Monday, June 23, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FOTO/ Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim “kokë më kokë” me Ulsi Manjën në një lokal

Editor by Editor
June 23, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
FOTO/ Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim “kokë më kokë” me Ulsi Manjën në një lokal
0
SHARES
42
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto, ku dy ministrat e Edi Ramës janë duke zhvilluar një takim “kokë më kokë” në një kafene.

Bëhet fjalë për ish-nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, aktualisht ministër i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

FOTO/ Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim “kokë më

HETIMI PËR RESTORANTIN E GRUAS “THE HOME”

Mazniku është nën hetim nga SPAK lidhur me shpenzimet e bashkisë së Tiranës në një restorant në pronësi familjare të tij dhe lidhjet e këtij investimi me një tender të kompanisë publike, Tirana DC, e cila ngrenë pikëpyetje për konflikt interesi.

Bëhet fjalë për restorantin “The Home”, i ndodhur në një vilë të rinovuar dykatëshe në zemër të Pazarit të Ri në Tiranë.

Restoranti është në pronësinë familjare të Arbjan Maznikut dhe Endri Fugës; i pari ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës që mban sot postin e ministrit të Shtetit për Qeverisjen Vendore dhe i dyti këshilltari jetëgjatë i kryeministrit Edi Rama dhe drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim. Në Qendrën Kombëtare të Bizneseve, kompania është regjistruar në pronësinë e bashkëshorteve të tyre, Marinela Lika me 50% të aksioneve dhe Besa Fuga me 50%.

Natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor 2023, një grup zyrtarësh u mblodhën për të trokitur gotat tek “The Home”. Darka përbëhej nga 55 persona dhe u pagua nga Bashkia e Tiranës me një faturë prej 236 mijë lekësh në total. Kjo përbën një konflikt të hapur interesi, pasi shpenzimi i parave publike në restorantin e bashkëshortes ka ndodhur gjatë kohës që Mazniku ishte nënkryetar bashkie

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se një tjetër kompani e lidhur me restorantin “The Home” ka fituar tendera me vlerë rreth 800 mijë euro me kompaninë publike Tirana DC dhe Bashkinë e Tiranës gjatë viteve 2021-2022. Edhe pse këto kontrata nuk janë të paligjshme, ato ngrejnë dyshime për një konflikt interesi në dukje për ish-nënkryetarin e bashkisë dhe ministrit aktual të shtetit për Qeverisjen Vendore.

Tirana DC është një shoqëri aksionere në pronësi të Bashkisë së Tiranës, e cila u drejtua fillimisht nga Redi Molla dhe më pas nga Mariglen Qato, dy drejtorët e arrestuar me akuzën e përfitimit të miliona lekëve para publike përmes kompanisë “5D Konstruksion”, që sipas Prokurorisë së Posaçme, kontrollohej prej tyre. Molla dhe Qato i mohojnë akuzat. Mazniku ka mbajtur gjithashtu një pozicion të rëndësishëm në kompaninë Tirana DC si kryetar i Këshillit të Administrimit.

Arbjan Mazniku ka dëshmuar më 22 Korrik për rreth 3 orë në Prokurorinë e Posaçme, por nuk dihet nëse është pyetur për çështjen në fjalë apo jo.

HETIMI PËR RRUGËN “XHON BELUSHI” në Tiranë

Gjithashtu, Arbjan Mazniku ka dëshmuar më 28 Prill të këtij viti për 4 orë në Prokurorinë e Tiranës dhe çështja ka të bëjë me një kallëzim të Belind Këlliçit për rrugën “Xhon Belushi” në Tiranë, para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, kur ai kandidonte për kryetar Bashkie përballë Erion Veliajt.

Rruga “Xhon Belushi” ishte asfaltuar nga punonjësit e bashkisë së Tiranës, në një kohë që tenderi ishte ende i hapur dhe nuk ishte shpallur asnjë kompani fituese. Një ditë pas denoncimit të Këlliçit, tenderi fiktiv me fond limit prej 471 milionë lekësh u anulua. Partia Demokratike kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun, i cili në atë kohë ishte në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë, por edhe në cilësinë e autoritetit kontraktor.

Sipas mediave, Prokuroria e Tiranës, edhem pse e kishte marrë zyrtarisht nën hetim Arbnjan Maznikun për “shpërdorim detyre”, shpalli moskompetencë, ku edhe kjo çështje ka kaluar tashmë në duart e SPAK.

Previous Post

I shpallur në kërkim nga operacioni “Pampa” që goditi organizatën kriminale shqiptare, arrestohet në Abu Dhabi një nga liderët botërorë të trafikimit të drogës

Next Post

Garda Revolucionare Islamike: Irani nisi një sulm të fuqishëm dhe shkatërrues në bazën ajrore Al Udeid! Nuk do të lëmë kurrë pa përgjigje asnjë agresion

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Përballja me Zegjinenë në parlament, Gazment Bardhi flet për herë të parë: Ja pse më sulmoi!

Përballja me Zegjinenë në parlament, Gazment Bardhi flet për herë të parë: Ja pse më sulmoi!

June 23, 2025
FOTOLAJM/ Qielli mbi Doha ndriçohet pas sulmit me raketa nga Irani në bazat amerikane

FOTOLAJM/ Qielli mbi Doha ndriçohet pas sulmit me raketa nga Irani në bazat amerikane

June 23, 2025
Sulmet mbi bazat amerikane/ Trump: Përgjigja e Iranit ishte shumë e dobët, i falënderoj që na dhanë njoftim të hershëm

Sulmet mbi bazat amerikane/ Trump: Përgjigja e Iranit ishte shumë e dobët, i falënderoj që na dhanë njoftim të hershëm

June 23, 2025
VIDEO/ Anderson Cooper i CNN ikën nga transmetimi i drejtpërdrejtë në Izrael pas rënies së sirenave, futet në një vendstrehim kundër bombardimeve

AKTUALITET

Përballja me Zegjinenë në parlament, Gazment Bardhi flet për herë të parë: Ja pse më sulmoi!

by Editor
June 23, 2025
0

I pyetur në “Log.” në News24,  për përballjen me deputeten e re të PS në parlament Zegjine Çaushi, Gazment Bardhi...

Read moreDetails
FOTOLAJM/ Qielli mbi Doha ndriçohet pas sulmit me raketa nga Irani në bazat amerikane

FOTOLAJM/ Qielli mbi Doha ndriçohet pas sulmit me raketa nga Irani në bazat amerikane

June 23, 2025
Sulmet mbi bazat amerikane/ Trump: Përgjigja e Iranit ishte shumë e dobët, i falënderoj që na dhanë njoftim të hershëm

Sulmet mbi bazat amerikane/ Trump: Përgjigja e Iranit ishte shumë e dobët, i falënderoj që na dhanë njoftim të hershëm

June 23, 2025
VIDEO/ Anderson Cooper i CNN ikën nga transmetimi i drejtpërdrejtë në Izrael pas rënies së sirenave, futet në një vendstrehim kundër bombardimeve

VIDEO/ Anderson Cooper i CNN ikën nga transmetimi i drejtpërdrejtë në Izrael pas rënies së sirenave, futet në një vendstrehim kundër bombardimeve

June 23, 2025
Hera e disatë që e bën/ Trump i referohet vazhdimisht Anderson Cooper të CNN me emrin e një gruaje, ja arsyeja sipas kolegëve

Hera e disatë që e bën/ Trump i referohet vazhdimisht Anderson Cooper të CNN me emrin e një gruaje, ja arsyeja sipas kolegëve

June 23, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përballja me Zegjinenë në parlament, Gazment Bardhi flet për herë të parë: Ja pse më sulmoi!

Përballja me Zegjinenë në parlament, Gazment Bardhi flet për herë të parë: Ja pse më sulmoi!

June 23, 2025
FOTOLAJM/ Qielli mbi Doha ndriçohet pas sulmit me raketa nga Irani në bazat amerikane

FOTOLAJM/ Qielli mbi Doha ndriçohet pas sulmit me raketa nga Irani në bazat amerikane

June 23, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al