Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Qëndrimet e tij nuk kanë ndryshuar, Kosova vazhdon të mbetet në krizë

Editor by Editor
June 28, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Qëndrimet e tij nuk kanë ndryshuar, Kosova vazhdon të mbetet në krizë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVE- Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë pas një takimi mes krerëve të partive politike se kryeministri i Kosovës, ndonëse e ka thirrur takimin për dalje nga bllokada aktuale politike në Kosovë, ai nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Morëm pjesë me vullnetin më të mirë për të gjetur zgjidhje, ndonëse në të njëjtën kohë me drojën më të madhe se i gjithë ky takim ishte më tepër farsë publike sesa substanciale. Fatkeqësisht droja jonë u vërtetua”, ka thënë ai, pas një takimi që ka zgjatur mbi dy orë.

“Insistimi në pozicionet paraprake e bën të pamundur lëvizjen nga kjo gjendje”, ka thënë ai para mediave.

Abdixhiku ka thënë se Kosova do të vazhdojë të mbetet në krizë, duke iu referuar bllokadës ekzistuese për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Kuvendi vazhdon të mos jetë plotësisht i konstituuar pasi partitë politike nuk kanë arritur pajtueshmëri për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje – si fituese e më së shumti votave në zgjedhje – për pozitën e kryeparlamentarit, si dhe për ndryshimin e mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.

Takimi i së shtunës është zhvilluar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur një aktvendim të enjten që i detyron deputetët të finalizojnë procesin e konstituimit më së largu deri më 26 korrik.

Interpretime ndryshe-ndryshe të vendimit të Kushtetueses

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Deputët e legjislaturës së re i kanë mbajtur 38 seanca prej 15 prillit, në tentim për të konstituuar Kuvendin, por nuk kanë pasur sukses. Për partitë që në kuvendin e kaluar ishin në opozitë, e nominuara për kryeparlamentare është figurë përcarëse, ndërsa ndryshimi i mënyrës së votimit është jokushtetues.

Menjeherë pas publikimit të aktvendimit, partitë politike e kanë interpretuar atë ndryshe-ndryshe. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se “votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra është i lejuar”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka insistuar që “rendi i ditës i seancës konstituive nuk mund të ndryshohet sipas dëshirës dhe askush nuk ka të drejtë të imponojë votim të fshehtë pa bazë kushtetuese dhe pa procedurë të rregullt”.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, vendimi ka përcaktuar se Lëvizja Vetëvendosje “nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, se duhet të sigurojë shumicën e votave të deputetëve ose të arrijë konsensus me grupet parlamentare”.

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kjo parti nuk mund të mos shprehet e lehtësuar që kërkesa e saj për interpretim dhe zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese është “pranuar dhe Gjykata ka nxjerrë vendim për këtë çështje, duke krijuar një bazë ligjore për të dalë nga ngërçi i krijuar”.

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të qartë, ka konfirmuar se procedura për konstituimin e Kuvendit është e përcaktuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.

“…që nënkupton se ajo që është bërë nga z. [kryesuesi i seancës konstituive, Avni] Dehari është tërësisht jokushtetuese. Do të thotë se nuk mund të ketë devijim nga marrëveshja e arritur më 8 prill [v.j. takimi i partive politike për përgatitjen e seancës konstituive]”, tha Hasani.

Në takimin e 8 prillit, nuk është marrë asnjë vendim për votim të fshehtë. Profesor Hasani thotë se Kushtetuesja vendosi për tërësinë e procedurës për konstituimin e Kuvendit, përfshirë këtu edhe në çfarë forme bëhet votimi.

“Ajo ka vendosur për gjithë procedurën dhe ka treguar që procedura duhet të jetë e njëjtë, siç thotë Rregullorja, Kushtetuta dhe siç është vendosur pas çdo zgjedhje parlamentare në Kosovë deri tash. Këtë e ka thënë Gjykata. Dhe asnjëherë deri sot nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës nga kryesuesi dhe asnjë nuk ka pasur votim të fshehtë”, theksoi ai./ REL

Previous Post

Pushimet kthehen në tragjedi, humb jetën 23-vjeçari nga Kosova, mbërriti në spitalin e Lezhës pa shenja jete

Next Post

“Neni Basha i padrejtë”/ Gazmend Bardhi ofron besnikëri, i prerë kundër largimit të Berishës!

Next Post
“Neni Basha i padrejtë”/ Gazmend Bardhi ofron besnikëri, i prerë kundër largimit të Berishës!

“Neni Basha i padrejtë”/ Gazmend Bardhi ofron besnikëri, i prerë kundër largimit të Berishës!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut: Këtë herë do e shprehim mendimin tonë para shqiptarëve që na besuan 83 mandate.

Reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut: Këtë herë do e shprehim mendimin tonë para shqiptarëve që na besuan 83 mandate.

December 16, 2025
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

December 16, 2025
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit, reagon Rama.

December 16, 2025
Tragjedia në Greqi: Një individ humb jetën pasi digjet brenda automjetit, ndërsa shtëpia e tij përfshihet nga flakët.

AKTUALITET

Reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut: Këtë herë do e shprehim mendimin tonë para shqiptarëve që na besuan 83 mandate.

by timoni.al
December 16, 2025
0

SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke ngjallur reagimin e kryeministrit Edi Rama. Në një postim...

Read moreDetails
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

December 16, 2025
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit, reagon Rama.

December 16, 2025
Tragjedia në Greqi: Një individ humb jetën pasi digjet brenda automjetit, ndërsa shtëpia e tij përfshihet nga flakët.

Tragjedia në Greqi: Një individ humb jetën pasi digjet brenda automjetit, ndërsa shtëpia e tij përfshihet nga flakët.

December 16, 2025
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

Videolajm/ Deputetët e Ukrainës përplasen në seancën plenare mbi kërkesat për dorëheqjen e komandantit të Forcave të Armatosura.

December 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut: Këtë herë do e shprehim mendimin tonë para shqiptarëve që na besuan 83 mandate.

Reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut: Këtë herë do e shprehim mendimin tonë para shqiptarëve që na besuan 83 mandate.

December 16, 2025
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

December 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al