Wednesday, October 22, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kërkojmë hetim ndërkombëtar!” Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalny-t në Rusi

Editor by Editor
July 7, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Kërkojmë hetim ndërkombëtar!” Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalny-t në Rusi
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka bërë një deklaratë sot ku tha se për rastin e kreut të PL-së Ilir Meta, kërkojnë ndërhyrje urgjente të Gjykatës Kushtetuese, për të konstatuar shkeljet flagrante të të drejtave themelore të qytetarit dhe për të rikthyer ligjshmërinë në vend duke i dhënë fund masës, sipas tyre absurde, kriminale dhe politike të arrestit me burg.

Ai shtoi se kërkojnë një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi mënyrën kriminale, siç e konsideron ai, të arrestimit dhe përgjegjësit e këtij “rrëmbimi politik”. Blushi gjithashtu kërkoi reagim të menjëhershëm të institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Evropian, për këtë precedent, sipas tij, për demokracinë në Shqipëri.

Ai u shpreh se nuk do të heshtin dhe se kjo është një betejë për demokracinë, për dinjitetin njerëzor, për lirinë e të gjithë shqiptarëve dhe për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Blushi tha se m mënyra se si u ekzekutua ky operacion për arrestimin e Metës ka kaluar çdo kufi të imagjinueshëm. Sipas tij, as regjimet autoritare nuk i kanë lejuar vetes akte të tilla.

“As regjimi i Vladimir Putinit nuk e ka arrestuar Aleksei Navalnyn në këtë mënyrë, në mënyrë kaq brutale, barbare dhe të poshtër”, tha Blushi.

FAJLA E TEDI BLUSHIT:

Partia e Lirisë dënon me vendosmërinë më të madhe aktin terrorist shtetëror politik të Narkoqeverisë, që keqpërdor institucionet e drejtësisë si armë kundër kundërshtarëve të saj politike, duke vijuar të mbajë në izolim ekstrem, pa fakte dhe pa prova penale, me masa represive që shtohen çdo ditë, liderin e saj, Presidentin Ilir Meta. Sot, në Shqipëri, vend kandidat për anëtarësim në familjen europiane, nën sytë e BE-së dhe me heshtjen e turpshme të një pjese të drejtësisë, po përsëritet një skenar i egër kundër opozitës, që synon të instalojë një autokraci funksionale. Procesi kriminal fund e krye farsë ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë u vulosën që me rrëmbimin e tij kriminal, më 21 tetor 2024, në mes të ditës, nga forca paramilitare të maskuara dhe të armatosura rëndë, pa asnjë identifikim ligjor apo vendim gjykate, që nuk treguan asnjë urdhër-arresti.

Ky nuk ishte një arrestim – ky ishte një rrëmbim i pastër politik dhe i paprecedent në një vend që pretendon të jetë demokraci dhe kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Trajtimi i ish-Presidentit të Republikës, i tërhequr zvarrë, i dhunuar përpara publikut dhe i mbajtur në kushte degraduese, përfaqëson një nga shkeljet më flagrante të dinjitetit njerëzor dhe të parimeve themelore të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Nuk ekziston më asnjë dyshim: rrëmbimi kriminal i Ilir Metës është i motivuar politikisht, i orkestruar në mënyrë kriminale nga një regjim që po përpiqet të eliminojë opozitën dhe t’i mbyllë gojën çdo zëri kritik përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 dhe pas tyre.

Për fat të keq, mënyra se si u ekzekutua ky operacion ka kaluar çdo kufi të imagjinueshëm. As regjimet autoritare nuk i kanë lejuar vetes akte të tilla. As regjimi i Vladimir Putinit nuk e ka arrestuar Aleksei Navalnyn në këtë mënyrë, në mënyrë kaq brutale, barbare dhe të poshtër. Përkundrazi, siç mund ta konstatoni lehtësisht regjimi autoritar i Putinit u kujdes në dukje të arrestonte Navalnyn me forca të rregullta policie, të identifikuara, që i paraqitën atij një urdhër-ndalimi, i lejuan të drejtën të prononcohej edhe për mediat e të takonte bashkëshorten e tij, u shoqërua pa dhunë, pa u tërhequr zvarrë, pra formalisht me procedura të rregullta.

Ndryshe nga rasti Navalny, autoritetet shqiptare nuk kanë bërë asnjë përpjekje formale për të justifikuar masat ekstreme të përdorura, nuk kanë vërtetuar asnjë rrezik të pretenduar nga z. Meta, nuk kanë respektuar as të drejtat procedurale minimale, nuk kanë komunikuar vendim gjykate, nuk kanë dhënë asnjë sqarim ligjor, nuk i kanë dhënë të drejtën të kontaktojë avokatin. Çdo element i këtij “operacioni” është shkelje e hapur e nenit 25 të Kushtetutës dhe nenit 3 dhe 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ndërkohë për çështjen Navalnyy etj. kundër Rusisë, GJEDNJ u shpreh: “…se Gjykatat vendase nuk kishin bërë asnjë përpjekje, për të verifikuar masën e rrezikut, që përbënin aplikuesit, nëse ishte e nevojshme, për t’i ndaluar ata; Edhe nëse prezumohet, që aplikuesit nuk i ishin bindur urdhrit për ndalim, nuk kishte arsye për t’i arrestuar ata. Masat shtrënguese të marra kishin një potencial serioz, për të penguar mbështetësit opozitarë, në marrjen pjesë, në përgjithësi, në debatin e hapur politik.

Efekti pengues i këtyre sanksioneve ishte fuqizuar më tej, nga fakti që ato kishin, si objektiv figura të njohura publike, heqja e lirisë së të cilëve, kishte tërhequr vëmendje të gjerë të mediave. Kështu, ndërhyrja nuk ishte e nevojshme, në një shoqëri demokratike. Ka shkelje të nenit 5 të KEDNJ, edhe në lidhje me shoqërimin e panevojshëm, në rajonin e policisë dhe mungesën e shkaqeve, për ndalimin e tyre”. Imagjinoni se çfarë damke të zezë do t’i vendosë Shqipërisë, Gjykata e Strasburgut lidhur me rrëmbimin terrorist dhe trajtimin çnjerëzor që Narkopolicia e Edi Ramës i bëri Presidentit të Partisë së Lirisë. Skandaloz dhe kriminal është gjithashtu fakti se asnjë masë, qoftë edhe më miminale disiplinore nuk u ndërmorr ndaj kapuçonëve maskëzinj që rrëmbyen Presidentin e Partisë së Lirisë, të cilët përkundrazi u graduan siç ishte rasti i Vilson Balës, që u “gradua” drejtor i Policisë së Durrësit.

Më kriminale është edhe fakti që drejtësia me regji nuk nisi asnjë hetim për rrëmbimin e Presidentit Meta edhe pse Narkodrejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka mashtruar publikisht duke pretenduar se Presidentit të Partisë së Lirisë në momentin e ndalimit iu komunikua urdhër-arresti, ç’ka është fund e krye një mashtrim dhe falsifikim, sepse kjo ka ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Tiranës disa orë pasi rrëmbimi i Z. Meta ishte bërë fakt. SPAK dhe afërmendsh gjykatat e kapura dhe të vendosura nën shantazhin e përgjimeve nga Altin Dumani, mbyllën sytë dhe askush sot nuk mban përgjegjësi ligjore për këtë akt kaq të rëndë. Pra rrëmbimi kriminal, hetimi kriminal dhe izolimi kriminal i Presidentit Meta nuk është asgjë tjetër veçse një akt terrori shtetëror politik i një qeverie të kapur, që përdor institucionet e drejtësisë si armë kundër kundërshtarëve të saj, si përpjekje për ta. Është një përpjekje e dëshpëruar për të imponuar heshtjen përmes frikës. Është një sinjal i qartë se pushteti në Shqipëri ka kaluar nga demokracia formale në autokraci funksionale. Urdhri për arrestimin e Ilir Metës nuk ka.

Partia e Lirisë kërkon me vendosmëri:

Ndërhyrje urgjente të Gjykatës Kushtetuese, për të konstatuar shkeljet flagrante të të drejtave themelore të qytetarit Ilir Meta dhe për të rikthyer ligjshmërinë në vend duke i dhënë fund masës absurde, kriminale dhe politike të arrestit me burg për Presidentin e Partisë së Lirisë;

Një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi mënyrën kriminale të arrestimit dhe përgjegjësit e këtij rrëmbimi politik;

Reagim të menjëhershëm të institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Evropian, për këtë precedent të rrezikshëm për demokracinë në Shqipëri.

Ne nuk do të heshtim. Ne nuk do të frikësohemi. Ne nuk do të ndalemi.

Kjo është një betejë për demokracinë, për dinjitetin njerëzor, për lirinë e të gjithë shqiptarëve dhe për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe në emër të tyre ne do vijojmë të çmontojmë të gjitha akuzat politike të këtij procesi kriminal dhe politik, në Tiranë dhe në Strasburg.

Previous Post

Tha se ishte kushërirë me deputeten e PD-së, gjyqtares Elsa Ulliri i rrëzohet kërkesa për dorëheqje nga dosja “Partizani”

Next Post

Pak orë pasi u shkarkua nga Vladimir Putin, ministri rus i Transportit gjendet i vdekur në makinën e tij

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Vrasja e dyfishtë: Publikohet dëshmia e plotë e camerierit, i cili tha se 'nuk kishte kafe në këtë orë' dhe përshkruan ndërhyrjen e Florit për ta mbështetur.”

“Vrasja e dyfishtë: Publikohet dëshmia e plotë e camerierit, i cili tha se ‘nuk kishte kafe në këtë orë’ dhe përshkruan ndërhyrjen e Florit për ta mbështetur.”

October 22, 2025
Mandati i Dumanit po përfundon, KLP shpall garën për liderin e ri të SPAK-ut.

Dokumente të falsifikuara për SHBA dhe Kanada, për një vlerë prej 45 mijë €, SPAK ndjek penalisht 5 anëtarë të një grupi kriminal.

October 22, 2025
Makina godet çiftin e bashkëshortëve në rrugën Korçë-Pogradec

Makina godet çiftin e bashkëshortëve në rrugën Korçë-Pogradec

October 22, 2025
I diagnostikuar me leuçemi, trajneri kampion i Suedisë, Torstensson: Kam forcuar veten duke kuptuar rëndësinë e jetës.

KRYESORE

“Vrasja e dyfishtë: Publikohet dëshmia e plotë e camerierit, i cili tha se ‘nuk kishte kafe në këtë orë’ dhe përshkruan ndërhyrjen e Florit për ta mbështetur.”

by timoni.al
October 22, 2025
0

Është zbardhur dëshmia e kamerierit Alteo Pepa, për ngjarjen e vrasjes së dyfishtë në Manëz të Durrësit, e ndodhur në...

Read moreDetails
Mandati i Dumanit po përfundon, KLP shpall garën për liderin e ri të SPAK-ut.

Dokumente të falsifikuara për SHBA dhe Kanada, për një vlerë prej 45 mijë €, SPAK ndjek penalisht 5 anëtarë të një grupi kriminal.

October 22, 2025
Makina godet çiftin e bashkëshortëve në rrugën Korçë-Pogradec

Makina godet çiftin e bashkëshortëve në rrugën Korçë-Pogradec

October 22, 2025
I diagnostikuar me leuçemi, trajneri kampion i Suedisë, Torstensson: Kam forcuar veten duke kuptuar rëndësinë e jetës.

I diagnostikuar me leuçemi, trajneri kampion i Suedisë, Torstensson: Kam forcuar veten duke kuptuar rëndësinë e jetës.

October 22, 2025
Arrestohet Ismet Gaxherri, i cili lëvizte me pistoletë në Tiranë dhe ishte i përfshirë në vrasjen e Enton Nikajt.

Arrestohet Ismet Gaxherri, i cili lëvizte me pistoletë në Tiranë dhe ishte i përfshirë në vrasjen e Enton Nikajt.

October 22, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Vrasja e dyfishtë: Publikohet dëshmia e plotë e camerierit, i cili tha se 'nuk kishte kafe në këtë orë' dhe përshkruan ndërhyrjen e Florit për ta mbështetur.”

“Vrasja e dyfishtë: Publikohet dëshmia e plotë e camerierit, i cili tha se ‘nuk kishte kafe në këtë orë’ dhe përshkruan ndërhyrjen e Florit për ta mbështetur.”

October 22, 2025
Mandati i Dumanit po përfundon, KLP shpall garën për liderin e ri të SPAK-ut.

Dokumente të falsifikuara për SHBA dhe Kanada, për një vlerë prej 45 mijë €, SPAK ndjek penalisht 5 anëtarë të një grupi kriminal.

October 22, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al