Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Se çfarë do ndodhte me 11 maj është e parathënë…”/ Noka: Shteti në shërbim të partisë, policët vraponin për të bërë vota për PS-në

Editor by Editor
June 20, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Se çfarë do ndodhte me 11 maj është e parathënë…”/ Noka: Shteti në shërbim të partisë, policët vraponin për të bërë vota për PS-në
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u shpreh se në asnjë vend të Europës nuk ndodh kurrë që shteti dhe partia të jenë një. I ftuar në emisionin ‘’Drejt’’, Noka theksoi se ‘SHISH u kthye në patronazhues’ dhe se shteti u vu në shërbim të PS-së, ku policët vraponin për të blerë vota. Sipas tij ajo që opozita në 11 maj ka artikuluar në mënyrë të vazhdueshme është njëjtë me raportin paraprak të OSBE ODIHR apo edhe me rezolutën që miratoi para disa ditësh Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian

“Ajo që opozita në post 11 maj ka artikuluar në mënyrë të vazhdueshme është njëjtë me raportin paraprak të OSBE ODIHR apo edhe me rezolutën që miratoi para disa ditësh Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian. Se çfarë do ndodhte me 11 maj është e parathënë përsëri në rezolutën e partive Popullore që u miratua në Valencia.

Çfarë është thënë? Partia shtet dhe shteti parti, shteti në shërbim të partisë. Në asnjë demokraci funksionale sado që mund të ketë probleme nuk ndodh kurrë, në asnjë vend të Europës që shteti dhe partia të jenë një. Në këtë studio unë e kam thënë Ramiz Alia ka qenë presidenti i fundit komunist, ka patur më pak fuqi e ndikim në shtetin e asaj kohe se çka sot Edi Rama.

Pra është parti shtet. A u përball opozita thjesht me PS apo u përball PD dhe opozita me të gjithë shtetin, mekanizmat e tij, të gjithë administratën, me krimin e organizuar, me kartelet e drogës apo nuk është e vërtetë kjo? Po të dojë shteti dhe të angazhohet kurrë nuk e lë një parti opozite të ngrejë krye. Policët vraponin nga mëgjesi në darkë për vota për PS. Në një vend ku SHISH kthehet në patronazhues,” tha Noka. 

Previous Post

Nga pijet alkoolike te TV-të e qumështi, mallrat që paguajmë deri në 50% më shtrenjtë se në Europë

Next Post

Presidenti izraelit: Qëllimi ynë nuk eleminimi i Khamenein dhe ndryshimi i regjimit në Iran

Next Post
Presidenti izraelit: Qëllimi ynë nuk eleminimi i Khamenein dhe ndryshimi i regjimit në Iran

Presidenti izraelit: Qëllimi ynë nuk eleminimi i Khamenein dhe ndryshimi i regjimit në Iran

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al