Thursday, December 18, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bypass-i i Vlorës i papërfunduar, duhen 13MLN € shtesë

Editor by Editor
July 2, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Bypass-i i Vlorës i papërfunduar, duhen 13MLN € shtesë
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dy ceremonive zyrtare dhe miliona eurove të shpenzuara shtesë, Bypass-i i Vlorës vazhdon të jetë një vepër e papërfunduar, pavarësisht se qeveria e ka shpallur për të dytën herë si të përmbyllur. E ndërtuar me bujë politike dhe e shoqëruar nga propagandë në rrjete sociale, rruga 29 kilometra e gjatë në jug të Shqipërisë nuk është as sot, në mes të sezonit turistik, e përfunduar në standarde.

Nga propaganda në realitetin e kantierit

Nëse keni kaluar këtë verë nga Bypass-i i Vlorës dhe jeni përballur me makineri, punëtorë dhe segmente të pasigurta, nuk është çudi: ky është realiteti që bie ndesh me deklaratat e ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku dhe vetë Kryeministrit Rama, të cilët e kanë shpallur investimin “të mbyllur” dhe “bukur e pastër”.

Në mars të këtij viti, Balluku e përfshiu bypass-in ndër arritjet madhore të mandatit të saj, ndërsa vetëm pak javë më vonë, në prag të zgjedhjeve, Rama shpërndau një video me pamje të përzgjedhura që përpiqej ta paraqiste rrugën si një “sukses të padiskutueshëm”. Por qytetarët komentuan të kundërtën.

“Ka ngel e çik fare aty ku lidhet fshati Kaninë me bajpasin! Aty ku protestohej nga banorët ka ngel e pak fare edhe pastaj mbaron”,  shkruante një qytetar në komentet e videos propagandistike.

E vërteta zyrtare: punimet nuk kanë përfunduar

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), në një përgjigje zyrtare, pranon se punimet nuk kanë përfunduar. Ndërkohë që rruga është e hapur për qarkullim, segmenti vazhdon të përjetojë ndërhyrje për:

  • Rehabilitimin e skarpatave,
  • Mbrojtjen nga rënia e gurëve,
  • Punime mjedisore të papërfunduara.

Sipas ARRSH-së, përfundimi i plotë i punimeve është shtyrë deri më 31 korrik 2025 – një afat i ri që bie ndesh me deklarimet e mëparshme të institucioneve, të cilat pretendonin mbylljen e projektit në mars të vitit 2024.

Arsyet e vonesës? Njohur dhe të përsëritura

ARRSH justifikon vonesat me:

  • Terrenin e vështirë dhe rrëshqitjet në disa zona,
  • Kërkesa të vazhdueshme të Bashkisë Vlorë dhe komuniteteve përreth për devijime të projektit,
  • Probleme me shpronësimet dhe rrjetet infrastrukturore (OSHEE, UKT, OST),
  • Punime të paparashikuara në zona si varrezat e Babicës.

Kostoja e projektit: 13 milionë euro më shumë

Nga një kosto fillestare prej 56 milionë euro, projekti ka arritur aktualisht në 69.2 milionë euro, pra një rritje prej 13 milionë eurosh. ARRSH nuk jep asnjë analizë të detajuar për justifikimin e kësaj shtese buxhetore, ndonëse kjo përbën një rritje domethënëse të shpenzimeve për një projekt të financuar në pjesën më të madhe nga fondet e Bashkimit Europian.

  • 56 milionë euro janë fonde të BE-së (20 mln grant + 36 mln kredi nga BEI dhe BERZH)
  • 13 milionë euro janë fonde të buxhetit të shtetit shqiptar

Me këto shifra, çdo kilometër i bypass-it ka kushtuar mbi 2.4 milionë euro, çka e bën një nga segmentet më të shtrenjta të ndërtuara në Shqipëri.

Propaganda më përpara se siguria

Bypass-i i Vlorës është një shembull tipik i përurimeve fasadë, të cilat nuk përputhen me realitetin në terren. Rruga është e qarkullueshme, por jo e përfunduar – mungojnë elementët e sigurisë, rehabilitimi nuk është mbyllur dhe institucionet e pranojnë që dorëzimi final do të ndodhë pas përfundimit të garancisë njëvjeçare.

Në këtë kontekst, deklaratat e ministres Belinda Balluku në prag zgjedhjesh se “vepra ka përfunduar”, janë gjysmë të vërteta, ndërsa shpenzimet shtesë dhe zvarritjet afatgjata ngrenë pikëpyetje të mëdha për eficiencën dhe transparencën e investimit publik.

Previous Post

Habit Musk me postimin e fundit! Tenton të ulë tensionet me Trump, vlerëson presidentin amerikan: Ai ka zgjidhur shumë konflikte serioze në të gjithë botën!

Next Post

Vengu i jep pa garë tenderin e sigurisë kombëtare bosit të trafikut

Next Post
Vengu i jep pa garë tenderin e sigurisë kombëtare bosit të trafikut

Vengu i jep pa garë tenderin e sigurisë kombëtare bosit të trafikut

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Real Madrid avancion në Kupën e Mbretit përballë sfidave, Mbappé shënon dy gola dhe ndihmon në fitoren 3-2 ndaj Talaveras.

Real Madrid avancion në Kupën e Mbretit përballë sfidave, Mbappé shënon dy gola dhe ndihmon në fitoren 3-2 ndaj Talaveras.

December 17, 2025
Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t'u kualifikuar…

Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t’u kualifikuar…

December 17, 2025
“Demonstruar mllefi, Dash” / Gazetari debaton me ish-deputetin e PD, Sula: Nëse mandatet nuk do të ishin djegur…

“Demonstruar mllefi, Dash” / Gazetari debaton me ish-deputetin e PD, Sula: Nëse mandatet nuk do të ishin djegur…

December 17, 2025
Ish-deputeti Sula: PD nuk godet mazhorancën, por krijon armiqësi brenda saj; Sali Berisha synon të konsolidojë pozitën e tij

Lajmi Fundit

Real Madrid avancion në Kupën e Mbretit përballë sfidave, Mbappé shënon dy gola dhe ndihmon në fitoren 3-2 ndaj Talaveras.

by timoni.al
December 17, 2025
0

Real Madridi ka arritur një fitore të ngushtë ndaj Talaveras në Kupën e Mbretit, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin...

Read moreDetails
Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t'u kualifikuar…

Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t’u kualifikuar…

December 17, 2025
“Demonstruar mllefi, Dash” / Gazetari debaton me ish-deputetin e PD, Sula: Nëse mandatet nuk do të ishin djegur…

“Demonstruar mllefi, Dash” / Gazetari debaton me ish-deputetin e PD, Sula: Nëse mandatet nuk do të ishin djegur…

December 17, 2025
Ish-deputeti Sula: PD nuk godet mazhorancën, por krijon armiqësi brenda saj; Sali Berisha synon të konsolidojë pozitën e tij

Ish-deputeti Sula: PD nuk godet mazhorancën, por krijon armiqësi brenda saj; Sali Berisha synon të konsolidojë pozitën e tij

December 17, 2025
Djali i regjisorit të njohur të Hollywood-it paraqitet për herë të parë në gjyq, pasi akuzohet për vrasjen e prindërve të tij në një mënyrë të tmerrshme.

Djali i regjisorit të njohur të Hollywood-it paraqitet për herë të parë në gjyq, pasi akuzohet për vrasjen e prindërve të tij në një mënyrë të tmerrshme.

December 17, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Real Madrid avancion në Kupën e Mbretit përballë sfidave, Mbappé shënon dy gola dhe ndihmon në fitoren 3-2 ndaj Talaveras.

Real Madrid avancion në Kupën e Mbretit përballë sfidave, Mbappé shënon dy gola dhe ndihmon në fitoren 3-2 ndaj Talaveras.

December 17, 2025
Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t'u kualifikuar…

Uzuni i sigurt për Play-off-in: Polonia nuk është Gjermani, kemi mundësi për t’u kualifikuar…

December 17, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al