Monday, June 30, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Editor by Editor
June 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SERBI- Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohet trafiku, pasi mijëra protestues antiqeveritarë në orët e para të 30 qershorit bllokuan rrugët në disa qytete serbe dhe kërkuan lirimin e protestuesve të cilët u ndaluan nga policia, teksa protestat po rrisin presionin ndaj presidentit populist, Aleksandar Vuçiç.

Protestuesit, të udhëhequr nga studentët, vendosën barrikada metalike dhe kosha mbeturinash nëpër rrugët e Beogradit dhe bllokuan urën Gazela, që gjendet mbi lumin Sava. Agjencitë e lajmeve raportuan se protestuesit në Novi Sad – ku nisi kjo valë protestash antiqeveritare tetë muaj më parë – rrethuan zyrat e Partisë Progresive Sebe (SNS) të Vuçiçit, duke goditur ndërtesën me vezë.

Një ueb-faqe është krijuar nga studentët organizatorë ku është bërë e ditur se në 30 pika në kryeqytetin serb ishin ngritur barrikada, duke shtuar se veprime të ngjashme po kryeheshin në të paktën 22 qytete të tjera serbe. Protestat u intensifikuan pasi zyrtarët policorë nisën të ndalonin pjesëmarrësit në tubimin masiv që u mbajt në Beograd më 28 qershor. Vuçiç deklaroi se agjencitë e zbatimit të ligjit pritet të kryejnë “shumë më tepër arrestime”.

Turmat antiqeveritare u rikthyen në rrugë mbrëmjen e 29 qershorit, duke kërkuar lirimin e dhjetëra personave të ndaluar në natën e parë të protestës.

“Ata duhet t’i lirojnë të ndaluarit. Është e shëmtuar se si Qeveria trajton të rinjtë. Ne duam të jetojmë në një shtet të lirë, siç kërkojnë studentët”, tha Gordana Atalanc për Radion Evropa e Lirë.

“Po u bëjmë thirrje institucioneve që të nisin të bëjnë punën e tyre. Të arrestojnë ata që janë me të vërtetë përgjegjës për dhunën. Mbrëmë rrahën njerëz, kapën këdo që u dilte përpara”, tha Millan Antonijeviç për Radion Evropa e Lirë.

Një gazetar i REL-it raportoi se qindra persona po bllokonin nyjën kryesore të komunikacionit në Autokomanda, në një aksion të organizuar nga banorët e komunës Vozdovac. Sanja, studente në Fakultetin Juridik në Beograd, i tha Radios Evropa e Lirë se doli sërish në protestë për të “vazhduar luftën për një shtet ligjor”.

Prokurorët kanë deklaruar se të ndaluarit do të mbahen deri në 48 orë, nën dyshimet për akte dhune dhe sulm ndaj policisë në Beograd gjatë protestës masive të organizuar nga studentët, në të cilën vlerësohet se morën pjesë 140.000 persona. Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, tha më 29 qershor se policia ka ndaluar 77 persona, dhe të paktën 38 nga ta ishin ende në paraburgim.

Në tetë muajt e fundit, mijëra serbë, shpesh të udhëhequr nga grupe studentore, të cilëve gjithnjë e më shumë po u bashkohen qytetarë të tjerë, kanë protestuar kundër Vuçiqit dhe Qeverisë së tij. Protestat u nxitën pasi 16 persona vdiqën kur u shemb një strehë betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024.

Protestuesit thanë se tragjedia u shkaktua nga korrupsioni dhe paaftësia e autoriteteve dhe protestat shpejt u shpërndan shpejt, duke reflektuar një zemërim më të gjerë ndaj Vuçiqit, mandati pesëvjeçar i të cilit pritet të përfundojë më 2027. Vuçiç është president i Serbisë që nga viti 2017 dhe paraprakisht për tre vjet kishte qenë kryeministër.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi pritet të mbahen në fund të vitit të ardhshëm. Vuçiç dhe Qeveria e tij kanë mohuar akuzat për korrupsion dhe kanë deklaruar se janë duke hetuar tragjedinë në Novi Sad, ku dhjetëra zyrtarë janë arrestuar në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje.

Gjatë fundjavës, grupe më të vogla të mbështetësve të Qeverisë po ashtu kanë protestuar në Beograd. Vuçiç, i cili po përpiqet të balancojë lidhjet me aleaten tradicionale Rusinë dhe Perëndimin – duke synuar që shteti i tij të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian – ka akuzuar “fuqitë e huaja” – duke mos treguar se për kë e ka fjalën – si nxitëse të protestave të fundit.

“Shteti do të mbrohet dhe banditët do të përballen me drejtësinë”, u tha ai gazetarëve pas natës së parë të protestave./REL

Previous Post

Me kapacitetin që keni, do të arrini gjëra shumë të mëdha, parashikimi i horoskopit për ditën e sotme

Next Post

“Shtëpia Ruse” në zemër të kryeqytetit gjerman/ Analiza e DW: A është qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

Next Post
“Shtëpia Ruse” në zemër të kryeqytetit gjerman/ Analiza e DW: A është qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

"Shtëpia Ruse" në zemër të kryeqytetit gjerman/ Analiza e DW: A është qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shtyrja e seancës për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: Gjykimet janë si ndeshjet e volejbollit, nuk ka limit në kohë

Shtyrja e seancës për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: Gjykimet janë si ndeshjet e volejbollit, nuk ka limit në kohë

June 30, 2025

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri?/ Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi, dikur ishit në qendër të vēmendjes

June 30, 2025
Turqia kundër krijimit të shtetit bektashi: Të mos avancohet me idenë!

Turqia kundër krijimit të shtetit bektashi: Të mos avancohet me idenë!

June 30, 2025
Dyshohet se fuste drogë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

AKTUALITET

Shtyrja e seancës për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: Gjykimet janë si ndeshjet e volejbollit, nuk ka limit në kohë

by Editor
June 30, 2025
0

TIRANË- Avokati i kryetarit të PD-së Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka folur për shtyrjen e seancës për dosjen Partizani ndaj Berishës....

Read moreDetails

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri?/ Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi, dikur ishit në qendër të vēmendjes

June 30, 2025
Turqia kundër krijimit të shtetit bektashi: Të mos avancohet me idenë!

Turqia kundër krijimit të shtetit bektashi: Të mos avancohet me idenë!

June 30, 2025
Dyshohet se fuste drogë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Dyshohet se fuste drogë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

June 30, 2025
Ibra, në mbrojtje të ‘Pleshtit’: “Shokët e Messit te Inter Miami, janë si statuja çimentoje”…

Ibra, në mbrojtje të ‘Pleshtit’: “Shokët e Messit te Inter Miami, janë si statuja çimentoje”…

June 30, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shtyrja e seancës për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: Gjykimet janë si ndeshjet e volejbollit, nuk ka limit në kohë

Shtyrja e seancës për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: Gjykimet janë si ndeshjet e volejbollit, nuk ka limit në kohë

June 30, 2025

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri?/ Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi, dikur ishit në qendër të vēmendjes

June 30, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al