Monday, July 7, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus, aeroportet e mëdha kufizojnë aktivitetet

Editor by Editor
July 7, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus, aeroportet e mëdha kufizojnë aktivitetet
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

RUSIA- Sulmet e Ukrainës me dronë shkaktuan kaos të madh në trafikun ajror të Rusisë në fundjavë. Aeroportet më të mëdha që i shërbejnë Moskës dhe Shën Petersburgut, ishin mes atyre që u detyruan t’i kufizojnë aktivitetet gjatë ditës së diel. Ministria e Transportit e Rusisë njoftoi se deri në orën 18:00 – sipas kohës lokale – ishin anuluar rreth 400 fluturime, për shkak të masave të sigurisë ajrore. Pasagjerëve iu rekomandua të udhëtojnë me tren si alternativë.

“Deri në orën 6 të mbrëmjes – sipas kohës së Moskës – 171 fluturime u anuluan në Aeroportin Sheremetyevo. Pesëdhjetë e gjashtë fluturime u shtynë për më shumë se dy orë”, bëri të ditur ministria.

Në Aeroportin Pulkovo në Shën Petersburg – qytetin e dytë më të madh të Rusisë – u bë e ditur për anulimin e 90 fluturimeve dhe shtyrjen e 37 të tjerave për së paku dy orë.

“Duhet theksuar se ekziston lidhja hekurudhore mes Shën Petersburgut dhe Moskës. Biletat janë të disponueshme në të dyja drejtimet – si për trenat e distancave të gjata, ashtu edhe për trenat me shpejtësi të lartë”, tha ministria.

Sipas njoftimit të saj, fluturime u anuluan edhe në aeroportet në Ivanovo, Kalluga, Kirov, Pskov dhe Tambov. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se gjashtë dronë ukrainas u rrëzuan ndërsa po i afroheshin kryeqytetit, por ai nuk dha detaje për dëmet e mundshme. Guvernatori i rajonit të Bellgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha se dronët ukrainas plagosën dy civilë pranë zonës kufitare.

Sulmet e Ukrainës pasuan disa bombardime të mëdha të forcave ruse në Kiev, ku u vranë së paku dy persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Autoritetet ukrainase thanë më 6 korrik se pesë persona u vranë si pasojë e bombardimeve ruse në disa vendbanime në rajonin e Donjeckut. Moska mohon se sulmon zonat civile, pavarësisht provave të shumta për sulme të tilla që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Në fundjavë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mirëpriti marrëveshjet e reja me aleatët që, siç tha, do t’i sigurojnë “qindra mijëra” dronë të rinj në luftën kundër Rusisë. Ai tha se Kievi po “përgatit hapa të rinj, që do ta bëjnë Rusinë ta ndiejë vërtet koston e kësaj lufte”.

Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht partnerëve perëndimorë që t’i dërgojnë më shumë armë dhe ta rrisin presionin mbi Rusinë përmes sanksioneve shtesë financiare. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha më 4 korrik se homologu i tij rus, Vladimir Putin, e kupton se mund të përballet me sanksione të reja, derisa Moska vazhdon t’i refuzojë përpjekjet e Uashingtonit për armëpushim në Ukrainë.

“Ne flasim shumë për sanksione dhe ai e kupton se ato mund të vijnë”, tha Trump.

“Ai do të shkojë deri në fund, thjesht të vazhdojë të vrasë njerëz. Kjo nuk është mirë”, tha ai, duke shtuar se është “shumë i pakënaqur” me udhëheqësin e Kremlinit.

Trump përsëriti më 6 korrik se ishte “i zhgënjyer” nga biseda telefonike me Putinin, e zhvilluar më 3 korrik. Shumë vëzhgues thonë se Putin nuk nxiton të dakordohet për një marrëveshje armëpushimi, pasi ai beson se është duke e fituar luftën në Ukrainë. Megjithatë, Rusia ka pësuar humbje të mëdha në forca, ndërsa ekonomia e saj ka marrë një goditje të madhe për shkak të shpenzimeve në rritje për mbrojtjen./ REL

Previous Post

Rama viziton nesër Vlorën/ Aksion për zbatimin e porosive të tij, punonjësit e bashkisë në terren për pastrimin e qytetit 

Next Post

Përmbytjet në Teksas, numri i viktimave rritet në 82, dhjetëra të tjerë të zhdukur! Paralajmërime për reshje shiu edhe në orët e ardhshme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Trump premtoi se do të publikonte dosjet e lidhura me skandalin, Departamenti i Drejtësisë në SHBA: Nuk është gjetur asnjë listë klientësh, Jeffrey Epstein kreu vetëvrasje

Kishte planifikuar vrasjen e Albin Kurtit/ Zbulohet pronari i kabinave në Theth që u bënë mollë sherri mes Ramës dhe prokurorisë, Prekë Kodra në kërkim nga SPAK

“Unë u shpalla armik i PS”, Malltezi: Asnjë krimineli nuk i kanë caktuar masë arresti dhe sekuestro të pasurive e llogarive bankare në të njëjtën ditë

Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

AKTUALITET

by Editor
July 7, 2025
0

SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe FBI-ja kanë arritur në përfundimin se Jeffrey Epstein nuk kishte një të ashtuquajtur listë klientësh...

Read moreDetails
Kishte planifikuar vrasjen e Albin Kurtit/ Zbulohet pronari i kabinave në Theth që u bënë mollë sherri mes Ramës dhe prokurorisë, Prekë Kodra në kërkim nga SPAK

Kishte planifikuar vrasjen e Albin Kurtit/ Zbulohet pronari i kabinave në Theth që u bënë mollë sherri mes Ramës dhe prokurorisë, Prekë Kodra në kërkim nga SPAK

July 7, 2025
“Unë u shpalla armik i PS”, Malltezi: Asnjë krimineli nuk i kanë caktuar masë arresti dhe sekuestro të pasurive e llogarive bankare në të njëjtën ditë

“Unë u shpalla armik i PS”, Malltezi: Asnjë krimineli nuk i kanë caktuar masë arresti dhe sekuestro të pasurive e llogarive bankare në të njëjtën ditë

July 7, 2025
Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet në Zvicër reperi Noizy

July 7, 2025
Prishet ndërtimi pa leje, Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që “plagosi” Thethin do i marrë shteti, me “Gjelin” e prokurorisë po merret ministria e Drejtësisë

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Trump premtoi se do të publikonte dosjet e lidhura me skandalin, Departamenti i Drejtësisë në SHBA: Nuk është gjetur asnjë listë klientësh, Jeffrey Epstein kreu vetëvrasje

Trump premtoi se do të publikonte dosjet e lidhura me skandalin, Departamenti i Drejtësisë në SHBA: Nuk është gjetur asnjë listë klientësh, Jeffrey Epstein kreu vetëvrasje

July 7, 2025
Kishte planifikuar vrasjen e Albin Kurtit/ Zbulohet pronari i kabinave në Theth që u bënë mollë sherri mes Ramës dhe prokurorisë, Prekë Kodra në kërkim nga SPAK

Kishte planifikuar vrasjen e Albin Kurtit/ Zbulohet pronari i kabinave në Theth që u bënë mollë sherri mes Ramës dhe prokurorisë, Prekë Kodra në kërkim nga SPAK

July 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al