Monday, December 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Punësime masive në administratën e Maqedonisë së Veriut përpara zgjedhjeve, “punëdhënësi” më i madh parlamenti

Editor by Editor
July 6, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Punësime masive në administratën e Maqedonisë së Veriut përpara zgjedhjeve, “punëdhënësi” më i madh parlamenti
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHKUP- Dhjetëra njoftime për qindra vende të reja pune – nga niveli lokal deri tek ai qendror i pushtetit – u publikuan gjatë qershorit në Maqedoninë e Veriut.

Marrë parasysh paralajmërimet se zgjedhjet lokale do të shpallen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, atëherë ka edhe një muaj kohë për t’i plotësuar vendet e punës, të shpallura deri tani në administratën publike.

Nga të gjitha konkurset në këtë periudhë, punëdhënësi më i madh duket se është Parlamenti, i cili do të punësojë 49 zyrtarë shtetërorë, ndërsa afati për aplikim ishte deri më 27 qershor, 2025.

Parlamenti kërkon shefin e Departamentit për mbështetje të punës së kryetarit të Parlamentit dhe bashkëpunimit me institucionet e tjera, bashkëpunëtor të ri për ndihmë profesionale në përgatitjen e teksteve të projektligjeve, bashkëpunëtor të ri për botimin e ligjeve në Gazetën Zyrtare, bashkëpunëtor për informimin e publikut në gjuhën shqipe, bashkëpunëtor të ri për mediat sociale…

Nga Parlamenti i thanë Radios Evropa e Lirë se njoftimi për punësime të reja u bë sipas planit vjetor të punësimit për vitin 2025 – i miratuar më parë, me propozim të Këshillit për Shërbimin Parlamentar.

“Aktivitetet e planifikuara të zhvillimit në periudhën e ardhshme kanë të bëjnë me plotësimin e njësive organizative me staf, efikasiteti i të cilave kushtëzohet nga numri dhe kompetenca e punonjësve. Një nga qëllimet e Planit Strategjik të Parlamentit është shërbimi efikas, ku prioritete janë politika e plotësimit dhe mbajtjes së stafit, si dhe zhvillimi profesional i punonjësve dhe mësimi i vazhdueshëm”, thuhet në përgjigjen e Parlamentit maqedonas për Radion Evropa e Lirë.

Shpalljet për punësimin e 15 zyrtarëve në fusha të ndryshme brenda Ministrisë së Mbrojtjes ishin të hapura deri më 1 korrik. Kjo ministri, e drejtuar nga Vllado Misajllovski, është në kërkim të këshilltarëve në fusha të ndryshme. Nga ky institucion thonë se rekrutimi kryhet bazuar në planet vjetore të punësimit dhe rrjedh ekskluzivisht nga nevojat e mbrojtjes.

“Ky është një proces i rregullt që kryhet çdo vit, në përputhje me nevojat e njësive organizative dhe daljen në pension të punonjësve të mbrojtjes”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes në Shkup.

“Edhe në këtë rast bëhet fjalë për plotësimin e vendeve të lira në ministri, si dhe për përmbushjen e nevojave për ruajtjen dhe zhvillimin e gatishmërisë luftarake të ushtrisë”, thuhet po ashtu në përgjigje.

Aty mohohet çdo lidhje mes punësimit dhe procesit të zgjedhjeve. Theksohet se i vetmi parakusht për punësim, është ekspertiza dhe kompetenca e kandidatit.

Njoftimi për punë në Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore, që po kërkon 11 punonjës shtetërorë, ishte po ashtu i hapur deri në fund të muajit të kaluar.

Punonjësit e rinj aty do të marrin paga më të larta, mbi 45.000 denarë (rreth 730 euro), krahasuar me Parlamentin dhe Ministrinë e Mbrojtjes, ku pagat arrijnë deri në 35.000 denarë (rreth 560 euro).

Drejtori Koce Trajanovski po kërkon bashkëpunëtor të ri për pagesat ndërkombëtare dhe monitorimin e marrëveshjeve me institucionet financiare ndërkombëtare, këshilltar për përgatitjen administrative të projekteve dhe asistent të shefit të Departamentit për mirëmbajtjen rrugore dhe mbledhjen e taksave.

Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për konkurset e punësimit.

Në mesin e institucioneve të tjera, Ministria e Financave kërkon 15 punonjës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave kërkon 9 punonjës, dhe Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë kërkon një këshilltar për çështje ligjore dhe normative.

Në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës kërkohen 14 zyrtarë, ndërsa në nivelin lokal, Bashkia e Çairit kërkon disa zyrtarë.

Neda Maleska – Saçmaroska, nga organizata joqeveritare Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve, thotë se nga analizat dhe përvojat e mëparshme, shihet se kjo praktikë e punësimit gjatë periudhave zgjedhore vazhdon edhe sot.

“Praktika përsëritet çdo herë. Ndoshta është pjesë e taktikës së partive politike. Ndoshta vërtet i kanë planifikuar këto vende pune, por koha kur shpallen njoftimet, është me siguri e qëllimshme dhe aspak e rastësishme”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, problemi qëndron te fakti se Ministria e Administratës Publike ende nuk e ka publikuar raportin për numrin e të punësuarve dhe në cilat institucione në sektorin publik – gjë që ka qenë një praktikë standarde që nga viti 2015, e prezantuar nën presionin e Komisionit Evropian.

“Ministria e Administratës Publike duhej ta publikonte atë në mars për vitin paraprak. Kjo do të na ofronte tregues krahasues, për të vlerësuar se si është situata”, thotë Maleska – Saçmaroska.

Akuzat për anshmëri partiake të institucioneve bëri së voni udhëheqësi i opozitës, përkatësisht i Lidhjes Socialdemokrate, Venko Filipçe.

Me rastin e njëvjetorit të pushtetit aktual, ai tha se administrata është shndërruar në dorë të zgjatur të qendrave partiake të VMRO-DPMNE-së në pushtet, Vlen-it dhe ZNAM-it.

“Ata premtuan rend dhe racionalizëm në administratë. Premtuan një sistem meritor. Çfarë morëm? Ministri të reja, mijëra vende të reja pune partiake, lista punësimesh… Përkatësia partiake e institucioneve është bërë zyrtare, ndërsa libreza partiake është kualifikimi kryesor për të punuar në shtet”, tha Filipçe.

“Zyrtarët e tyre”, sipas tij, “e thonë hapur se punësimi në spitale dhe kudo tjetër bazohet vetëm në meritat në parti, dhe këtë e thonë me krenari, pa turp, sikur të ishte normale”.

Gjatë qeverisjes së koalicionit të udhëhequr nga partia e Filipçes dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kishte shumë afera dhe skandale në lidhje me punësimin e kuadrove partiake.

Punësimi parazgjedhor në sektorin publik në Maqedoni të Veriut është një dukuri e rregullt, që kritikohet shpesh edhe në raportet e Komisionit Evropian.

Zgjedhjet lokale në këtë vend janë planifikuar të mbahen në mes të tetorit, që do të thotë se njoftimet për vende të lira të punës në administratën publike mund të publikohen edhe për rreth një muaj tjetër./REL

Previous Post

Pas shkarkimit të Fashos, emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës! Lorent Nake rikthehet në detyrë

Next Post

Gyokeres te Arsenali, në tavolinë – 80 milionë!

Next Post
Gyokeres te Arsenali, në tavolinë – 80 milionë!

Gyokeres te Arsenali, në tavolinë - 80 milionë!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?
Lajmi Fundit

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

by timoni.al
December 15, 2025
0

Gratë po e mbrojnë Catherine Zeta-Jones pas kritikave për pamjen e saj gjatë një eventi të fundit në Los Anxhelos....

Read moreDetails
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

December 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al