Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

ME AUDIO DHE VIDEO/ Kush janë 6 rrëfimet e Alibejt që SPAK refuzon t’i lëshojë në gjyqin e “Plumbit të Artë”

Editor by Editor
June 26, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
ME AUDIO DHE VIDEO/ Kush janë 6 rrëfimet e Alibejt që SPAK refuzon t’i lëshojë në gjyqin e “Plumbit të Artë”
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Një seri deklarimesh të mara përmes një telekamere audio dhe video të pandehurit Erjon Alibej, janë bërë shkak i përsëritjes së debatit me tone të larta mes avokatëve mbrojtës dhe prokurorëve të çështjes, që përfaqësojnë akuzën në gjykimin ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë”.

Kërkesat e avokatëve mbrojtës vijnë në një kohë kur Erjon Alibej, i cili ka përfituar statusin e bashkëpunëtorit të SPAK, ka përfunduar dëshminë e tij dhënë para gjykatës dhe tashmë radha për pyetjen e tij, e kanë avokatët mbrojtës.

Mbrojtësit ligjorë i kanë kërkuar prokurorisë dhe gjyqtares Ëngjëllushe Tahiri, që ti venë në dispozicion dhe 6 proces-verbale me deklarime që Erjon Alibej, ka dhënë në muajin qershor dhe dhjetor të vitit 2022.

Bëhet fjalë për dëshmi të dhëna nga Alibej, në kohën pasi ishte marrë i pandehur dhe dosja kundër tij ishte dërguar në gjykatë së bashku me Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin, duke u akuzuar drejtpërdrejt si urdhëruesi, financuesi dhe organizatori i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Në total Erjon Alibej është marë në pyetje 10 herë. Dy deklarimet e para i ka dhënë për llogari të prokurorisë së Elbasanit, e cila kishte rregjistruar dosjen kundër tij.

Në këtë deklarime Alibej tregon se nuk kishte njohje dhe shoqëri me Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin, më të cilët ishte arrestuar për vrasjen e Ramazanit dhe Runaj.

Një fakt të tillë ja përmendi dhe në seancë gjyqësore i pandehuri Xhuljano Hoxha, i cili i vuri në dukje Alibej se bashkë ishin ritur dhe njiheshin qysh fëmijë në Elbasan. Madje sipas tij kishin ngrënë fara luledielli në shkallët e pallatit.

Në dy seanca me radhë avokatët pretendojnë se janë njohur nga SPAK vetëm me dy proces-verbale deklarimi të Alibej, i cili është marrë në pyetje në datën 12 dhe 13 korrik 2023.

Ndërsa për 6 proces-verbalet e tjerë të marrjes në pyetje të Alibej më konkretisht në datat 14 qershor 2022, 15, 16, 17, 20 qershor 2022 si dhe 15 dhjetor 2022, avokatët nuk janë njohur me atë çfarë ka pohuar Alibej.

Prokurorët pretenduan sot se s’mund të vihen në dispozicion këto proces-verbale, pasi lidhen me procedime të tjera penale, që s’kanë objekt këtë dosje gjyqësore.

Ndërsa në dosjen hetimore të dërguar për shqyrtim gjyqësor në gjykatë, SPAK thotë se:

“…në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë i është marrë deklarim shtetasit Erion Alibej (pyetur dhe në datat 14,15,16,17,20.06.2022, si person nën hetim, deklarime të marrë me mjete audio- video, dokumentuar me proces-verbalin përkatës ndaj të cilit, transkriptuar më datë 29 shtator 2022, dokumentuar me proces-verbalin përkatëse, si dhe pyetur më datë 15.12.2022, si person nën hetim, dokumentuar me proces-verbalin ndaj të cilit zhvillohen hetime…).

Të gjitha këto proces-verbale janë bërë shkak i debatit në sallën e gjyqit mes avokatëve dhe prokurorëve, ku njëra palë i kërkon gjykatës të dorëzojë dokumentet, ndërsa prokuroria kërkon që të mos i dorëzojë.

Avokatët u larguan në shenjë proteste, ndërsa gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, paralajmëroi disa prej tyre për gjobitjen me 300 mijë lekë të vjetra./ Oranews

Previous Post

“Është aty për arsye politike!” GJKKO la Metën në qeli, avokati i tij: Kartat e kreditit janë përdorur nga Kryemadhi, SPAK u përqendrua te lobimi

Next Post

Rama për The Guardian: Do ta kaloj stafetën, kur Shqipëria të jetë në BE!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
LIVE/ Izraeli sulmon ministrin iranian të Inteligjencës, Teherani ndërmerr një ofensivë me raketat drejt Tel Avivit. SHBA po përpiqet të ruajë sigurinë në Hormuz.

Izraeli eliminon ministrin e Inteligjencës iranian, SHBA përpiqet të mbrojë ngushticën e Hormuzit. Irani sulmon Katarin, duke shkaktuar zjarr në impiantin më të madh të gazit në botë.

March 18, 2026
Video/ Sulmi ndaj impiantit më të madh të gazit në botë: Ministria e Katarit e cilëson si kërcënim kombëtar dhe njofton se do t’i përgjigjet sulmit.

Irani sulmon Katarin, impianti më i madh i gazit përfshihet nga flakët, thonë autoritetet: Ndodhin dëme të konsiderueshme materiale.

Live Barcelona-Newcastle/ Katalanasit avancojnë në çerekfinale, Lewandowski realizon golin e pestë (Video)

LAJME

by timoni.al
March 18, 2026
0

Tensionet midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen pas vrasjes së Ali Larijanit, numrit 2 të Iranit, e cila...

Read moreDetails
Video/ Sulmi ndaj impiantit më të madh të gazit në botë: Ministria e Katarit e cilëson si kërcënim kombëtar dhe njofton se do t’i përgjigjet sulmit.

Video/ Sulmi ndaj impiantit më të madh të gazit në botë: Ministria e Katarit e cilëson si kërcënim kombëtar dhe njofton se do t’i përgjigjet sulmit.

March 18, 2026
Irani sulmon Katarin, impianti më i madh i gazit përfshihet nga flakët, thonë autoritetet: Ndodhin dëme të konsiderueshme materiale.

Irani sulmon Katarin, impianti më i madh i gazit përfshihet nga flakët, thonë autoritetet: Ndodhin dëme të konsiderueshme materiale.

March 18, 2026
Live Barcelona-Newcastle/ Katalanasit avancojnë në çerekfinale, Lewandowski realizon golin e pestë (Video)

Live Barcelona-Newcastle/ Katalanasit avancojnë në çerekfinale, Lewandowski realizon golin e pestë (Video)

March 18, 2026
Gjobë prej 120 milionë lekësh për spitalet; zbulohen praktikat e Rejsi Farma për të qëndruar në pagesa të dyfishta nga institucionet shëndetësore publike, Gjykata anullon zbatimin nga përmbaruesi privat.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

LIVE/ Izraeli sulmon ministrin iranian të Inteligjencës, Teherani ndërmerr një ofensivë me raketat drejt Tel Avivit. SHBA po përpiqet të ruajë sigurinë në Hormuz.

Izraeli eliminon ministrin e Inteligjencës iranian, SHBA përpiqet të mbrojë ngushticën e Hormuzit. Irani sulmon Katarin, duke shkaktuar zjarr në impiantin më të madh të gazit në botë.

March 18, 2026
Video/ Sulmi ndaj impiantit më të madh të gazit në botë: Ministria e Katarit e cilëson si kërcënim kombëtar dhe njofton se do t’i përgjigjet sulmit.

Video/ Sulmi ndaj impiantit më të madh të gazit në botë: Ministria e Katarit e cilëson si kërcënim kombëtar dhe njofton se do t’i përgjigjet sulmit.

March 18, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al