Thursday, September 25, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Anëtarë të grupeve kriminale dhe të akuzuar nga GJKKO për vrasje, momenti kur tre shqiptarët e shumëkërkuar ekstradohen nga Dubai

Editor by Editor
June 20, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
VIDEO/ Anëtarë të grupeve kriminale dhe të akuzuar nga GJKKO për vrasje, momenti kur tre shqiptarët e shumëkërkuar ekstradohen nga Dubai
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Janë ekstraduar nga Dubai tre personat e shumëkërkuar dhe të përfshirë në ngjarje kriminale. Bëhet fjalë për Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika, të cilët ishin në kërkim për akuza të rënda nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për krime të kryera nga grup i Talo Çelës.

Pamjet

Operacioni, pjesë e aksionit të koduar “The Wanted”, u realizua në koordinim të ngushtë mes strukturave të specializuara të Policisë shqiptare dhe Policisë së Dubait, duke treguar edhe një herë efikasitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.

Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, akuzohet nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur shtetasin e shumëkërkuar Talo Çela. Ervis Daka, akuzohet nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar. Maksim Koçi, akuzohet nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

Njoftimi i policisë

Vijon bashkëpunimi shumë i ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të lokalizuar, kapur dhe ekstraduar shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar, që synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare.

Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri, 3 shtetas të akuzuar nga GjKKO-ja, si të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale kundër personit dhe si përkrahës të një shtetasi të shumëkërkuar të cilët u kapën disa javë më parë, nga Policia e Dubait, si rezultat i sigurimit dhe shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit.

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-E. D., 38 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

-M. K., 39 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

-A. Xh., 40 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Të tre shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Previous Post

E rëndë në Spanjë/ Oficeri i policisë vret hajdutin që dyshohet që i vodhi celularin, kalimtarët i bëjnë thirrje: Hiqe dorën po e mbyt

Next Post

Nga pijet alkoolike te TV-të e qumështi, mallrat që paguajmë deri në 50% më shtrenjtë se në Europë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të autostradave: Gjobiten shoferët për parakalime të gabura dhe parkim të paligjshëm.

Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të autostradave: Gjobiten shoferët për parakalime të gabura dhe parkim të paligjshëm.

September 25, 2025
Messi shënon dy gola dhe jep një asist, duke e çuar ekipin e Beckham në fazën e play-off për të dytin vit me radhë.

Messi shënon dy gola dhe jep një asist, duke e çuar ekipin e Beckham në fazën e play-off për të dytin vit me radhë.

September 25, 2025
Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i bëhet thirrje të shmangë Kushtetutën për të fituar lirinë nga burgu.

Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i bëhet thirrje të shmangë Kushtetutën për të fituar lirinë nga burgu.

September 25, 2025
Lajm pozitiv për Allergrin: Leao kthehet nga dëmtimi dhe është gati për supersfidën ndaj Napolit këtë fundjavë.

Lajmi Fundit

Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të autostradave: Gjobiten shoferët për parakalime të gabura dhe parkim të paligjshëm.

by timoni.al
September 25, 2025
0

Gjatë 72 orët e fundit, specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban kanë realizuar kontrolle të intensifikuara në hyrjet dhe daljet...

Read moreDetails
Messi shënon dy gola dhe jep një asist, duke e çuar ekipin e Beckham në fazën e play-off për të dytin vit me radhë.

Messi shënon dy gola dhe jep një asist, duke e çuar ekipin e Beckham në fazën e play-off për të dytin vit me radhë.

September 25, 2025
Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i bëhet thirrje të shmangë Kushtetutën për të fituar lirinë nga burgu.

Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i bëhet thirrje të shmangë Kushtetutën për të fituar lirinë nga burgu.

September 25, 2025
Lajm pozitiv për Allergrin: Leao kthehet nga dëmtimi dhe është gati për supersfidën ndaj Napolit këtë fundjavë.

Lajm pozitiv për Allergrin: Leao kthehet nga dëmtimi dhe është gati për supersfidën ndaj Napolit këtë fundjavë.

September 25, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

Katër gjermanë arrestohen në Shëngjin për mbajtje të kanabisit me qëllim tregtimi

September 25, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të autostradave: Gjobiten shoferët për parakalime të gabura dhe parkim të paligjshëm.

Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të autostradave: Gjobiten shoferët për parakalime të gabura dhe parkim të paligjshëm.

September 25, 2025
Messi shënon dy gola dhe jep një asist, duke e çuar ekipin e Beckham në fazën e play-off për të dytin vit me radhë.

Messi shënon dy gola dhe jep një asist, duke e çuar ekipin e Beckham në fazën e play-off për të dytin vit me radhë.

September 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al