Thursday, July 3, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Paraja jashtë banke u rrit me një rekord prej 107 milionë eurosh përpara zgjedhjeve

Editor by Editor
July 2, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Paraja jashtë banke u rrit me një rekord prej 107 milionë eurosh përpara zgjedhjeve
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare, ose cash, ka shënuar një rritje të fortë gjatë muajve të parë të këtij viti, që përkojnë me periudhën para zgjedhore.

Kjo është një tendencë e pazakontë, teksa të dhënat historike tregojnë se përgjithësisht në pjesën e parë të çdo viti ka një frenim të parasë jashtë banke, ndërsa në pjesën e dytë të vitit ka rritje të saj e ndikuar nga sezoni veror dhe festat e fundvitit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit maj, paraja jashtë bankave ishte 434 miliardë lekë, ose rreth 4.3 miliardë euro. Në krahasim me fundin e vitit 2024, ky tregues është rritur me 10.5 miliardë lekë (rreth 107 milionë euro), ose 2.5% më shumë. Një vit më parë (2024), ndryshimi për të njëjtën periudhë kishte qenë negativ (-4.1 miliardë lekë) dhe në 2023 rezultoi -3.5 miliardë lekë.

Të dhënat historike, tregojnë se kjo është rritja më e fortë e parasë jashtë bankave në pjesën e parë të vitit, që nga viti 2003, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat, me përjashtim të janar-maj 2020, kur u konstatua një qarkullim i lartë i parasë jashtë kanaleve bankare, por që lidhet me periudhën e pazakontë që kaloi vendi, për shkak të kufizimeve që synonin frenimin e pandemisë së Covid.

Në muajt e parë të 2025-s, niveli më i lartë i rritjes së parasë jashtë banke u shënua në mars (+6.4 miliardë lekë) dhe në maj (+4.9 miliardë lekë). Në fund të majit, paraja jashtë bankave arriti në 23.9% të parasë gjithsej, nga 23.7% në dhjetor, duke shënuar nivelin më të lartë nga korriku 2023.

Në 6 maj, pak para zgjedhjeve, që u mbajtën në 11 maj, euro zbriti për herë të parë poshtë kufirit të 98 lekëve, duke sinjalizuar për një ofertë të rritur të valutës. U desh ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë që rënia e monedhës së përbashkët të frenohej.

Të dhënat historike tregojnë se me përjashtim të 2020-n, që ishte një periudhë jo normale, një tendencë e ngjashme është shënuar sa herë ka pasur zgjedhje, kryesisht ato të përgjithshme.

Psh në muajt e parë të 2021-t, që përkojnë me zgjedhjet e përgjithshme të 21 prillit të atij viti, paraja jashtë bankave u rrit me 6 miliardë lekë (rreth 60 mln euro), në raport me dhjetorin 2020. E njëjta prirje përsëritet në pjesën e parë të 2015-s, teksa në 21 qershor u zhvilluan zgjedhjet lokale (+5 miliardë lekë). Siç tregon dhe grafiku “Ndryshimi i parasë jashtë banke, Maj ndaj Dhjetorit, vitet 2003-2025”në të gjitha periudhat e tjera, kur nuk ka pasur zgjedhje, paraja jashtë bankave ulet në muajt e parë të vitit.

Gjatë periudhave zgjedhore, në shumë vende me demokraci të brishta apo me informalitet të lartë ekonomik, është dokumentuar një rritje e konsiderueshme e parasë në qarkullim jashtë sistemit bankar. Kjo lidhet ngushtësisht me praktika si blerja e votës, financimi informal i fushatave, si dhe shmangia e kontrollit fiskal.

Ky fenomen është konstatuar edhe në vende si India, Nigeria, Filipinet, Meksika dhe Brazili. Në Meksikë, psh, raportet kanë zbuluar që pagesat me para fizike ishin të përhapura nëpër mes të fushatës, duke demonstruar sasi të mëdha cash që qarkullonin pa gjurmë bankare. Në Indi, raportet zyrtare tregojnë rritje të menjëhershme të parasë në qarkullim dhe sekuestrime të shumta cash gjatë zgjedhjeve.

Fenomeni lidhet ngushtësisht me nivelet e informalitetit ekonomik, institucione të dobëta mbikëqyrëse dhe mungesë transparence në financimin politik. Sipas raporteve ndërkombëtare, fenomeni i rritjes së parasë jashtë bankave gjatë zgjedhjeve ndodh për disa arsye:

-Financimi informal i fushatave: Në shumë vende, veçanërisht në ato me demokraci të brishtë ose me institucione të dobëta mbikëqyrëse, financimi i fushatave ndodh në mënyrë joformale, jashtë çdo raportimi ligjor. Paratë në dorë (cash) janë më të lehta për t’u përdorur në mënyrë të paligjshme, sepse    Nuk lënë gjurmë bankare; Nuk kërkojnë deklarim fiskal; Përdoren për blerje të votës, pagesa ndaj patronazhistëve apo shpërblime spontane.

-Mungesa e sistemeve të monitorimit dhe kontrollit: Në mungesë të institucioneve të forta që të monitorojnë dhe auditojnë burimet e financimit elektoral, aktorët politikë preferojnë të operojnë me cash, pasi kështu paratë janë të pazbulueshme nga strukturat tatimore, policia financiare apo auditorët publikë.

-Cash-i si mjet për patronazh dhe ndihma të drejtpërdrejta: Sistemet klienteliste në zgjedhje shpesh funksionojnë përmes ndarjes së ndihmave të drejtpërdrejta për qytetarët (ushqime, transport, punësime afatshkurtra, dhurata). Paraja fizike është forma më e shpejtë dhe më e pranueshme për këtë lloj transaksioni, veçanërisht në zonat me nivel të ulët dixhitalizimi ose pa akses bankar./MONITOR

Previous Post

Ambasadori i SHBA-së në Izrael pas raketës së Huthi: Koha që B-2 të fluturojnë mbi Jemen

Next Post

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

Next Post
52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
FOTO/ Nga Ristani te Ibrahimaj e Ndreca, Rama zhvilloi sot takim me përfaqësuesit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të kryeqytetit, ja momentet kur socialistët mbërritën

FOTO/ Nga Ristani te Ibrahimaj e Ndreca, Rama zhvilloi sot takim me përfaqësuesit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të kryeqytetit, ja momentet kur socialistët mbërritën

July 3, 2025
“Tirana s’mund të bëhet si Vlora!” Rama në takimin me përfaqësuesit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të kryeqytetit: IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur

“Tirana s’mund të bëhet si Vlora!” Rama në takimin me përfaqësuesit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të kryeqytetit: IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur

July 3, 2025
Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo! Banorët: Ati i Shenjtë këtu gjithmonë ka qenë i rëndësishëm, tërheq turizmin

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo! Banorët: Ati i Shenjtë këtu gjithmonë ka qenë i rëndësishëm, tërheq turizmin

July 3, 2025
Mbyllet seanca e fundit e kësaj legjislature në Kuvend, projektligjet miratohen pa praninë e opozitës 

AKTUALITET

FOTO/ Nga Ristani te Ibrahimaj e Ndreca, Rama zhvilloi sot takim me përfaqësuesit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të kryeqytetit, ja momentet kur socialistët mbërritën

by Editor
July 3, 2025
0

TIRANA- Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me të gjithë drejtorët e bashkisë Tiranë dhe deputetët e zgjedhur socialist...

Read moreDetails
“Tirana s’mund të bëhet si Vlora!” Rama në takimin me përfaqësuesit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të kryeqytetit: IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur

“Tirana s’mund të bëhet si Vlora!” Rama në takimin me përfaqësuesit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të kryeqytetit: IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur

July 3, 2025
Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo! Banorët: Ati i Shenjtë këtu gjithmonë ka qenë i rëndësishëm, tërheq turizmin

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo! Banorët: Ati i Shenjtë këtu gjithmonë ka qenë i rëndësishëm, tërheq turizmin

July 3, 2025
Mbyllet seanca e fundit e kësaj legjislature në Kuvend, projektligjet miratohen pa praninë e opozitës 

Mbyllet seanca e fundit e kësaj legjislature në Kuvend, projektligjet miratohen pa praninë e opozitës 

July 3, 2025
Udhëtimi i fundit i Jotës, do t’i hipte tragetit, mjekët i kishin ndaluar udhëtimin me avion!

Udhëtimi i fundit i Jotës, do t’i hipte tragetit, mjekët i kishin ndaluar udhëtimin me avion!

July 3, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

FOTO/ Nga Ristani te Ibrahimaj e Ndreca, Rama zhvilloi sot takim me përfaqësuesit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të kryeqytetit, ja momentet kur socialistët mbërritën

FOTO/ Nga Ristani te Ibrahimaj e Ndreca, Rama zhvilloi sot takim me përfaqësuesit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të kryeqytetit, ja momentet kur socialistët mbërritën

July 3, 2025
“Tirana s’mund të bëhet si Vlora!” Rama në takimin me përfaqësuesit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të kryeqytetit: IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur

“Tirana s’mund të bëhet si Vlora!” Rama në takimin me përfaqësuesit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të kryeqytetit: IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur

July 3, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al