopës, që zë pjesën më të madhe të prodhimit, ka rënë me 6.5%. Paralelisht, ka rënë ndjeshëm edhe prodhimi i djathit dhe gjalpit, duke reflektuar pasojat direkte të kësaj tkurrjeje.

Sasia e qumeshtit te grumbulluar nder vite. Burimi: INSTAT
Sasia e qumeshtit te grumbulluar nder vite. Burimi: INSTAT

Një ndër shkaqet kryesore të kësaj situate është rënia drastike e numrit të krerëve të lopëve. Në vitin 2024 janë numëruar vetëm 224 mijë krerë, nga mbi 342 mijë në vitin 2018. Vetëm gjatë viteve 2021–2023, numri i lopëve u ul me rreth 45 mijë. Kjo ka bërë që prodhimi i qumështit të lopës të zbresë në 745 mijë litra, nga 964 mijë litra që ishin 10 vite më parë.

Sasia e qumeshtit te lopes te grumbulluar nder vite. Burimi: INSTAT
Sasia e qumeshtit te lopes te grumbulluar nder vite. Burimi: INSTAT

Qumështi pluhur zë vendin e qumështit natyral

Në këtë kontekst, për të mbuluar kërkesën e industrisë përpunuese dhe tregut të konsumit, është rritur ndjeshëm përdorimi i qumështit pluhur. Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, importi i qumështit pluhur është rritur me 15%. 

Rreth 200 mijë kg janë konsumuar gjatë kësaj periudhe, të importuara kryesisht nga kompanitë Super Milk, LUFRA, AD SH-2014, ELKA SA dhe Alta Group.

Qumështi pluhur është i lejuar vetëm për industri të caktuara, si prodhimi i ëmbëlsirave, çokollatave dhe akullores, por në praktikë ai përdoret edhe në prodhimin e kosit apo djathit, shpesh pa etiketim të qartë dhe në kundërshtim me ligjin.

Numri i lopeve nder vite. Burimi: INSTAT. Perpunimi grafik: Skyweb.al
Numri i lopeve nder vite. Burimi: INSTAT. Perpunimi grafik: Skyweb.al

Vaj palme në vend të yndyrnave natyrale

Një tjetër zëvendësues problematik është vaji i palmës, i cili po përdoret në mënyrë masive në vend të yndyrnave shtazore. Shqipëria importon rreth 3 mijë ton vaj palmenë vit, krahasuar me vetëm 380 ton në vitin 2014. Edhe pse është konsideruar i dëmshëm për shëndetin, vaji i palmës përdoret gjerësisht në produkte ushqimore si bulmeti, ëmbëlsirat dhe brumërat, raporton skyweb.al. 

Agjencia e Ushqimit (AKU) ka kryer disa kontrolle dhe ka vendosur masa administrative ndaj prodhuesve të mëdhenj si LUFRA, ERZENI, Gjirofarm, Delta Doni, FEAKSI, SHAKA, MIRELI, e të tjerë, por pjesa më e madhe e produkteve të bllokuara janë rikthyer në treg pa transparencë për publikun.

Pasojat shëndetësore: Shqipëria e sëmurë nga zemra

Rritja e konsumit të produkteve me përmbajtje të lartë yndyre, përfshirë vajin e palmës, lidhet drejtpërdrejt me përhapjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas INSTAT, sëmundjet e zemrës përbëjnë 52.9% të totalit të vdekjeve në Shqipëri, duke u kthyer në kërcënimin kryesor për shëndetin publik.

Shqipëria po përballet me një krizë të thellë në sektorin e prodhimit bujqësor dhe ushqimor. Ndërsa fermat po braktisen dhe prodhimi natyral po bie, tregu po pushtohet nga zëvendësues më të lirë, por më të rrezikshëm për shëndetin. /skyweb.al

Previous Post

FOTO/ Digjet restoranti në Theth, zjarri shuhet nga ndërhyrja e banorëve

Next Post

Organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë, Von der Leyen përballet sot me votëbesim! Orban, në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Milani e Juventusi kërkojnë një sulmues të fortë e emblematik, agjenti i Lewandowskit mbërrin në San Siro

Milani e Juventusi kërkojnë një sulmues të fortë e emblematik, agjenti i Lewandowskit mbërrin në San Siro

April 22, 2026
Goditet baza e shpërndarjes së drogës në Shkodër; dy rinj në pranga, tjetër në kërkim; sekuestrohen kokainë, kanabis

Goditet baza e shpërndarjes së drogës në Shkodër; dy rinj në pranga, tjetër në kërkim; sekuestrohen kokainë, kanabis

April 22, 2026
Zyrtare: Kombëtarja luan miqësore me Luksemburgun më 6 qershor në Tiranë

Zyrtare: Kombëtarja luan miqësore me Luksemburgun më 6 qershor në Tiranë

April 22, 2026
Ish-punonjësja e Kylie Jenner padit për diskriminim, pretendon ngacmime dhe trajtim racist në punë

Lajmi Fundit

Milani e Juventusi kërkojnë një sulmues të fortë e emblematik, agjenti i Lewandowskit mbërrin në San Siro

by timoni.al
April 22, 2026
0

Robert Lewandowski, 37 vjeç, ka kontratën me Barcelonën që skadon dhe nuk është rinovuar deri tani, përballë pengesash të mëdha...

Read moreDetails
Goditet baza e shpërndarjes së drogës në Shkodër; dy rinj në pranga, tjetër në kërkim; sekuestrohen kokainë, kanabis

Goditet baza e shpërndarjes së drogës në Shkodër; dy rinj në pranga, tjetër në kërkim; sekuestrohen kokainë, kanabis

April 22, 2026
Zyrtare: Kombëtarja luan miqësore me Luksemburgun më 6 qershor në Tiranë

Zyrtare: Kombëtarja luan miqësore me Luksemburgun më 6 qershor në Tiranë

April 22, 2026
Ish-punonjësja e Kylie Jenner padit për diskriminim, pretendon ngacmime dhe trajtim racist në punë

Ish-punonjësja e Kylie Jenner padit për diskriminim, pretendon ngacmime dhe trajtim racist në punë

April 22, 2026
Itali: Nëna hidhet nga kati 3 me tre fëmijë; tre të vdekur, një në gjendje të rëndë

Itali: Nëna hidhet nga kati 3 me tre fëmijë; tre të vdekur, një në gjendje të rëndë

April 22, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Milani e Juventusi kërkojnë një sulmues të fortë e emblematik, agjenti i Lewandowskit mbërrin në San Siro

Milani e Juventusi kërkojnë një sulmues të fortë e emblematik, agjenti i Lewandowskit mbërrin në San Siro

April 22, 2026
Goditet baza e shpërndarjes së drogës në Shkodër; dy rinj në pranga, tjetër në kërkim; sekuestrohen kokainë, kanabis

Goditet baza e shpërndarjes së drogës në Shkodër; dy rinj në pranga, tjetër në kërkim; sekuestrohen kokainë, kanabis

April 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al