Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur/ Prokuroria e Fierit: Babai pranoi se ka kryer marrëdhënie vetëm një herë me të bijën

Editor by Editor
July 4, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur/ Prokuroria e Fierit: Babai pranoi se ka kryer marrëdhënie vetëm një herë me të bijën
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

FIER- Prokuroria e Fierit ka ngritur akuzat për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” ndaj babait, Zamir Meta, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare. Sipas Prokurorisë Fier, Zamir Meta ka pranuar para grupit hetimor se ka kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur.

Ndërkohë e mitura ka deklaruar se babai ka kryer marrëdhënie seksuale me të që kur ajo ishte 5-vjeçe. Ngjarja  u zbulua pas largimit nga shtëpia të 12-vjeçares, e cila kishte gjetur strehim në banesën e shtetasit me iniciale B.B. Vetë Zamir Meta, denoncoi në polici zhdukjen e së bijës, që u gjet në shtëpinë e fqinjit.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.927, datë 01.07.2025 në ngarkim të personit nën hetim Z.M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” të parashikuara nga nenet 100 prg. 2 dhe 106 të K.Penal, mbi bazën e kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Fier nga viktima e mitur P.M.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se, personi nën hetim Z.M., është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur P.M, e vitlindjes 2013. Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B. Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se, shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim Z.M., i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Personi nën hetim Z.M. ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur. 

Pas regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, në datë 01.07.2025 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj personit nën hetim Z.M masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr.62-205-3964, ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke caktuar ndaj personit nën hetim Z.M. masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

Previous Post

Berisha publikon videot skandaloze të farsës elektorale nga Kruja: Shihni se si u votua, ndërkohë që policia patronazhiste i kontrollonte me kamera mbi kokë

Next Post

EMRI/ Aksidenti në aksin Shkodër-Lezhë/ Humb jetën 37-vjeçari, plagosen gruaja dhe dy fëmijët e tij 

Next Post
EMRI/ Aksidenti në aksin Shkodër-Lezhë/ Humb jetën 37-vjeçari, plagosen gruaja dhe dy fëmijët e tij 

EMRI/ Aksidenti në aksin Shkodër-Lezhë/ Humb jetën 37-vjeçari, plagosen gruaja dhe dy fëmijët e tij 

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al