Saturday, December 13, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali me subvencionet shkakton krizë qeveritare në Greqi, Mitsotakis nën presion

Editor by Editor
July 2, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Skandali me subvencionet shkakton krizë qeveritare në Greqi, Mitsotakis nën presion
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GREQI- Prej mëse një jave opinioni publik grek po tronditet nga një aferë me subvencione agrare të përfituara ilegalisht nga BE. Akuzat nga Brukseli kanë sjellë dorëheqjet e para. Kryeministri Mitsotakis është në defensivë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u tregua çuditërisht i penduar fundjavën e kaluar: “Kemi dështuar”, shkroi ai në facebook dhe premtoi se do të luftojë edhe më fort korrupsionin, madje edhe kundër zyrtarëve të partisë së tij Nea Dimokratia (ND).

Mitsotakis i referohej skandalit të fundit të keqpërdorimit të fondeve të BE në Greqi, i cili po hetohet aktualisht nga Zyra e Prokurorisë Publike Europiane (EPPO). Fjala është për subvencione agrare në vlerë prej qindra milionë euro. Ato u paguan nga agjencia përkatëse greke, Opekepe, për dele dhe dhi që nuk ekzistojnë në Kretë apo për plantacione bananesh në malin Olimp.

Kjo dyshohet të ketë ndodhur me dijeninë e dy ish-ministrave të bujqësisë në qeverinë Mitsotakis: Makis Voridis, përgjegjës për bujqësinë nga 2021 deri 2023 dhe pasardhësit të tij Lefteris Avgenakis, që shërbeu deri në vitin 2024. Voridis, që njihet edhe si jurist i zoti, sapo ishte bërë ministër i Migracionit në mars të këtij viti. Të premten e kaluar (27 qershor 2025) ai dha dorëheqjen për të “mbrojtur pafajësinë e tij”. Tre ministra shteti, të përfshirë në këtë aferë, dhanë po ashtu dorëheqjen.

Një skandal i ditur prej kohësh

Në fakt skandali i Opekepe-s dihej prej disa muajsh. Por qeveria greke nuk reagoi ndaj akuzave dhe nuk ndërmori asnjë veprim – deri javën e kaluar, kur EPPO ia transmetoi parlamentit grek informacionet lidhur me përfshirjen e supozuar të ministrave në aktivitete kriminale.

Që prej një jave deputetët grekë kanë mundësinë të shohin dosjen e Prokurorisë Europiane, e cila megjithatë nuk lejohet të publikohet. Dosja prej 3.000 faqesh përshkruan një “organizatë kriminale”, të përbërë nga zyrtarë të Opekepe si dhe deputetë dhe individë, që kanë marrë në mënyrë të paligjshme fonde nga BE. Dosja përshkruan edhe se si vepronte organizata kryesisht në Kretë.

Megjithë ndalimin e botimit, ditët e fundit në gazetat greke mund të lexoheshin dialogë brizantë të zyrtarëve të partisë në pushtet, që mund kishin dalë edhe nga një film mafioz. Për sa kohë është në fuqi ndalimi i publikimit, vertetësia e dialogëve nuk mund të provohet. Por Mitsotakis nuk duket se e vë në dyshim vërtetësinë e tyre. “Dialogët, që po dalin në dritë, po shkaktojnë indinjatë dhe zemërim”, shkroi ai në facebook, duke shtuar se kujtdo, që ka marrë në mënyrë të paautorizuar fonde evropiane, do t’i kërkohet t’i kthejë ato. Ai njoftoi gjithashtu mbylljen e agjencisë Opekepe në fund të vitit.

Mitsotakis nën presion

Kryeministri grek përpiqet ta paraqesë veten si reformator dhe luftëtar kundër korrupsionit dhe paaftësisë së sistemit politik grek. Por mbetet për t’u parë, nëse qytetarët do ta besojnë. Shumë skandale hedhin hije mbi mandatin e tij, si afera e përgjimeve, mbytja fatale e anijes pranë Pilos dhe mbi të gjitha aksidenti hekurudhor pranë Tempit. Ai përherë ka premtuar hetim të plotë dhe pasoja për përgjegjësit. Por deri tani Greqia ka pritur më kot. Për këtë arsye në çdo sondazh që nga fillimi i vitit, mbi 70 përqind e popullsisë e akuzon qeverinë për mbulim të ngjarjeve.

Ministri i ri i Migracionit mbështet një kurs edhe më të ashpër

Kryeministri Mitsotakis po përballet sërish me një krizë dhe po përpiqet ta kapërcejë atë sa më parë të jetë e mundur. Edhe përmes një mesazhi politik, që po i dërgon opinionit gjithnjë e më konservator dhe krahut të djathtë të partisë së tij, që s’është gjithmonë i kënaqur me politikat e tij. Që në fundjavë ai zëvendësoi ministrin e dorëhequr të Migracionit, Makis Voridis, me Thanos Plevris.

Plevris, që ashtu si Voridis vjen nga partia e djathtë ekstreme Laos, është i vetmi deputet nga Demokracia e Re konservatore, që ka një qëndrim edhe më të ashpër në politikën e migracionit se paraardhësi i tij.

Që në vitin 2011 Plevris kishte një ide shumë të qartë për zgjidhjen e problemit të migracionit: përmes masave, që do ta bënin vendin të dukej si “ferr” në sytë e emigrantëve. Në një konferencë të revistës së djathtë ekstremiste Patria, ai tha në atë kohë se nuk do të kishte siguri kufitare pa viktima. “Siguria kufitare kërkon të vdekur”, tha ai fjalë për fjalë.

Dhe për ata, që arrijnë të kalojnë kufirin grek, ai kishte edhe një propozim: nuk duhet të marrin përfitime sociale, as për të ngrënë, as për të pirë dhe as qasje në kujdesin shëndetësor. “Duhet ta kenë edhe më keq se në vendet e tyre”, pat thënë ai nën duartrokitjet e publikut. Kanë kaluar pothuajse 15 vjet që atëherë, por Plevris nuk është distancuar kurrë nga e kaluara e tij ksenofobe./ DW

Previous Post

Përfundon “Epoka Berluskoni”, Monza i shitet amerikanëve të Beckett Layne Ventures

Next Post

Aksident i rëndë në Pejë/ Makina me tre adoleshentë përplaset me shtyllën e betonit, humb jetën pasagjeri 15-vjeçar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Rusia sulmon infrastrukturën energjetike, një milion familje në Ukrainë pa furnizim me energji elektrike

Rusia sulmon infrastrukturën energjetike, një milion familje në Ukrainë pa furnizim me energji elektrike

December 13, 2025
Ahmetaj për Nokën: 'Jemi të angazhuar si parti, a mund ta mbash ti Flamur një makinë 100 mijë euro?'

Ahmetaj për Nokën: ‘Jemi të angazhuar si parti, a mund ta mbash ti Flamur një makinë 100 mijë euro?’

December 13, 2025
Trump kërcënon hakmarrje: SHBA do të sulmojë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

Trump kërcënon hakmarrje: SHBA do të sulmojë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

December 13, 2025
Aksident tragjik në Tiranë: Automобili përplaset me motorin, një i vdekur dhe një i plagosur.

LAJME

Rusia sulmon infrastrukturën energjetike, një milion familje në Ukrainë pa furnizim me energji elektrike

by timoni.al
December 13, 2025
0

Më shumë se një milion familje në Ukrainë mbetën pa energji elektrike pas një serie sulmesh ruse ndaj infrastrukturës energjetike...

Read moreDetails
Ahmetaj për Nokën: 'Jemi të angazhuar si parti, a mund ta mbash ti Flamur një makinë 100 mijë euro?'

Ahmetaj për Nokën: ‘Jemi të angazhuar si parti, a mund ta mbash ti Flamur një makinë 100 mijë euro?’

December 13, 2025
Trump kërcënon hakmarrje: SHBA do të sulmojë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

Trump kërcënon hakmarrje: SHBA do të sulmojë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

December 13, 2025
Aksident tragjik në Tiranë: Automобili përplaset me motorin, një i vdekur dhe një i plagosur.

Aksident tragjik në Tiranë: Automобili përplaset me motorin, një i vdekur dhe një i plagosur.

December 13, 2025
Kategoria Superiore/ Mbyllet java e 14, ja si është renditja aktuale në kampionat.

RENDITJA: Elbasani mbetet në vend të parë, Partizani i afrohet “Final 4”, Tirana vazhdon të përballet me probleme. Si është pozita në tabelë pas tre ndeshjeve të javës së 16-të?

December 13, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rusia sulmon infrastrukturën energjetike, një milion familje në Ukrainë pa furnizim me energji elektrike

Rusia sulmon infrastrukturën energjetike, një milion familje në Ukrainë pa furnizim me energji elektrike

December 13, 2025
Ahmetaj për Nokën: 'Jemi të angazhuar si parti, a mund ta mbash ti Flamur një makinë 100 mijë euro?'

Ahmetaj për Nokën: ‘Jemi të angazhuar si parti, a mund ta mbash ti Flamur një makinë 100 mijë euro?’

December 13, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al