Friday, June 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Operacioni që mund të rrëzojë piramidën e pushtetit: SPAK bastis shtëpitë e Ballukut dhe Maznikut

Editor by Editor
June 20, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Operacioni që mund të rrëzojë piramidën e pushtetit: SPAK bastis shtëpitë e Ballukut dhe Maznikut
0
SHARES
421
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter


Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka futur në ankth pushtetarët e lartë të qeverisë, duke shtrirë hetimet në dy nga figurat kyçe të Rilindjes: zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku – ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës dhe pjesë e rëndësishme e strukturës politike dhe financiare të qeverisë Rama.

Burime të sigurta bëjnë me dije se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle të thelluara në banesat e të dyve, duke bastisur dhe sekuestruar pasuri të pajustifikuara, mallra luksi, objekte me vlerë të lartë dhe çdo dokument që mund të ndihmojë në zbulimin e lidhjeve me aferat që po hetohen.

Hetimet ndaj Arbjan Maznikut

Fokus i hetimeve ndaj Maznikut janë dyshimet për shpërdorim detyre gjatë periudhës kur ai ishte nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai është marrë në pyetje nga oficerët e BKH-së pas denoncimeve të opozitës lidhur me aferat e drejtorëve në bashki.

Por, tre muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, hetuesit kanë avancuar hetimet duke kryer kontroll të imtë në banesën e Maznikut me mandat gjykate, në kërkim të provave konkrete.

Hetimet për Maznikun po zhvillohen në dy drejtime kryesore, përfshirë një procedurë të dyshuar tenderimi fiktiv për rikonstruksionin e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut, ndërkohë që ai mbante postin e nënkryetarit të bashkisë. Mazniku është marrë tashmë në pyetje për këtë çështje.

Korrupsioni

Por më e rëndësishmja është se hetimet janë shtrirë edhe tek marrëdhëniet kontraktore mes Bashkisë së Tiranës dhe restorantit “The Home”, një subjekt privat në bashkëpronësi të bashkëshortes së Maznikut, znj. Marinela Lika. Sipas hetimeve paraprake, gjatë viteve 2021–2022, restoranti ka përfituar rreth 800 mijë euro nëpërmjet tenderëve të fituar nga Bashkia e Tiranës dhe kompania publike “Tirana DC” . Në thelb të hetimeve qëndrojnë disa skema të dyshuara të shpërdorimit të detyrës, të mbështetura nga një lidhje familjare, një klishe që përsëritet tashmë në rrethet e qeveritarëve në Tiranë, kur pushtetari që ka në dorë fondet i kanalizon ato tek NIPT-i i familjarëve të tij. “The Home” i ka përfituar fondet gjatë kohës kur Mazniku mbante postin e kryetarit të Këshillit Administrativ të kësaj të fundit.

Dyshimet e prokurorisë janë tek konflikti i interesit, sipas një skeme të ngjashme si ajo e “Gzonës” së Ilir Beqajt. Mazniku e ka mbajtur funksionin e kryetarit të Këshillit Administrativ të “Tirana DC” deri në gusht të vitit 2024 dhe sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, aktualisht subjekti “The Home” është vendosur nën masë sigurimi për shkak të detyrimeve tatimore të papaguara, që kapin vlerën e 27 milion lekëve të vjetra. Masa është vendosur më 9 shtator 2024 dhe njoftimi është përcjellë zyrtarisht tek administratori i biznesit, shtetasi Ledion Çollaku. Interesante është se goditja e Maznikut i shkon për shtat edhe zhvillimeve në Partinë Socialiste, pasi ai njihet si njeriu me lidhje të ngushta miqësore dhe profesionale me Erion Veliaj. Që në vitet e hershme të Mjaft-it, Arbjan Mazniku ka qenë ndër bashkëudhëtarët më të afërt të Veliajt në projektin e G99, më pas në rrugëtimin politik në Partinë Socialiste, në bashkëpunimin në Bashkinë e Tiranës.

Pse SPAK kontrolloi banesën e Ballukut?

Nga ana tjetër, aksioni i BKH-së ndaj Belinda Ballukut vjen në një moment kur ndaj saj janë hapur një sërë hetimesh për inceneratorin e Tiranës, tunelin e Llogarasë, koncesione të dyshimta, tendera me vlerë qindra milionë euro dhe lidhje të forta me zyrtarë tashmë të arrestuar. Emrat e vartësve të saj, drejtues të KESH-it, ARRSH-së, OSHEE-së dhe Agjencisë për Efiçencën e Energjisë shfaqen njëri pas tjetrit në dosjet e SPAK si hallka të një zinxhiri të gjatë abuzimi me pushtetin. Me këtë zhvillim, drejtësia po afron gjithnjë e më pranë qendrës së komandës politike, aty ku janë marrë vendimet që kanë ndarë pasurinë publike mes një grushti klientësh dhe oligarkësh. Nuk dihet se çfarë ka sekuestruar SPAK në banesën e saj, por më poshtë do të tregojmë dosjet që po heton SPAK ndaj Ballukut dhe vartësve të saj.

Inceneratorët

Më 15 maj 2024, Belinda Balluku iu shtua listës së zyrtarëve të lartë socialistë që janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka vendosur nën sekuestro impiantin e trajtimit të mbetjeve në Tiranë. Kontrata për ndërtimin e tij, me kosto të investimit të parashikuar prej 128 milionë euro (pa TVSH) u firmos në vitin 2017. Por ende, impianti i djegies nuk ekziston, dhe gjithçka funksionon vetëm si një landfill i zakonshëm. Kjo çështje u ngrit disa herë gjatë aktivitetit të Komisionit Hetimor parlamentar për çështjen e inceneratorëve, të drejtuar nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, edhe kur përpara këtij komisioni u paraqit zonja Balluku. Ndonëse procedurat u nisën dhe u çuan përpara nga Ministria e Mjedisit, ishte më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila mori rolin e autoritetit kontraktor, që në kohën kur në krye të saj ishte zoti Damian Gjiknuri, i zëvendësuar më pas nga zonja Balluku. Kjo ministri ishte përgjegjëse për verifikimin dhe kontrollin e zbatimit të detyrimeve kontraktore, ndërsa nën autoritetin e saj vepron dhe njëzia e zbatimit të projektit, me përfaqësuesë dhe nga Bashkia e Tiranës e Ministria e Mjedisit. Hetimi për këtë dosje vazhdon në SPAK.

2 dosjet e hapura në SPAK për Tunelin e Llogarasë

Gjithashtu Balluku është nën hetim nga SPAK për dy çështje të rënda që lidhen me ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, një projekt që nga një investim strategjik turistik është shndërruar në simbol të dyshimeve për korrupsion të nivelit të lartë dhe shkelje të rënda të ligjit. Në dosjen e parë, SPAK po heton mënyrën se si u anulua tenderi fillestar për ndërtimin e tunelit (me ofertën më të ulët 140 milionë euro nga “Gjoka Konstruksion”) dhe u shpall një tender i ri, ku fitues u shpallën dy kompani turke me një ofertë më të lartë, 170 milionë euro. Skema dyshohet se është ndërtuar qëllimisht për t’i favorizuar këto kompani, të cilat nuk realizuan vetë punimet, por nënkontraktuan pikërisht “Gjokën”, duke përfituar diferencën 30 milionë euro.

Sipas dëshmisë së Arben Ahmetajt dhe të dhënave të tjera, fituesit ishin paracaktuar në një takim të fshehtë në Ankara, më 3 qershor 2021, vetëm 3 javë para se të rihapej tenderi. Hetimi i dytë i SPAK lidhet me tenderin për mbikëqyrjen e punimeve të tunelit, me vlerë rreth 2 milionë euro. Tenderin e fitoi bashkimi i kompanive “Hill International” dhe “Net Group”, kjo e fundit në pronësi të Valter Begajt, një biznesmen i afërt me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi. SPAK ka sekuestruar dokumentet e tenderit dhe ka dyshime për favorizim, pasi Berberi, një zyrtar i afërt me Ballukun dyshohet se ka ndikuar përmes lidhjeve të tij personalepër të favorizuar ortakët në garë. Të dy, Berberi dhe Begaj, janë tashmë nën arrest për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa hetimi për rolin e Ballukut në këtë aferë vijon.

Tenderat e Bendian Dalipajt

Blendian Dalipi, drejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, është denoncuar në SPAK për përfshirje në një aferë të rëndë me përfitim familjar. Kompania “IDK Konstruksion”, në pronësi të babait të tij, Bajram Dalipi, ka përfituar rreth 30 milionë euro nga tenderat publikë, shumica e të cilëve janë dhënë nga institucionet nën varësinë e ministres Belinda Balluku. Kulmi i konfliktit të interesit është një kontratë koncesionare 35-vjeçare, ku kompania e familjes Dalipi shpallet fituese në bashkëpunim me një tjetër subjekt, megjithëse ligji e ndalon qartë përfshirjen e të afërmve të zyrtarëve në kontrata publike. Për të shmangur përgjegjësinë ligjore, Balluku i delegoi firmën zv.ministrit Ami Kozeli, por në fund kontrata u miratua me vendim të Këshillit të Ministrave dhe u firmos nga vetë Balluku si zv.kryeministre në dhjetor 2024 – duke e bërë atë pjesë të drejtpërdrejtë të një skeme abuzimi me pushtetin.

Nga 2015 e deri më sot, “IDK Konstruksion” ka kaluar nga një kompani periferike në një përfituese sistematike të fondeve publike, veçanërisht pas emërimit të Ballukut në krye të Infrastrukturës. Vetëm nga ARRSH, kompania ka marrë rreth 10 milionë euro në tendera për periudhën 2019–2024. Ky është një rast klasik i kapjes së shtetit për interesa personale, ku një zyrtar i lartë përdor pozitën për të pasuruar familjarët e vet, ndërsa një ministre firmos në konflikt të qartë interesi. Nëse SPAK guxon të shkojë deri në fund të kësaj dosjeje, rasti Dalipi-Balluku mund të zbulojë një rrjet të gjerë abuzimesh.

Dy drejtorë të tjerë të Ballukut merren të pandehur

Telashet për Ballukun nuk mbarojnë këtu. SPAK ka marrë të pandehur pak ditë më parë administratorin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi. Atij i janë komunikuar akuzat për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”. Bëhet fjalë për të njëjtin hetim ku është marrë i pandehur edhe drejtori aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Gentian Gjyli, i cili po ashtu u thirr në SPAK për t’iu komunikuar akuza. Mësohet se janë gjithsej 25 persona dhe 3 subjekte kompani, të cilët janë marrë nën hetim dhe u janë komunikuar akuza për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”, teksa bëhet fjalë për biznesmenë dhe zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH-së. Mes tyre i pandehur është marrë sërish edhe ish- kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilit i janë komunikuar akuzat e reja në qeli, ku ndodhet që prej 14 marsit të vitit kur u arrestua me urdhër të SPAK.

Burime bëjnë me dije se hetimi ka të bëjë me abuzimet me tenderat e rrugëve, teksa mësohet se janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara dhe dosja po hetohet nga prokurori Dritan Prençi. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të Eficencës së Energjisë elektrike të subvencionuar nga BE. SPAK vijon hetimet edhe për një tjetër fraksion me zyrtarë të lartë. Në kohën e ndodhjes së veprës penale Gjyli dhe Elezi asokohe ish anëtar i KVO vartës të Berberit. Mësohet se hetimi për këtë dosje ka nisur pas materialeve të sekuestruara nga celulari i ish-kreut të ARRSH Evis Berberi. Ky i fundit u arrestua vitin e kaluar, pasi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së kishte dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte. Të gjitha këto institucione, të cilat dyshohen për abuzime me prokurimet publike janë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, të drejtuar nga Belinda Balluku.

Dosja e rrugës Korçë-Ersekë

Prokuroria e Posaçme vazhdon hetimet dhe për rrugën Korçë-Ersekë, pas një kallëzimi të para tre viteve nga inxhinieri Romeo Nazarko. Rruga u bë e pakalueshme pas një shembjeje masive në një segment të saj, duke ngritur dyshime për shkelje të rënda gjatë ndërtimit. Nazarko ka kallëzuar ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe kompaninë kontraktuese, duke deklaruar se rruga u projektua gabim që në fillim dhe nuk u respektuan standardet teknike të detyrueshme. Sipas tij, shembja erdhi si pasojë e një strukture të dobët gjeologjike, mungesës së studimeve të thelluara dhe gabimeve sistematike që janë trashëguar nga një drejtues në tjetrin.

Dosjet për Ergys Verdhon dhe Ceno Klosin

Sjellim në vëmendje gjithashtu se Ergys Verdho, ish-kreu i KESH u largua pak kohë më parë nga ky post, pasi ndaj tij nisi një hetim nga SPAK për tenderat në institucionin që ai drejtonte. Një tjetër zyrtar i lartë, i cili është nën hetim është edhe Ceno Klosi, ish-kreu i Tatimeve.

Aferat me energjinë

Gjithashtu para disa javësh, Prokuroria e Posaçme njoftoi ka nisur hetimet mbi dyshimin e shitblerjes së paligjshme të energjisë elektrike nga OSHEE, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku, përmes një skeme korruptive, që sipas PD i ka shkaktuar dëm 180 milionë euro shtetit. “KESH nuk e ka nxjerrë energjinë e pa kontraktuar në Bursë, por e ka blerë shtrenjtë dhe e ka shitur lirë tek kompani private të shitblerjes së energjisë elektrike. Vitin e kaluar, KESH ka deklaruar se ka blerë jashtë bursës rreth 561 mijë megavat orë me çmim më të lartë sesa shitej në bursë. KESH-i jo vetëm ka blerë shtrenjtë jashtë bursës, por edhe ka shitur lirë po jashtë bursës, megjithëse ligji ia ndalon tregtimin jashtë bursës shqiptare të energjisë.

Vetëm për vitin 2023, KESH ka shitur jashtë bursës rreth 640 mijë megavat orë energji”, denoncoi opozita. Po me dijeni të Ballukut, si kryetare e Asamblesë së Përgjithshme të KESH, Bardhi thotë se KESH ka falsifikuar të dhënat e dorëzuar tek Enti i Energjisë, për të fshehur tregtinë e paligjshme. “Këto fasha orari energjie të tregtuara jashtë bursës, KESH nuk i ka raportuar, sepse, kur të dhënat kryqëzohen, rezulton se kompania shtetërore e energjisë nuk ka mbrojtur interesin publik për të rritur fitimet apo minimizuar humbjet, por ka vepruar në interes të kompanive private për rritjen e fitimit të tyre. Belinda Balluku, e cila kontrollon çdo strukturë që ka lidhje me shitblerjen,  transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë, që nga KESH, OST, OSHEE nuk mund të bëjë të paditurën! Ministrja e Energjisë ka firmosur për bilancet e rreme dhe të falsifikuara të KESH-it”, thuhet në dosjen që  është hapur nga SPAK.

“2 ‘tigrat’ e Belindës

Balluku është denoncuar në SPAK dhe për aferën me dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë, “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Duke e quajtur një skemë si ajo e inceneratorëve, opozita tha se dy TEC-et lundruese nuk janë vendosur ende në punë dhe kjo tregon se qëllimi ishte shpërdorimi i dyshimtë i 80 milionë euro dhe jo furnizimi me energji elektrike. Akuzat janë se kompania për dy TEC-et ishte paracaktuar nga Balluku. Për këtë opozita thotë se ka dokumente që e provojnë. Këto fakte kanë shkuar në SPAK.

Abuzimi me projektin me ndërtimin e impiantit fotovoltaik

Gjithashtu Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK disa kohë më parë një padi ndaj Ballukut të cilën e akuzon se ka miratuar kosto 3 herë më të larta për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës. Balluku firmosi për një kosto 8 milionë për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës ndërkohë që nga privati kushtonte 3 mln euro. “Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro. Kjo ka ndodhur me projektin e ndërtimit të impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës, kostoja e të cilit është fryrë në mënyrë fiktive, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej të paktën 5 milionë euro”, denoncoi opozita. PD thotë se ndërtimi i impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës në hidrocentralin e Vaut të Dejës po bëhet me kosto të fryrë, ndërsa për këtë në SPAK janë depozituar të gjitha dokumentet.

Previous Post

Sulmi më i madh kibernetik, hakerohen 16 miliardë llogari në Facebook, Gmail dhe Instagram

Next Post

Gjykata amerikane i lejon Trumpit të mbajë kontrollin e Gardës Kombëtare në Los Angeles/ Presidenti i SHBA: Fitore e madhe! Reagimi i Newsom

Next Post
Gjykata amerikane i lejon Trumpit të mbajë kontrollin e Gardës Kombëtare në Los Angeles/ Presidenti i SHBA: Fitore e madhe! Reagimi i Newsom

Gjykata amerikane i lejon Trumpit të mbajë kontrollin e Gardës Kombëtare në Los Angeles/ Presidenti i SHBA: Fitore e madhe! Reagimi i Newsom

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

June 20, 2025
“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

June 20, 2025
Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

June 20, 2025
Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik/ Avokati i familjes Ademaj: Po tentojnë të shmangin burgimin e përjetshëm! Drejtori i QKUK-së: Do të qëndrojë në spital aq sa duhet

Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik/ Avokati i familjes Ademaj: Po tentojnë të shmangin burgimin e përjetshëm! Drejtori i QKUK-së: Do të qëndrojë në spital aq sa duhet

June 20, 2025
Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq
AKTUALITET

Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

by Editor
June 20, 2025
0

Policia Kufitare ka ndërhyrë për të shpëtuar dy shtetas që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen, për shkak të motit të...

Read moreDetails
“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

June 20, 2025
Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

June 20, 2025
Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik/ Avokati i familjes Ademaj: Po tentojnë të shmangin burgimin e përjetshëm! Drejtori i QKUK-së: Do të qëndrojë në spital aq sa duhet

Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik/ Avokati i familjes Ademaj: Po tentojnë të shmangin burgimin e përjetshëm! Drejtori i QKUK-së: Do të qëndrojë në spital aq sa duhet

June 20, 2025
Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, publikohen notat e maturantëve

Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, publikohen notat e maturantëve

June 20, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

June 20, 2025
“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

June 20, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al