Thursday, January 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

Editor by Editor
June 27, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në një krizë të thellë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, ndërsa sektori i industrisë përpunuese me -7.46 për qind, rënia më e fortë që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku lëvizjet u bllokuan nga pandemia.

Bujqësia hyri në vitin e pestë të rënies më 2025, ndërsa industria në të tretin. Rënia e bujqësisë dhe industrisë në ekonomi është një sinjal negativ për zhvillimin afatgjatë të vendit, pasi këta dy sektorë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të prodhimit, punësimit dhe ekuilibrit tregtar të vendit.

Bujqësia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë rreth 16% të PBB-së në Shqipëri dhe është punëdhënësi më i madh në vend me mbi 32 % të totalit me 2023, kjo përqindje është edhe më e lartë veçanërisht në zonat rurale. Rënia e bujqësisë po krijon varësi më e madhe nga importet e ushqimeve, çka rrit deficitin tregtar dhe ndjeshmërinë ndaj luhatjeve të çmimeve globale.

Ky zhvillim lajmëron rritje të çmimeve të ushqimeve në vijim. Për herë të parë më 2024 Eurostat përllogariti se çmimet mesatare të Ushqimeve në Shqipëri janë më të larta sa mesatarja e vendeve të BE-së.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare së fortë të sektorit të blegtorisë. Në dekadën e fundit numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.

Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë. Fermat familjare për vetë- konsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.

Gjithashtu sektori i industrisë ka hyrë në një krizë të thellë me rënie për të pestin tremujorin radhazi, teksa industria përpunuese është në vitin e tretë të rënies. Industria (përpunimi, energjia, minierat, etj.) zë afërsisht 10% të PBB-së, duke kontribuar në mbi 13 % të punësimit total me 2023.

Fabrikat kanë hyrë në një krizë pa kthim nga rënia e fortë e euros, rritja e kostove të brendshme nga rritja e pagës minimale e kombinuar më rënie kërkesës nga jashtë.

Rënia e industrisë shënon efekt domino pasi është e lidhur me logjistikën, energjinë, ndërtimin dhe punësimin. Industria, veçanërisht përpunimi, është më e ndjeshme ndaj krizave ekonomike dhe cikleve globale. Rimëkëmbja e fortë pas pandemisë u zëvendësua nga një ngadalësim dhe më pas rënies së theksuar në 2024.

Rënia e bujqësisë dhe industrisë në Shqipëri në vitet e fundit ka një ndikim negativ të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, në mirëqenien e qytetarëve dhe në aftësinë e vendit për të tërhequr investime afatgjata.

Rritja ekonomike pa themele në prodhim dhe bujqësi rrezikon të mbetet e paqëndrueshme dhe e ndërtuar mbi sektorë jo-produktivë, si ndërtimi apo konsumi i pakontrolluar./ Monitor

Previous Post

Sanksione të reja kundër Rusisë/ Këshilli Evropian përsërit mbështetjen e tij për Ukrainën

Next Post

Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i Kushner në Sazan

Next Post
Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i Kushner në Sazan

Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i Kushner në Sazan

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas qëllon me raketë-hedhëse nga një grup kriminal, mbrohet falë blindimit të automjetit të tij

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas qëllon me raketë-hedhëse nga një grup kriminal, mbrohet falë blindimit të automjetit të tij

January 29, 2026
“Banditi” Avni Ponari dhe SIGAL “banda” që grabit shqiptarët me siguracionet e makinave!

“Banditi” Avni Ponari dhe SIGAL “banda” që grabit shqiptarët me siguracionet e makinave!

January 29, 2026
Mesazhi i presidentes së përkohshme të Venezuelës drejtuar lideres opozitare: Qëndro në Uashington nëse…

Mesazhi i presidentes së përkohshme të Venezuelës drejtuar lideres opozitare: Qëndro në Uashington nëse…

January 29, 2026
Nga dashuria në ‘makth’: Profesori i kimisë dërgon djalit të saj foto intime pas përfundimit të lidhjes me kolegun. "Je krenar për nënën tënde?"

Nga dashuria në ‘makth’: Profesori i kimisë dërgon djalit të saj foto intime pas përfundimit të lidhjes me kolegun. “Je krenar për nënën tënde?”

January 29, 2026
VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas qëllon me raketë-hedhëse nga një grup kriminal, mbrohet falë blindimit të automjetit të tij
Lajmi Fundit

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas qëllon me raketë-hedhëse nga një grup kriminal, mbrohet falë blindimit të automjetit të tij

by timoni.al
January 29, 2026
0

Një incident i rëndë ndodhi mëngjesin e 25 janarit në Filipine, kur makina e kryetarit të bashkisë së Shariff Aguak,...

Read moreDetails
“Banditi” Avni Ponari dhe SIGAL “banda” që grabit shqiptarët me siguracionet e makinave!

“Banditi” Avni Ponari dhe SIGAL “banda” që grabit shqiptarët me siguracionet e makinave!

January 29, 2026
Mesazhi i presidentes së përkohshme të Venezuelës drejtuar lideres opozitare: Qëndro në Uashington nëse…

Mesazhi i presidentes së përkohshme të Venezuelës drejtuar lideres opozitare: Qëndro në Uashington nëse…

January 29, 2026
Nga dashuria në ‘makth’: Profesori i kimisë dërgon djalit të saj foto intime pas përfundimit të lidhjes me kolegun. "Je krenar për nënën tënde?"

Nga dashuria në ‘makth’: Profesori i kimisë dërgon djalit të saj foto intime pas përfundimit të lidhjes me kolegun. “Je krenar për nënën tënde?”

January 29, 2026
Dy shqiptarë dhe dy braziliane procedohen për prostitucion pasi kishin marrë një apartament me qira në Vollgë.

Dy shqiptarë dhe dy braziliane procedohen për prostitucion pasi kishin marrë një apartament me qira në Vollgë.

January 29, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas qëllon me raketë-hedhëse nga një grup kriminal, mbrohet falë blindimit të automjetit të tij

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas qëllon me raketë-hedhëse nga një grup kriminal, mbrohet falë blindimit të automjetit të tij

January 29, 2026
“Banditi” Avni Ponari dhe SIGAL “banda” që grabit shqiptarët me siguracionet e makinave!

“Banditi” Avni Ponari dhe SIGAL “banda” që grabit shqiptarët me siguracionet e makinave!

January 29, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al