Një ngjarje e rëndë e dhunës në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, e përfshirë nga përdorimi i shkopinjve bejsbolli dhe të shtënave në ajër, ka sjellë në qendër të vëmendjes emrin e njohur në qarqet mediatike dhe operative, 28-vjeçarin Njulend Palaj, i njohur si Lendi Palaj.
Sipas burimeve të sigurta, Palaj, i cili u arrestua pas disa ditësh kërkimi nga Policia e Tiranës, akuzohet për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. Hetimet janë duke vazhduar edhe për lidhje të Palajt me organizimin e basteve të paligjshme në kryeqytet.
Megjithatë, burime të brendshme për portalin Timoni.al raportojnë se Palaj ka paguar 100 mijë euro ryshfet për prokurorin, duke u liruar brenda vetëm 30 minutash nga arrestimi. Kjo ka nxitur reagime të forta në publik dhe përbën një goditje të rëndë për besimin në sistemin e drejtësisë shqiptare. Lendi Palaj mbledh çdo muaj nga 1 milion euro nga bastet e paligjshme dhe e ruan veten duke lëvizur nëpër Tiranë me automjet të thjeshtë golf 6. Këtë gjë e ka si formë kamoflimi për mos të rënë në sy për aktivitetin e paligjshëm që administron së bashku me shefa komisariatesh të Tiranës dhe drejtor të policisë.
Ngjarja nisi pas një sherri të dhunshëm mes disa të rinjve, ku u përdorën armë dhe u dëmtuan persona, ndërsa një nga të përfshirët, 26-vjeçari G.K., tentoi të devijonte hetimet me dëshmi kontradiktore, duke fshehur praninë e Palajt në vendngjarje. Përplasjet e tij me të vërtetën ndihmuan zbulimin e rolit kryesor të Palajt në organizimin e sherrit.
Ky rast vë në pah problemet serioze të korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar në institucionet e drejtësisë shqiptare, duke nënvizuar nevojën urgjente për reforma dhe luftë të ashpër kundër korrupsionit në të gjitha nivelet.
Pas një sërë tolerimesh nga ana e autoriteteve, policia arreatoi Lendi Palajn që punon për çunat e Tom Doshit, i njohur si figura kryesore pas lokaleve të basteve “333” dhe “CR7”. Palaj u ndalua mbrëmjen e djeshme, në heshtje, pasi u përfshi në një konflikt me armë më 10 qershor në zonën e Ali Demit. Në njoftimin zyrtar, policia dha vetëm inicialet dhe gaboi vitin e ngjarjes, por burime të sigurta konfirmojnë se bëhet fjalë për Njulend Palajn, i quajtur ndryshe Lendi.
Rasti shihet si një provë serioze për sistemin e drejtësisë, përballë një strukture të fuqishme të basteve të paligjshme. Informacionet tregojnë se Palaj po përdor të gjitha kanalet për të dalë nga qelia, ndërsa drejtësia pritet të tregojë forcën e saj ndaj këtij rrjeti kriminal.
Palaj nuk figuron në QKB me kompani të regjistruara dhe në kronikat mediatike rezulton pothuajse i padukshëm, megjithatë konsiderohet “truri” i lokaleve ku lulëzojnë bastet sportive, pavarësisht ndalimit me ligj.
Hetimet zbulojnë se ngritja e tij nisi gjatë fushatës elektorale të vitit 2021, kur Palaj ishte aktiv në mbledhjen e votave në Ali Dem në favor të PSD-së së Tom Doshit. Pikërisht aty ndërtoi lidhje të forta me persona kyç të rrjeteve elektorale, të cilat më pas i shfrytëzoi për të organizuar aktivitetin e basteve në mënyrë të strukturuar.
Raportet theksojnë se njerëz pranë Tom Doshit dhe Çim Babasit e ndihmuan financiarisht dhe i garantuan mbrojtje, duke i hapur rrugën për të ndërtuar një rrjet prej 25 deri në 30 lokalesh në kryeqytet, raporton Pamfleti. Këto ambiente funksionojnë në pamje të parë si kafene ose pika lojërash, por në të vërtetë ofrojnë baste të paligjshme, me pagesa kesh apo në kriptovaluta, të mbrojtura nga VPN dhe platforma të centralizuara.
Lokalet nuk shfaqin tabela ose logo të basteve, por mjafton të kesh kontaktet e duhura për t’u përfshirë në sistem. Paralelisht, edhe SPAK dhe BKH kanë nisur hetime për të gjurmuar pasurinë e Tom Doshit, duke synuar të zbardhin rrjetin e plotë që qëndron pas Palajt. Ky pritet të jetë një nga provat më të rëndësishme për drejtësinë për të goditur një prej skemave më të sofistikuara të basteve në vend.
Në formë të organizuar, rrjeti numëron 25 deri në 30 lokale të shpërndara në kryeqytet, secili i pajisur me platforma online, VPN të centralizuara dhe mundësi pagese kesh ose kriptovalutë. Në pamje të jashtme duken si kafene krejt të zakonshme, ose të regjistruara si “Tobacco shop/gaming corner”, por realisht aty qarkullojne miliona para bastesh në të zezë. Burimet për “Timoni.al” thonë se aktualisht logo apo tabela “baste” s’do të gjeni, por mjafton të njohësh njeriun “e duhur” për t’u kyçur në sistem.
Sipas burimeve tona, ka një hetim paralel edhe nga SPAK dhe BKH, të cilët po gjurmojnë pasurinë e Tom Doshit, i cili hodhi miliona në zgjedhje. Duket se ky do të jetë testi i radhës i drejtësisë, për të shkuar tek ata që fshihen pas Palajt.