Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Blushi: Salianji nuk duhej të ishte burgosur, lirimi i tij, akt shumë i vonuar. Regjimi i drejtësisë së “Ramaduros” duhet të marrë fund

Editor by Editor
July 8, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Kërkojmë hetim ndërkombëtar!” Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalny-t në Rusi
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata e Tedi Blushit:

Partia e Lirisë përshëndet lirimin nga burgu të ish-deputetit zemërluan demokrat, Ervin Salianji, një akt shumë i vonuar, që nuk mund të fshijë aspak agresionin kriminal politik dhe moral që i është bërë jo vetëm një zëri të fuqishëm opozitar, por edhe vetë demokracisë dhe pluralizmit politik.
Burgosja e Salianjit ishte një akt i pashembullt në historinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri, sepse një denoncues i fuqishëm i korrupsionit dhe inkriminimit qeveritar u dënua, u persekutua dhe u burgos për faktin e vetëm se ekspozoi botërisht një të vërtetë për vëllain trafikant të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, autorin e shkatërrimit të reformës në drejtësi, të kapjes dhe të shndërrimit të saj në Ramaformë.
Vetëm në një regjim autokratik ndodh që krimi të mbrohet dhe denoncuesi të burgoset!
Burgosja e Salianjit ishte një kalkulim i neveritshëm elektoral nga Edi Rama dhe veglat e tij në drejtësi. Sepse Edi Rama nuk mund ta përballonte dot fuqinë politike dhe elektorale të një deputeti të votuar nga populli, si në Korçë ashtu edhe në Kavajë – ku humbja u manipulua vetëm nga kutitë e votimit në burgun e Rrogozhinës.
Sot, akti i lirimit të Ervin Salianjit është një dorëzim i heshtur i sistemit përballë forcës së opinionit publik dhe së drejtës, që sado që të zvarritet apo të pengohet, gjithmonë do të triumfojë.
Drejtësia gjoja e re në Shqipëri vazhdon të jetë absolutisht thjesht dhe vetëm një drejtësi me regjinë politike të Edi Ramës.
Një drejtësi që merr urdhra politikë nga zyrat e pushtetit, që shantazhon, kërcënon, ndëshkon, arreston dhe burgos politikisht kundërshtarët politikë, ndërsa afërmendsh hesht, mbyll sytë e nuk hap asnjë dosje për Edi Ramën dhe klientët e tij.
Të gjithë shqiptarët e lirë dhe të ndershëm janë dëshmitarë se Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbahet i rrëmbyer dhe i burgosur politik pa asnjë provë penale – një tjetër akt i shëmtuar kriminal dhe politik, pa asnjë bazë ligjore, i diktuar botërisht më 7 maj 2022 nga Edi Rama në tribunën e Asamblesë së Partisë Socialiste. (video)
Rrëmbimi terrorist dhe vijimi i mbajtjes në izolim ekstrem të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, në kushtet e një terrori dhe masash represive kriminale, si dhe procesi politik gjyqësor farsë i diktuar nga regjimi i “Ramaduros” ndaj liderit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, si dhe procesi i nisur ndaj kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, janë thjesht dhe vetëm një hakmarrje politike e Edi Ramës!
Është një demonstrim i pastër i asaj që SPAK dhe gjykatat janë kthyer në shërbëtorë të partisë-shtet dhe vegla të regjimit të “Ramaduros” që po zëvendëson drejtësinë me diktatin politik.
Ku janë hetimet për mega-aferën e inceneratorëve që vijon? Ku është drejtësia për grabitjen e përbindshme me PPP-të, koncesionet, Portin e Durrësit, TEC-et lundruese në Vlorë, tunelin e Llogarasë dhe rrugët e florinja? Ku janë SPAK dhe gjykatat e shantazhuara me përgjigje të paligjshme, për marrëveshjen korruptive me McGonigal-in?
SPAK nëse vërtet do të ishte i interesuar për të zbardhur çështjen e lobimeve, i pari dhe i vetmi njeri që duhej të ishte i hetuar, të ishte marrë i pandehur dhe tanimë të ishte duke vuajtur dënimin, duhet të ishte Edi Rama, i cili ka shkelur jo vetëm ligjet shqiptare por edhe ato amerikane, e faktuar në rastin e “Gruas së Bilalit” për të cilin në SHBA ka sot një të dënuar, dhe në rastin e korruptimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, gjithashtu të dënuar me burg në Amerikë, sipas një akt-akuze publike ku Edi Rama përmendet të paktën 14 herë.
Edhe për çështjen CEZ-DIA, i pari dhe i vetmi njeri, që duhet hetuar dhe duhet marrë i pandehur është Edi Rama dhe Damian Gjiknuri, të cilët i falën 600 milion euro CEZ-it, duke i shkaktuar një dëm kolosal buxhetit të shtetit, por që afërmendsh as nuk hetohej dhe as nuk merren të pandehur nga prokuroria politike.
Sepse nuk ka drejtësi për qeverinë, por ka vetëm ndëshkim për opozitën.
Sot, lirimi i Salianjit dhe ndryshimi më herët i masës së sigurisë për Prof. Jamarbër Malltezi, gjithashtu i rrëmbyer dhe i izoluar për dy vite, janë vetëm një tregues se presioni i shëndetshëm qytetar, politik, demokratik, ligjor dhe ndërkombëtar funksionon.
Por kjo nuk mjafton. Regjimi i drejtësisë së komanduar të regjimit të “Ramaduros” duhet të marrë fund!
Prokurorët dhe gjyqtarët që kanë kthyer sallat e gjykatave në zyrat e propagandës së Edi Ramës duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi individuale gjithësecili prej tyre që ka vënë urdhërin politik përpara ligjit dhe betimit në Kushtetutë.
Shqipëria ka nevojë ulëritëse më shumë se kurrë për shtet ligjor dhe drejtësi të vërtetë, jo për drejtësi selektive. Ka nevojë për institucione drejtësie të pavarura, jo për urdhra politikë të lëshuara nga Edi Rama, të diktuar nga Charles McGonigalët dhe të firmosura afërmendsh nga Altin Dumani.
E vërteta do të triumfojë shumë shpejt dhe çdo akt kriminal i këtij regjimi do të ketë emra, përgjegjësi dhe dënim ligjor, ashtu siç e meriton një Republikë e vërtetë demokratike dhe një shtet i së drejtës, që aspiron të anëtarësohet në familjen europiane.

Previous Post

Bashkia e Tiranës gati për zgjedhje të reja/ Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg kryebashkiakun Erion Veliaj

Next Post

Tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara, Prokuroria Fier sekuestron 276 hektarë

Next Post
Tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara, Prokuroria Fier sekuestron 276 hektarë

Tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara, Prokuroria Fier sekuestron 276 hektarë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ismajli mbetet në elitën e Italisë, nënshkruan kontratë 2 vjeçare me Torinon

Ismajli mbetet në elitën e Italisë, nënshkruan kontratë 2 vjeçare me Torinon

July 8, 2025
Raporti për Shqipërinë, Marta Kos në PE: SPAK duhet të ruhet plotësisht, është institucioni më i besuar në vend! Negociatat po ecin me ritëm të paparë

Raporti për Shqipërinë, Marta Kos në PE: SPAK duhet të ruhet plotësisht, është institucioni më i besuar në vend! Negociatat po ecin me ritëm të paparë

July 8, 2025
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

July 8, 2025
BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni

July 8, 2025
Ismajli mbetet në elitën e Italisë, nënshkruan kontratë 2 vjeçare me Torinon
AKTUALITET

Ismajli mbetet në elitën e Italisë, nënshkruan kontratë 2 vjeçare me Torinon

by Editor
July 8, 2025
0

Ardian Ismajli mbetet në Serie A. Pasi mbylli eksperiencën me Empolin, gjigandi i mbrojtjes së Kombëtares shqiptare ka hedhur firmën...

Read moreDetails
Raporti për Shqipërinë, Marta Kos në PE: SPAK duhet të ruhet plotësisht, është institucioni më i besuar në vend! Negociatat po ecin me ritëm të paparë

Raporti për Shqipërinë, Marta Kos në PE: SPAK duhet të ruhet plotësisht, është institucioni më i besuar në vend! Negociatat po ecin me ritëm të paparë

July 8, 2025
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

July 8, 2025
BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni

July 8, 2025
KE publikon raportin vjetor “Sundimi i Ligjit”, kritika për komisionin antikorrupsion të Xhafajt

KE publikon raportin vjetor “Sundimi i Ligjit”, kritika për komisionin antikorrupsion të Xhafajt

July 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ismajli mbetet në elitën e Italisë, nënshkruan kontratë 2 vjeçare me Torinon

Ismajli mbetet në elitën e Italisë, nënshkruan kontratë 2 vjeçare me Torinon

July 8, 2025
Raporti për Shqipërinë, Marta Kos në PE: SPAK duhet të ruhet plotësisht, është institucioni më i besuar në vend! Negociatat po ecin me ritëm të paparë

Raporti për Shqipërinë, Marta Kos në PE: SPAK duhet të ruhet plotësisht, është institucioni më i besuar në vend! Negociatat po ecin me ritëm të paparë

July 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al