Friday, September 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Verifikimi i REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

Editor by Editor
June 21, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Verifikimi i REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

IRAN- Teksa tensionet në Lindjen e Mesme sa vijnë e rriten, mediat shtetërore iraniane po riciklojnë përmbajtje të vjetër vizuale — nga lëshimet e raketave ruse deri te copëzat e dronëve pakistanezë — për të paraqitur një pamje të shtrembëruar të konfliktit me Izraelin.

Video dhe fotografi që tregojnë sulme me dronë, shpërthime dhe goditje raketore janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë ripërdorur për të mbështetur narrativë të rremë

Më 13 qershor, në ditën e parë të konfliktit, transmetuesi shtetëror iranian, IRIB TV1, shfaqi pamje dramatike të raketave që shpërthenin mbi det, të shoqëruara me imazhe të tubimeve proqeveritare dhe komente për armiqësitë në vazhdim.

Verifikimi i REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet

Megjithatë, këto pamje nuk kishin asnjë lidhje të dukshme me Iranin. Një kërkim i thjeshtë përmes “reverse image search” të pamjes së parë të videos iu dërgon në kanalin në YouTube të quajtur Navy Lookout, i cili kishte publikuar të njëjtën video në mars 2022, duke e identifikuar si lëshime të raketave ruse në Detin e Zi.

Verifikimi i REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet

Pas transmetimit të kësaj videoje në Iran më 13 qershor, ajo u shpërnda disa herë në rrjete sociale ditën tjetër, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si pamje e lëshimeve të raketave iraniane.

Një javë më vonë, i njëjti kanal televiziv shkoi edhe më tej, duke përdorur pamje pa zë të një sulmi izraelit ndaj Iranit — të xhiruara afër Liqenit Çitgar në Teheran dhe të publikuara më 16 qershor — teksa fliste për sulme të Iranit ndaj Izraelit me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Pamje nga Ukraina dhe Pakistani

IRIB TV1 nuk është i vetmi kanal shtetëror që përdor pamje të vjetra. PressTV, kanali në gjuhën angleze që drejtohet nga shteti iranian, ka publikuar të paktën dy fotografi të ricikluara, duke i paraqitur në mënyrë të gabuar si pamje nga konflikti aktual.

Verifikimi i REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet

Më 17 qershor, PressTV publikoi një foto të një droni të rrëzuar me mbishkrimin: “Dron izraelit i rrëzuar pranë objektit bërthamor të Natanzit”.

Natanz është një prej impianteve bërthamore të Iranit, që raportohet se është shënjestruar nga sulmet izraelite gjatë javës së kaluar.

Por, kjo foto veçse kishte qarkulluar një muaj më parë në mediat pakistaneze dhe ishte shoqëruar me pretendimin se ushtria pakistaneze e kishte rrëzuar dronë të prodhimit izraelit, të lëshuar nga India.

Verifikimi i REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet

Një ditë më vonë, PressTV publikoi një tjetër foto në llogarinë në X, duke treguar tym që dilte nga shpërthime të shumta mbi horizontin e një qyteti, me përshkrimin “Tel Aviv, tani”.

Edhe pse fotoja është e re — u shfaq për herë të parë më 17 qershor — ajo nuk e tregon Tel Avivin, por një tjetër sulm rus në Ukrainë, të shpërndarë nga media ukrainase dhe disa llogari në rrjete sociale.

Verifikimi i REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet

Përveç mediave shtetërore, edhe disa llogari private — përfshirë disa që pretendojnë të jenë të lidhura me shtetin — kanë qarkulluar pamje të vjetra nga Ukraina, duke i paraqitur rrejshëm si skena nga Izraeli, përfshirë edhe video të manipuluara apo imazhe të gjeneruara me inteligjencë artificiale./REL

Previous Post

Pagoi 50 mijë euro për një vrasje për gjakmarrje, shqiptari i kërkuar ndërkombëtarisht jetoi në Britani pa u zbuluar për vite me radhë

Next Post

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së: Do të bëj çfarë të mundem për ta rikthyer partinë aty ku e ka vendin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Afera me tenderin e rrugës Korçë–Ersekë, zbardhen mesazhet në WhatsApp që fundosin Erion Isain

Afera me tenderin e rrugës Korçë–Ersekë, zbardhen mesazhet në WhatsApp që fundosin Erion Isain

September 26, 2025
A e ndërpreu Kosova dialogun? SHBA nis bisedimet strategjike me Serbinë: Çfarë po diskutohet?

A e ndërpreu Kosova dialogun? SHBA nis bisedimet strategjike me Serbinë: Çfarë po diskutohet?

September 26, 2025
Kosova "e sheh Amerikën si aleat", sondazhi tregon se 77% e qytetarëve e konsiderojnë atë si partnerin kryesor.

Kosova “e sheh Amerikën si aleat”, sondazhi tregon se 77% e qytetarëve e konsiderojnë atë si partnerin kryesor.

September 26, 2025
"La Traviata" Kthehet në TKOB: Sezoni i Ri Artistik Fillon me Kryeveprën e Giuseppe Verdit

“La Traviata” Kthehet në TKOB: Sezoni i Ri Artistik Fillon me Kryeveprën e Giuseppe Verdit

September 26, 2025
Afera me tenderin e rrugës Korçë–Ersekë, zbardhen mesazhet në WhatsApp që fundosin Erion Isain
AKTUALITET

Afera me tenderin e rrugës Korçë–Ersekë, zbardhen mesazhet në WhatsApp që fundosin Erion Isain

by Editor
September 26, 2025
0

Hapja e nje aparati celulare u kthye në provë për prokurorinë e posacme për të zbuluar aferën e korrupsionit. Prokurori...

Read moreDetails
A e ndërpreu Kosova dialogun? SHBA nis bisedimet strategjike me Serbinë: Çfarë po diskutohet?

A e ndërpreu Kosova dialogun? SHBA nis bisedimet strategjike me Serbinë: Çfarë po diskutohet?

September 26, 2025
Kosova "e sheh Amerikën si aleat", sondazhi tregon se 77% e qytetarëve e konsiderojnë atë si partnerin kryesor.

Kosova “e sheh Amerikën si aleat”, sondazhi tregon se 77% e qytetarëve e konsiderojnë atë si partnerin kryesor.

September 26, 2025
"La Traviata" Kthehet në TKOB: Sezoni i Ri Artistik Fillon me Kryeveprën e Giuseppe Verdit

“La Traviata” Kthehet në TKOB: Sezoni i Ri Artistik Fillon me Kryeveprën e Giuseppe Verdit

September 26, 2025
“Dy Univers, Një Të Vërtetë”/ Durrës, ekspozita në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia”

“Dy Univers, Një Të Vërtetë”/ Durrës, ekspozita në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia”

September 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Afera me tenderin e rrugës Korçë–Ersekë, zbardhen mesazhet në WhatsApp që fundosin Erion Isain

Afera me tenderin e rrugës Korçë–Ersekë, zbardhen mesazhet në WhatsApp që fundosin Erion Isain

September 26, 2025
A e ndërpreu Kosova dialogun? SHBA nis bisedimet strategjike me Serbinë: Çfarë po diskutohet?

A e ndërpreu Kosova dialogun? SHBA nis bisedimet strategjike me Serbinë: Çfarë po diskutohet?

September 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al