Saturday, June 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Grupe të tilla tradicionalisht kanë qenë provokuese, janë kundër vlerave demokratike dhe europiane

Editor by Editor
June 28, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Grupe të tilla tradicionalisht kanë qenë provokuese, janë kundër vlerave demokratike dhe europiane
0
SHARES
44
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GAZIMESTAN- Në Gazimestan, rreth dhjetë kilometra larg Prishtina, serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit, tradicionalisht festojnë Vidovdanin më 28 qershor, në kujtim të betejës kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389. Vidovdani festohet edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila kryen edhe rit fetar, si shenjë përkujtimi për ushtarët e vrarë në atë që njihet si Beteja e Kosovës.

Policia e Kosovës, ashtu si në vitet e kaluara, ka një plan operativ dhe siguron organizimin e serbëve në Vidovdan, dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin “çdo provokim të mundshëm, t’i respektojnë ligjet dhe udhëzimet”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për t’i kryer detyrat dhe kompetencat e saj ligjore, për të menaxhuar situatën e sigurisë dhe për të zbatuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës në mënyrë që të garantojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në deklaratë.

Në vitet e kaluara, ka pasur edhe arrestime për, siç raportohet, “nxitje të urrejtjes fetare dhe kombëtare”. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në prag të Vidovdanit se, sipas vlerësimeve të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, Serbia synon të provokojë incidente dhe se me këtë rast grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina janë organizuar për të ardhur në Kosovë.

“Grupe të tilla tradicionalisht kanë qenë provokuese, duke mbajtur simbole nacionaliste serbe dhe ruse që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe janë gjithashtu kundër vlerave demokratike dhe evropiane”, tha Kurti.

Nga ana tjetër, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, vlerësoi se akuzat e Kurtit kundër Serbisë janë “të çmendura dhe të pabaza”, dhe deklaroi se kryeministri i Kosovës në fakt dëshiron të “krijojë një alibi për planet e tij represive që dëshiron të zbatojë”.

Në fillim të qershorit të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë anuloi vendimin e vitit të kaluar të komunës së Graçanicës për lejimin e shfaqjes së flamurit serb me rastin e Vidovdanit. Gjykata deklaroi se kjo komunë me shumicë serbe kishte tejkaluar autoritetin e saj dhe kishte vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës, pasi Vidovdani nuk është festë zyrtare.

Ministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, deklaroi se përdorimi i simboleve nga ana e komunitetit serb “nuk përbën kërcënim për identitetin e askujt, por përkundrazi një afirmim të Kosovës si një shoqëri demokratike e bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave”.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – reagoi ndaj këtij vendimi, duke vlerësuar se e njëjta gjë duhet bërë kur flamuri shqiptar të shfaqet në Kosovë. Gazimestani në Kosovë njihet gjithashtu për fjalimin që presidenti i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, mbajti atje në vitin 1989. Ky fjalim shpesh citohet si hyrje në konfliktet e armatosura që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë./REL

Previous Post

“SKY ECC”, shkatërron dy grupe kriminale në Greqi, 4 në pranga. Kush është shqiptari që bashkëpunonte me policin grek

Next Post

Analiza: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë në SHBA pas vendimit të Gjykatës Supreme?

Next Post
Analiza: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë në SHBA pas vendimit të Gjykatës Supreme?

Analiza: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë në SHBA pas vendimit të Gjykatës Supreme?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Beogradi përgatitet për një tjetër protestë antiqeveritare, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare

Beogradi përgatitet për një tjetër protestë antiqeveritare, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare

June 28, 2025
24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

June 28, 2025
“Nisma Thurrje, do shkrihet te Shqipëria Bëhet”/ Shabani sulmon hapur Lapajn: Adriatiku, i lirë të rikthehet te ne ku e nisi!

“Nisma Thurrje, do shkrihet te Shqipëria Bëhet”/ Shabani sulmon hapur Lapajn: Adriatiku, i lirë të rikthehet te ne ku e nisi!

June 28, 2025
Portieri i Udineses përfundon në gjykatë, pasi akuzohet për përfshirje në baste…

AKTUALITET

Beogradi përgatitet për një tjetër protestë antiqeveritare, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare

by Editor
June 28, 2025
0

SERBI- Beogradi po përgatitet për një tjetër protestë të udhëhequr nga studentët të shtunën për të ushtruar presion mbi presidentin populist të Serbisë,...

Read moreDetails
24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

June 28, 2025
“Nisma Thurrje, do shkrihet te Shqipëria Bëhet”/ Shabani sulmon hapur Lapajn: Adriatiku, i lirë të rikthehet te ne ku e nisi!

“Nisma Thurrje, do shkrihet te Shqipëria Bëhet”/ Shabani sulmon hapur Lapajn: Adriatiku, i lirë të rikthehet te ne ku e nisi!

June 28, 2025
Portieri i Udineses përfundon në gjykatë, pasi akuzohet për përfshirje në baste…

Portieri i Udineses përfundon në gjykatë, pasi akuzohet për përfshirje në baste…

June 28, 2025
Ngjarje makabre në Peru/ Trupi i TikTok-eres 19-vjeçare gjendet i copëtuar në qese, cilët janë dy skenarët e krimit të rëndë

Ngjarje makabre në Peru/ Trupi i TikTok-eres 19-vjeçare gjendet i copëtuar në qese, cilët janë dy skenarët e krimit të rëndë

June 28, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Beogradi përgatitet për një tjetër protestë antiqeveritare, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare

Beogradi përgatitet për një tjetër protestë antiqeveritare, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare

June 28, 2025
24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

June 28, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al