Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çështja “Partizani”/ Malltezi: Prej 20 muajsh mbahem në arrest shtëpie me urdhër të Ramës dhe Ballës! I gjithë procesi është farsë politike

Editor by Editor
June 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Çështja “Partizani”/ Malltezi: Prej 20 muajsh mbahem në arrest shtëpie me urdhër të Ramës dhe Ballës! I gjithë procesi është farsë politike
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Anëtari i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka zbuluar ditën e sotme letrën që ka depozituar në Gjykatën e Posaçme dy javë më parë, si shtesë për kërkesën për heqje të masës së sigurisë. 

Në letrën drejtuar GJKKO, Malltezi shprehet se prej thuajse 20 muajsh me urdhër të Edi Ramës dhe Taulant Ballës dhe prokurorëve po mbahet në arrest shtëpie

Ai thekson se ky proces është një farsë politike e ngritur sipas tij me porositë e Gabriel Escobar dhe Yuri Kim. Malltezi shprehet se procedimi penal nisi me kallëzimin “e rremë” të Taulant Ballës. 

“Edhe sot që kanë shpenzuar miljona lekë dhe energji qoftë në Arkiv të Shtetit dhe qoftë duke marrë dhjetëra mijëra faqe nga Arkivat Italiane, SPAK ndonëse faktoi se Taulant Ballës kreu kallzim të rremë, sërisht refuzon të nisë procedim penal.”, shprehet Malltezi ndër të tjera në letrën drejtuar gjykatës. 

Ai shprehet se në këtë proces nuk ka fakt penal, nuk ka asnjë dëm, por shton se “ka vetëm kthim të sendit të vjedhur nga shteti tek qindra pronarët legjitimë”.

Më tej ai shprehet se të tre zhvilluesit e pronës janë krenarë që respektuan pronarët e ligjshëm, zgjidhën hallin e strehimit të 42 familjeve informale, zhvilluan sipas tij zonën jo me qiellgërvishtës dhe krijuan me parkun urban më të madh në Tiranë, me dhjetëra vende çlodhëse dhe vepra arti

Dosja “Partizani”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

Dokumenta bashkëngjitur

2025 06 07 abi shtese ne kerkesen dretjuar gjykates final

Previous Post

Dosja “Partizani”/ Gjyqtarja kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD, Andia Ulliri

Next Post

Zyrtarisht i pandehur, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK, kreut të KPP-së i komunikohet sot akuza

Next Post
Zyrtarisht i pandehur, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK, kreut të KPP-së i komunikohet sot akuza

Zyrtarisht i pandehur, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK, kreut të KPP-së i komunikohet sot akuza

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al