Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Analiza: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë në SHBA pas vendimit të Gjykatës Supreme?

Editor by Editor
June 28, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, OP-ED, Vendi
0
Analiza: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë në SHBA pas vendimit të Gjykatës Supreme?
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti një fitore para Gjykatës së Lartë në mosmarrëveshjen mbi të drejtën e shtetësisë në SHBA. Gjykata e Lartë vendosi të pezullojë pjesërisht urdhrat e gjyqtarëve federalë, të cilët e kishin ndaluar përkohësisht një urdhër ekzekutiv të Trumpit në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Gjykata e Lartë nuk u ndal tek kushtetutshmëria e dekretit mbi të drejtën e shtetësisë në SHBA, por e argumentoi vendimin e saj duke arsyetuar se ndalesa të tilla në të gjithë vendin e tejkalojnë autoritetin e gjykatave më të ulëta.

Edhe pse shumica konservatore e gjyqtarëve e lanë të hapur mundësinë e bllokimit të urdhërit të presidentit Trump për ndryshimi i ligjit të shtetësisë, Trumpi u shpreh për një “fitore gjigante”.

Kufizimi i së drejtës së shtetësisë

Në kushtetutën e SHBA-së është i sanksionuar parimi jus soli pra parimi i nënshtetësisë në bazë të vendit të lindjes. Kjo do të thotë që të gjithë njerëzit që lindin në territorin e SHBA-së dhe që i nënshtrohen juridiksionit të SHBA-së janë automatikisht nënshtetas – pavarësisht nga statusi i qëndrimit që kanë prindërit e tyre.

Trumpi e vë në pikëpyetje këtë parim dhe menjëherë pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ai nënshkroi një dekret që u mohonte shtetësinë disa grupeve të caktuara të porsalindurish. Prej dekretit janë të prekur fëmijët, nënat e të cilëve nuk kanë status të përhershëm qëndrimi në kohën e lindjes – janë për shembull turiste ose studente – dhe kur babai nuk është shtetas amerikan ose nuk ka leje qëndrimi të përhershme.

Orientim konservator

Përmes emërimit të disa gjyqëtarëve konservatorë gjatë mandatit të parë të Trumpit Gjykata e Lartë ka marrë politikisht orientim djathtas. Nga nëntë gjyqtarë, gjashtë konsiderohen si konservatorë dhe vetëm tre konsiderohen liberalë. Kjo pasqyrohet edhe në vendimin për dekretin e së drejtës së shtetësisë që u mor me gjashtë vota pro dhe me tri kundër./DW

Previous Post

Serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Grupe të tilla tradicionalisht kanë qenë provokuese, janë kundër vlerave demokratike dhe europiane

Next Post

EMRAT/ Kultivuan 194 bimë kanabisi pranë banesës së tyre, arrestohen babë e bir në Tepelenë

Next Post
EMRAT/ Kultivuan 194 bimë kanabisi pranë banesës së tyre, arrestohen babë e bir në Tepelenë

EMRAT/ Kultivuan 194 bimë kanabisi pranë banesës së tyre, arrestohen babë e bir në Tepelenë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al