Thursday, March 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Nuk pi ujë diploma”! Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë për 2025

Editor by Editor
July 9, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
“Nuk pi ujë diploma”! Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë për 2025
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024, shkalla e përgjithshme e papunësisë tek grup-mosha 15-24 vjeç ishte 24.0%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ajo ra në 22.3%, por tek te të rinjtë me arsim të lartë norma e papunësisë erdhi në rritje.

Në 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025 ajo u rrit në 22.9%, duke tejkaluar edhe ata me arsim bazë dhe të mesëm. Kjo rritje sugjeron një përkeqësim të ndjeshëm në mundësitë e punësimit për të rinjtë e diplomuar në universitet, si pasojë mbingopjes me diploma në disa fusha, mospërputhjes me nevojat e tregut të punës apo mungesës së programeve efektive të integrimit profesional.

Për të rinjtë me arsim 8/9-vjeçar, shkalla e papunësisë është rritur nga 19.8% në 2024 në 22.1% në 2025.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, personat me arsimim bazë kanë pasur më pak mundësi punësimi krahasuar me një vit më parë. Një rritje e tillë po reflekton zhvendosje të kërkesës së tregut të punës drejt punonjësve më të kualifikuar ose dobësimin e sektorëve që zakonisht punësojnë fuqi punëtore më pak të arsimuar.

Ndërkohë, për të rinjtë me arsim të mesëm, papunësia ka pësuar një rënie të ndjeshme nga 28.5% në 22.1%. Ky është një ndryshim pozitiv, që e vendos këtë grup në të njëjtin nivel papunësie me ata me arsim bazë.

Ulja e fortë e papunësisë për këtë kategori tregon që individët me arsim të mesëm kanë përfituar nga një përmirësim i tregut të punës, ndoshta si rezultat i një rritjeje të kërkesës për punonjës me trajnim teknik apo profesional.

Të dhënat e tregut të punës për të rinjtë tregojnë një ulje të përgjithshme të papunësisë, por me tendenca të ndryshme sipas nivelit të arsimit. Ndërsa ata me arsim të mesëm kanë përfituar më shumë nga përmirësimi i tregut të punës, ata me arsim të lartë përballen me sfida të reja që kërkojnë vëmendje të veçantë nga politika publike dhe sistemi i arsimit të lartë.

Papunësia e të rinjve me diploma është një sinjal i keq për vendin, pasi përvoja ka treguar se shumë prej tyre në vend që të përpiqet të ndërtojnë jetën në vendin e tyre zgjedhin të emigrojnë. Largimi i të rinjve është përforcuar edhe më shumë pas pandemisë dhe kjo është alarmante në kohën kur numri i tyre po ulet me shpejtësi.

Grup-moshat e reja të popullsisë tonë po tkurren me ritme rekord më shumë se kudo tjetër në Europë. Nga viti 2011 në vitin 2023 grup-mosha 0-29 vjeç është reduktuar me 44 për qind sipas të dhënave nga censet.

Mosha mesatare në Bashkimin Evropian në Janar 2025 ishte 44.7 vjeç, ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave të INSAT, mosha mesatare e popullsisë ishte 44.3 vjeç, ndërsa në 2015 mosha mesatare në Shqipëri ishte 27.2 vjeç./MONITOR

Previous Post

Nga shtëpia e parë te toka bujqësore, informacioni për taksimin e pronës do hidhet në regjistrin elektronik

Next Post

Aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje/ Banorët e Thethit i bllokojnë urën Policisë së Shtetit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Vjosa Osmani kërkon mbështetje për presidencën nga qytetarët, ndërsa PDK shpall kundërshtimin në Komisionin e Legjislacionit: Afati ka skaduar.

March 5, 2026
LIVE/ Gjashtë ditë nga konflikti në Lindjen e Mesme, Irani godet Tel Avivin dhe Jerusalemin gjatë natës. Teherani: Raketa e neutralizuar nga NATO nuk kishte target Turqinë.

LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme: Teherani sulmon Tel Avivin dhe Jerusalemin, kurdët hynë në Iran, NATO thërret Këshillin e Atlantikut.

March 5, 2026
“Gjatë Panairit, Kryeministri Rama shpjegon arsyen pse nuk publikoi librin e tij: Autorë të tjerë e kanë prioritet momentin”

‘Djali i Khameneit nuk ka rëndësi’, Trump: Duhet të angazhohem drejtpërdrejt në procesin e zgjedhjes së liderit të ri të Iranit.

LAJME

by timoni.al
March 5, 2026
0

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Përparim Gruda nga PDK, shprehu shqetësimin lidhur me kërkesën për amendamentet kushtetuese që lidhen me...

Read moreDetails
LIVE/ Gjashtë ditë nga konflikti në Lindjen e Mesme, Irani godet Tel Avivin dhe Jerusalemin gjatë natës. Teherani: Raketa e neutralizuar nga NATO nuk kishte target Turqinë.

LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme: Teherani sulmon Tel Avivin dhe Jerusalemin, kurdët hynë në Iran, NATO thërret Këshillin e Atlantikut.

March 5, 2026
“Gjatë Panairit, Kryeministri Rama shpjegon arsyen pse nuk publikoi librin e tij: Autorë të tjerë e kanë prioritet momentin”

“Gjatë Panairit, Kryeministri Rama shpjegon arsyen pse nuk publikoi librin e tij: Autorë të tjerë e kanë prioritet momentin”

March 5, 2026
‘Djali i Khameneit nuk ka rëndësi’, Trump: Duhet të angazhohem drejtpërdrejt në procesin e zgjedhjes së liderit të ri të Iranit.

‘Djali i Khameneit nuk ka rëndësi’, Trump: Duhet të angazhohem drejtpërdrejt në procesin e zgjedhjes së liderit të ri të Iranit.

March 5, 2026
Aksident në zinxhir në autostradën Elbasan-Tiranë, përplasje mes 8 automjeteve në dalje të tunelit/ Informacione të para

Aksident në Kukës, mësohet se mund të ketë të plagosur

March 5, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vjosa Osmani kërkon mbështetje për presidencën nga qytetarët, ndërsa PDK shpall kundërshtimin në Komisionin e Legjislacionit: Afati ka skaduar.

Vjosa Osmani kërkon mbështetje për presidencën nga qytetarët, ndërsa PDK shpall kundërshtimin në Komisionin e Legjislacionit: Afati ka skaduar.

March 5, 2026
LIVE/ Gjashtë ditë nga konflikti në Lindjen e Mesme, Irani godet Tel Avivin dhe Jerusalemin gjatë natës. Teherani: Raketa e neutralizuar nga NATO nuk kishte target Turqinë.

LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme: Teherani sulmon Tel Avivin dhe Jerusalemin, kurdët hynë në Iran, NATO thërret Këshillin e Atlantikut.

March 5, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al