Monday, July 7, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Reduktimi i ndihmave/ Analiza: A po heqë dorë SHBA nga Ukraina?

Editor by Editor
July 7, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, OP-ED, Vendi
0
Reduktimi i ndihmave/ Analiza: A po heqë dorë SHBA nga Ukraina?
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA– Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka konfirmuar se Ukraina  duhet të presë një ndalim të të gjitha dërgesave të armëve  amerikane – përfshirë ato të premtuara nga ish-Presidenti Joe Biden. “Nuk mund të jap detaje se cilat dërgesa armësh janë pezulluar”, tha zëdhënësi i Pentagonit Sean Parnell, por shtoi: “Për katër vjet nën administratën e Biden, ne dhamë armë dhe municione pa marrë parasysh se sa kemi ende vetë”.

Një rishikim gjithëpërfshirës është duke u bërë tani. Parimi është: “Amerika e para”,  tha zëdhënësi i Pentagonit. Sipas tij, presidenti Trump  u zgjodh “për të vënë Amerikën të parën”.

Ndërprerja e ndihmave ushtarake?

Vetë Donald Trump foli për një takim “shumë të mirë” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin e NATO-s në Hagë javën e kaluar. Megjithatë, në lidhje me raketat kundërajrore “Patriot”, për të cilat Ukraina ka nevojë urgjente, Trump theksoi: “Ato janë shumë të vështira për t’u siguruar. Edhe ne kemi nevojë për to.”Sistemet “Patriot” janë veçanërisht të rëndësishme për Ukrainën për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore ruse

A do të thotë kjo se ndihma amerikane për Ukrainën po merr fund? Max Bergmann, ekspert për Evropën në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington, thotë: Po, ekziston një rrezik i tillë.

Ukraina nuk ka më prioritet për SHBA-në

“Është e qartë se administrata e presidentit Trump nuk do të kërkojë asnjë ndihmë të re nga Kongresi. Ukraina nuk është më prioritet i kësaj administrate“, tha politologu. E vetmja pyetje që mbetet është se kur do të skadojë ndihma e miratuar nga administrata e Biden – dhe nëse SHBA-ja do të vazhdojë të ndajë informacione sekrete me Ukrainën.

“Administrata Trump nuk ka interes të përfshihet shumë thellë në këtë luftë”, thotë Bergmann. Trump u përpoq të fillojë negociatat e paqes, por kjo nuk ka pasur shumë efekt deri tani.

“Ne kemi një president që nuk dëshiron marrëdhënie armiqësore me Rusinë, që nuk e sheh Rusinë ashtu siç e shohin partnerët evropianë të NATO-s, por që dëshiron një marrëdhënie të mirë me Rusinë”, thotë ai.

Reduktimi i ndihmave

Për Ukrainën është i hidhur fundi i parashikueshëm i ndihmës amerikane me armë. Por e hidhur është edhe ulja drastike e ndihmës amerikane për zhvillim. Që nga pushtimi rus në shkurt 2022, Ukraina ka qenë përfituesja më e madhe e fondeve nga agjencia e ndihmës për zhvillim USAID.

Nga kjo ndihmë janë financuar edhe pagat e punonjësve të shpëtimit dhe mësuesve ukrainas. Është mbështetur edhe puna e medias lokale ukrainase si dhe pastrimi i minave në zonat e rimarra nga Rusia.

Administrata Trump ka mbyllur agjencinë e ndihmës për zhvillim dhe vetëm mjetet e mbetura janë tani nën mbikëqyrjen e Departamentit të Shtetit. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ndihma për zhvillim e SHBA-së për Ukrainën arriti në pak më pak se 4.3 miliardë dollarë dhjetorin e kaluar. Ndërsa deri në mars ajo u zvogëlua në më pak se 1.3 miliardë dollarë. Trendi i zvogëlimit po vazhdon.

A mund të mbyllet hendeku?

Pyetja mbetet nëse Evropa mund t’i mbyllë të gjitha këto hendeqe – ose, siç e thotë shkencëtari politik Bergmann:“A do të jetë Gjermania në gjendje të mbulojë kostot?” Përgjigja e shumicës së ekspertëve – të paktën në afat të shkurtër dhe të mesëm – shumë vështirë!/ DW

Previous Post

Mbyllja e procesit të rinumërimt, KAS mblidhet sot për të vendosur për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Next Post

Formula 1/ Fitorja në Silverstone ‘lahet me gjak’, Lando Norris dëmtohet gjatë festës…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

July 7, 2025
Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

Deklaratat e Ramës për ndërtimet pa leje në Theth, Prokuroria e Shkodrës: Çdo vendim merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

AKTUALITET

Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

by Editor
July 7, 2025
0

ZVICRA- Reperi Noizy është arrestuar në Zvicër pasi kishte zbritur në aeroportin e Zyrihut me qëllimin për të performuar në një...

Read moreDetails
Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

July 7, 2025
Deklaratat e Ramës për ndërtimet pa leje në Theth, Prokuroria e Shkodrës: Çdo vendim merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike

Deklaratat e Ramës për ndërtimet pa leje në Theth, Prokuroria e Shkodrës: Çdo vendim merret mbi bazën e fakteve e provave dhe jashtë ndikimeve politike

July 7, 2025
Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

July 7, 2025
“Nuk do të ketë asnjë përjashtim”, Trump kërcënon me tarifa shtesë prej 10% për vendet që mbështesin BRICS-in

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

July 7, 2025
Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

July 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al