Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përpjekja e Trump dhe Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, “zhdukja” e Ali Khameneit anulon gjithçka

Editor by Editor
June 21, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Përpjekja e Trump dhe Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, “zhdukja” e Ali Khameneit anulon gjithçka
0
SHARES
66
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TURQI- Një iniciativë e ndërmarrë nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për takim midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë në Stamboll dështoi në minutën e fundit, pasi Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, nuk ishte në gjendje të jepte miratimin e nevojshëm.

Sipas tre zyrtarëve amerikanë dhe një burimi me njohuri të drejtpërdrejtë të çështjes të cituar nga Axios, takimi ishte planifikuar të zhvillohej në Stamboll këtë javë, me iniciativën e Erdogan.

Presidenti turk kontaktoi Donald Trump të hënën, ndërsa ishte në Kanada me udhëheqësit e G7, dhe sugjeroi që ai të organizonte një takim midis amerikanëve dhe iranianëve të nesërmen.

Trump pranoi dhe tha se ishte gati të dërgonte Zëvendëspresidentin Vance dhe të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe madje të udhëtonte vetë në Turqi për t’u takuar me Presidentin iranian Masoud Peskov nëse kjo do të ishte e nevojshme për të arritur një marrëveshje.

Në fakt, sipas Axios, disa orë para telefonatës së Erdogan, Shtëpia e Bardhë kishte marrë një sinjal nga iranianët përmes kanaleve të fshehta se ata donin një takim.

Pala turke, përmes Ministrit të Jashtëm Hakan Fidan, ia përcolli propozimin Teheranit. Peskov dhe Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u përpoqën të kontaktonin Ajatollah Ali Khamenein për miratim. Megjithatë, Khamenei, i cili është fshehur nga frika e vrasjes nga Izraeli, nuk u gjet gjëkundi.

Pas disa orësh, iranianët i informuan turqit se nuk kishin arritur të siguronin miratimin e nevojshëm. Ankaraja ia transmetoi zhvillimin SHBA-së dhe takimi u anulua.

Previous Post

Administrata Trump pushon nga puna qindra gazetarë të Zërit të Amerikës, vetëm 50 prej tyre mbeten të punësuar

Next Post

Fox News publikoi artikullin e Gim Neshos për kryeministrin, Berisha: Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës

Next Post
Fox News publikoi artikullin e Gim Neshos për kryeministrin, Berisha: Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës

Fox News publikoi artikullin e Gim Neshos për kryeministrin, Berisha: Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al