Dashi
Jupiteri sot ndriçon çdo lëvizje tuajën. Duhet të filloni të luani të gjitha kartat që keni në mënyrë që të kuptoni se çfarë është më e mira për ju. Në punë, përpiquni të përqendroheni në një qëllim pa u humbur në konfuzionin e mendimeve që ju vijnë herë pas here në kokë.
Demi
Merrni sot energjitë që ju fal ekipi Uran Mars, të dy shumë të fuqishëm dhe mbështetës. Mos kini frikë nëse ndiheni të pamotivuar në këtë periudhë. Ndonjëherë të marrësh një pushim nga gjithçka nuk është domosdoshmërish gjë e keqe. Në punë do të shpalosen një sërë mundësish të reja.
Binjakët
Konfigurimi yjor sot nuk duket fort i favorshëm. Fokusojini energjitë në një drejtim të vetëm pa i keqpërdorur ato. Jeni duke vënë në dyshim të gjitha gjërat që ju rrethojnë dhe për këtë arsye partneri/ja juaj është shqetësuar. Mundohuni t’i qëndroni pranë. Puna po bëhet shumë e rëndë, bëni një pushim.
Gaforrja
Mërkuri ju jep ekuilibrin e duhur sot. Në dashuri do të keni më shumë fat ditët e ardhshme. Shijoni këto ditë për të menduar dhe për të rikthyer veten në rrugën e duhur. Bëhuni më pak të disponueshëm apo gatitu në punë dhe fitoni respektin e atyre që ndoshta ju kanë parë shtrembër.
Luani
Urani i zjarrtë po kalon tranzit në një pjesë të papërshtatshme të zodiakut për shenjën tuaj. Ndikimi kryesor do të jetë në çështjet familjare. Dashuria nuk shkon gjithmonë ashtu siç duhet, por nuk keni pse të turbulloheni. Pranë jush keni njerëz që ju mbështesin në çdo moment. Në punë mund të synoni më lart.
Virgjëresha
Plutoni që ndodhet në shenjën e Bricjapit bën që sot të jetoni një ditë plot intensitet. Hëna është në anën tuaj sot, përfitoni nga rasti për të bërë diçka që zakonisht nuk keni guxim ta bëni. Ndiqni instinktet tuaja dhe veproni më të vendosur në punë dhe në mjedisin përreth.
Peshorja
Yjet sot ju falin liri në shpirt dhe mendje. Është një moment i rëndësishëm ky për Zodiakun. Gjeni ekuilibrin që ju karakterizon dhe lini trurin të qetë duke mos trazuar mendimet tuaja. Mund të keni disa surpriza të mëdha edhe në punë, mbase është çasti për të përfunduar disa gjëra të lëna përgjysmë.
Akrepi
Hëna, planeti që përfaqëson ekuilibrin emocional ndodhet në shenjën tuaj sot. Ndoshta duhet të ndaloni së kërkuari dashurinë dhe të fokusoheni më shumë tek vetja. Vetëm atëherë do të jeni në gjendje të tërhiqni dikë tjetër. Në punë jeni shumë të fokusuar dhe kjo do ju sjellë rezultate të mira.
Shigjetari
Planetët vazhdojnë t’ju buzëqeshin edhe sot. Forcat kryesore që bashkojnë fuqitë janë Saturini dhe Hëna. Jeta juaj do të ndryshojë dhe ju jeni pak të shqetësuar. Mundohuni të mos e stresoni partnerin/en sepse thjesht dëshiron t’ju ndihmojë.
Bricjapi
Hëna ndodhet në një pozicion të shkëlqyer për ju Bricjapë që keni lindur në dhjetor. Vendosmëria juaj për t’u ndjerë mirë është e rëndësishme. Mos e humbni besimin në atë që dëgjoni dhe besoni ato që ju thonë yjet. Ndiqni instinktet tuaja.
Ujori
Jeni të kënaqur nga ylli i racionalitetit, Saturni, i cili tranziton në Ujor dhe ju gëzoni përfitimet e inteligjencës dhe mençurisë që ju jep planeti i favorshëm. Të lindurit nga 31 janari deri më 9 shkurt do të ndjejnë ndikimet kryesore.
Peshqit
Dielli është vendosur për fat të mirë në shenjën aleate të besuar të Gaforres, rafinon intuitën magjike të shenjës suaj. Ju gjithashtu gjeni një rritje në ndjeshmërinë dhe qartësinë së mendjes, gati për të zgjidhur formula gjeniale të disa pyetjeve të rëndësishme.