Sunday, June 22, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bashkia e Tiranës në borxhe/ Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese”

Editor by Editor
June 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Bashkia e Tiranës në borxhe/ Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese”
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kolltuku i ri i zyrës së Anila Ristanit merr një rrotullim pas në Komisionin e Prokurimit Publik. Pas ankesës së një biznesi pjesëmarrës në tenderin e mobilimit të zyrës së kryetares së Bashkisë Tiranë, më 16 qershor 2025 ka ardhur vendimi i KPP.

Sipas këtij dokumenti janë rrëzuar të gjitha kriteret diskriminuese që kishte vënë Anuela me qëllim që t’i japë lekët një kompanie të paracaktuar.

Operatori ekonomik “Klame” SHPK në denoncimin e bërë më 2 qershor 2025 kërkonte modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit me objekt “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 23 qershor 2025, nga Bashkia Tiranë.

Super tenderi i mobilimit të zyrës së kryetares

Ky është një super tender ku janë në lojë 465 milionë lekë pa llogaritur TVSH. Përse bëhet ky shpenzim?

Anuela Ristani po heq mobiljet e Erion Veliajt nga zyrat dhe bën tender për mobilimin e selisë së bashkisë Tiranë.

Poltron rrotullues, raft librash, tavolinë ovale si e Shtëpisë së Bardhë, kasafortë sekrete, komplete kolltuqesh, kredencë, garderobë, pasqyra për tualet dhe një listë e gjatë mobiliesh do t’ia ndryshojnë pamjen nga brenda zyrave.

Komisioni i tenderit i autorizuar nga kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e ka ndarë prokurimin në dy lote: Loti 1: “Pajisje për zyra” dhe Loti 2: “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”. Vlera e pritshme e kontratës është 46,482,958 lekë pa TVSH, ose 473,784.09 Euro pa TVSH, e ndarë në lote: Loti 1: “Pajisje per zyra”, me fond limit 15,408,601 lekë pa tvsh; Loti i dytë – “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë” me fond 31,074,357 lekë pa tvsh.

I çuditshëm është afati i sjelljes së mobiljeve që, sipas njoftimit të bashkisë, është 1 vit. Epo, duhet kohë e gjatë për të mobiluar zyrën e kryetares sipas shijeve të saj.

Jo vetëm kaq, por nga xhepat tona paguhet edhe fatura e korrupsionit gjatë procedurës së tenderit. Tashmë nga denoncimi që është bërë në KPP kemi mësuar se kriteret janë qepur për një kompani të caktuar.

Anuela kërkoi që kolltuku rrotullues të testohej jashtë shtetit, kostoja 10 mijë euro!

Në mes të ankesave, kompania “Klame” i quante kriteret “diskriminuese” dhe në shkelje të ligjit për prokurimet.

Një nga kushtet e vendosura ishte testimi i mobiljeve, i cili nuk u realizoka në Shqipëri, por jashtë vendit! Referuar faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit nuk rezulton që në Shqipëri të ketë një subjekt të akredituar për Testimin e Mobilerive apo aksesorëve të tyre.

Bashkia ka anashkaluar faktin se përpara se të arrish të finalizosh një testim zyrtar si fillim duhet të prodhosh produktin, që të prodhosh produktin sipas specifikimeve të kërkuara, cili do kohën e vet, të paktën disa javë dhe muaj.

Pasi të jetë prodhuar produkti final vijohet me hapin tjetër të nënshkrimit të një marrëveshje me Laboratorin e Certifikuar për Testimin e Mobilerive, që e ka faturën mbi 10.000 Euro.

Më tej vijohet me dërgimin e mostrave me furgon jashtë vendit, pasi nuk rezulton të ketë laborator të akredituar në Republikën e Shqipërisë për testim mobilerish.

Pra, të bësh një testim jashtë vendit, përveç se duhet një thes me lekë, nevojiten minimalisht 3-4 muaj kohë.

“Kërkesa e bashkisë nuk i shërben qëllimit për arsye se edhe ata operator ekonomik që mund t’i kenë raportet e testimi për tavolina apo dollapë, sërish nuk i kanë në mënyrë koncize sipas përmasave dhe specifikave teknike që i duhen kësaj procedure.

Nëse ata i kanë pasur (specifikimet) atëherë i bije që këta kishin informacion paraprak për specifikimet teknike dhe këto të fundit i’u janë dhënë përpara se te publikohej procedura e prokurimit, ç’ka do të përbënte shkelje të barazisë së tenderave në kuptim të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, shkruhet në denoncimin e kompanisë të dërguar në KPP.

Në vendimin e marrë nga KPP hidhet poshtë ky kriter duke e quajtur “të ekzagjërurar dhe të paargumentuar”.

(Sipër) Ankesa e operatorit ekonomik (Poshtë) Faksimile nga vendimi i KPP 

Një kriter tjetër që bëhet me qëllim përjashtimin e konkurrentëve në këtë tender, lidhet me tonazhin e automjeteve që do të përdoren për transportimin e mobiljeve.

Njësi e prokurimit kërkon mjete me kapacitet më shumë se 1.5 ton.

“Autoriteti kontraktor ka dështuar të argumentojë teknikisht se mjetet që mbajnë 500 apo 600 kg nuk arrijnë dot të kryejnë transportin e mallrave me sukses.

Ne e dimë se nuk ka mall që peshon me shumë se 100-200 kg, ç’ka do të thotë se kemi të bëjmë me kriter diskriminues dhe pengues për operatorët ekonomikë”, theksohet në denoncim.

Po ashtu, sipas kushteve të bashkisë, operatori ekonomik duhet të deklarojë se zotëron në pronësi ose me qira ambiente prodhimi/magazinimi jo me pak se 1000 m2.

Bizneset janë të pajisura me leje mjedisi e cila jepet vetëm pasi janë kontrolluar ambientet ku ushtrohet aktiviteti i mobilerisë.

Prandaj kërkesa për ambientin vetëm sa shton burokracinë në ngarkimin e operatorëve ekonomik me përgatitjen e dokumentacioneve të tyre.

“Kërkojmë pezullimin e procedurës deri në shqyrtimin e plotë të ankesës”, përfundonte denoncimi.

Vendimi i KPP e detyron Bashkinë e Tiranës që të kryejë modifikimet përpara se të vazhdojë me procedurën e prokurimit.

Ndërkohë Agjencia e Prokurimit Publik duhet të ishte pengesa e parë për këtë lloj prokurimi dhe duhet të niste hetim admnistrativ.

Si e ka kërkuar Anuela poltronin rrotullues?

Një preventiv i larmishëm prej 58 artikujsh është vendosur si detyrë speciale para bizneseve prodhuese të mobilerive dhe tregtarëve. Kryetarja kërkon “Poltron rrotullues”. Kjo pajisje është në modë për drejtuesit.

Ky që ka porositur kryebashkiakja është me tapiceri prej lëkure ekologjike, me shpinore të lartë.

Me një mekanizëm që lejon fiksimin e pozicioneve të ndryshme të përshtatshme në ulje.

Shpinorja duhet të jetë e përshtatshme në pozicionet vertikalisht si dhe para e prapa.

Duhet të ketë krahë anësore. Të ketë përshtatëse piston me gaz për nivelimin e lartësisë. Thellësia e ulëses, e përshtatshme për përdorues të rritur.

Bazamenti duhet të jetë metalik ose plastik me 5 degëzime në formë ylli dhe me rrota sferike në ekstremet e tyre. Të plotësojë kërkesat e standardit “SH EN 1335-1:2021, SSH EN 1335-2:2018”

Më tej kërkohet tavolinë mbledhje ovale, si e Shtëpisë së Bardhë.

Etazher dhe kredencë e ulët drejtuesi. Hapja e kanateve duhet të jetë “shty dhe tërhiq”, pa doreza dhe aksesorët e përdorur të jenë cilësorë mundësisht prej metali të kromuar.

Duhet garderobë për veshje/zhveshje; Kolltuqe komplet (3+2+1) me skelet druri, stil modern dhe tapiceri me lëkurë ekologjike.

Mbushje me sfungjer cilësor. Modeli, seti, ngjyra, etj, do të përcaktohet nga kryetarja në momentin e lidhjes së kontratës;

Shpërndarës ushqimi me rrota. Ushqimi i kryetares duhet dërguar në zyrë ose në verandë, se drejtuesja nuk mund të shkojë në mensë.

Duke parë sendet e porositura, duket që kryetarja nuk pëlqen asgjë nga mobiljet e Veliajt. Madje po ndërron edhe pasqyrat e tualetit.

Xhami i pasqyrës të jetë i cilësisë së lartë, porosit kryetarja. Ngjyrat të jenë të ndryshme dhe përcaktimi i saktë i tyre do të bëhet në kushtet e lidhjes së kontratës.

Montimi sipas kërkesave të Autoritetit. “Të paketohen që të mos dëmtohen gjatë transportit, të jenë me korniza druri”, shkruhet tek specifikat.

Është porositur edhe poltron pritje dyvendësh (kolltuk dyvendësh); Raft për bibliotekën; Raft lodrash; Mobilje për kuzhinë, lavamani i inkastruar, frigoriferi, etj.

Ndërkaq, kryetarja ka edhe sekrete. Sidomos tani, që “spiunët” e SPAK-ut të tipit “Nesti Angoni” janë shtuar, duhet një kasafortë e sigurt.

Kasaforta duhet të ketë strukturë me trashësi jo më pak se 1.5 mm. Të ketë dy ndarje horizontale nga brenda, ku të krijohen tre hapësira. Dera të jetë e pajisur me dorezë dhe bravë automatike sekrete.

Bashkia në borxhe, Anuela mobilon zyrën!

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se ministritë dhe bashkitë i rritën detyrimet e papaguara me 2.1 miliardë lekë (21 milionë euro).

Totali i detyrimeve të papaguara ka arritur në 94 milionë euro nga 73 milionë euro që ishte vlera në fund të vitit 2024.

Peshën më të madhe të borxheve e ka Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 19 milionë euro, ndjekur nga Ministria e Brendshme me 5.5 milionë euro dhe më pas Ministria e Mbrojtjes me 4 milionë euro detyrime. Kurse tek bashkitë e para është Tirana me 12 milionë euro detyrime të papaguara.

Problematika më e madhe janë investimet e palikujduara. Bashkia Tiranë është e para për borxhet për investime me 1.2 milionë euro, ndjekur nga Bashkia Cërrik me 1.1 milionë euro, detyrime të papaguara në muajt e parë të këtij viti.

Në këto kushte, ky tender është shpërdorim flagrant i fondeve publike. Për më tepër, zyrat ekzistuese janë tashmë funksionale dhe të pajisura me të gjitha nevojat logjistike.

Kujtojmë se më 11 shkurt 2025, pas arrestimit për korrupsion të Erion Veliajt, Anuela Ristani u komandua nga kryeministri Rama të drejtojë Bashkinë e Tiranës./Gijotina

Previous Post

A është e paracaktuar gara për kreun e BKH-së?- Joni Keta sebep sherri mes Dumanit dhe Krajës

Next Post

Rubio paralajmëron Iranin: Nëse reagoni, do të bëni gabimin më të madh të historisë suaj!

Next Post
Rubio paralajmëron Iranin: Nëse reagoni, do të bëni gabimin më të madh të historisë suaj!

Rubio paralajmëron Iranin: Nëse reagoni, do të bëni gabimin më të madh të historisë suaj!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
SHBA sulmoi Iranin/ Analiza e Sky News: A do të hyjnë në ‘lojë’ Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut?

SHBA sulmoi Iranin/ Analiza e Sky News: A do të hyjnë në ‘lojë’ Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut?

June 22, 2025
SHBA i bën thirrje Kinës të bindë Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit

SHBA i bën thirrje Kinës të bindë Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit

June 22, 2025
Donald Trump ka vënë një bast të madh

Donald Trump ka vënë një bast të madh

June 22, 2025
Çfarë i kërkoi Trumpi, “Bibi-t”? Zbulohet se ç’ndodhi në prapaskenë para sulmit të SHBA në Iran

Çfarë i kërkoi Trumpi, “Bibi-t”? Zbulohet se ç’ndodhi në prapaskenë para sulmit të SHBA në Iran

June 22, 2025
SHBA sulmoi Iranin/ Analiza e Sky News: A do të hyjnë në ‘lojë’ Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut?
AKTUALITET

SHBA sulmoi Iranin/ Analiza e Sky News: A do të hyjnë në ‘lojë’ Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut?

by Editor
June 22, 2025
0

SHBA- Vendimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të sulmuar Iranin mund të shkaktojë një luftë më të gjerë rajonale apo edhe globale,...

Read moreDetails
SHBA i bën thirrje Kinës të bindë Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit

SHBA i bën thirrje Kinës të bindë Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit

June 22, 2025
Donald Trump ka vënë një bast të madh

Donald Trump ka vënë një bast të madh

June 22, 2025
Çfarë i kërkoi Trumpi, “Bibi-t”? Zbulohet se ç’ndodhi në prapaskenë para sulmit të SHBA në Iran

Çfarë i kërkoi Trumpi, “Bibi-t”? Zbulohet se ç’ndodhi në prapaskenë para sulmit të SHBA në Iran

June 22, 2025
VIDEO/ Bie zjarr në apartamentin luksoz të blogeres, Franceska Murati

VIDEO/ Bie zjarr në apartamentin luksoz të blogeres, Franceska Murati

June 22, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SHBA sulmoi Iranin/ Analiza e Sky News: A do të hyjnë në ‘lojë’ Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut?

SHBA sulmoi Iranin/ Analiza e Sky News: A do të hyjnë në ‘lojë’ Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut?

June 22, 2025
SHBA i bën thirrje Kinës të bindë Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit

SHBA i bën thirrje Kinës të bindë Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit

June 22, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al