Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush do ta rrëmbej?!/ Anulohen 45 MLN euro tendera në Gardë dhe policinë e burgjeve

Editor by Editor
June 18, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Kush do ta rrëmbej?!/ Anulohen 45 MLN euro tendera në Gardë dhe policinë e burgjeve
0
SHARES
115
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar zyrtarisht anulimin e njërit prej tenderëve më të shtrenjtë të uniformave në historinë e saj. Bëhet fjalë për kontratën “Blerje uniforma për Policinë e Burgjeve”, ndarë në dy lote: uniforma dhe grada (me vlerë mbi 1.1 miliard lekë pa TVSH) dhe këpucë (rreth 194 milion lekë). Fondi total i tenderit kapte shifrën rekord të 1.39 miliardë lekëve pa TVSH – mbi 14 milionë euro.

Zyrtarisht, anulimi është justifikuar me “rrethana të paparashikueshme dhe ndryshim të nevojave apo aftësisë paguese të autoritetit”. Por faktet flasin ndryshe. Buxheti ishte planifikuar prej muajsh.

Ky është tenderi më i shtrenjtë për uniformat që kanë bërë burgjet dhe e ka fondin limit 1,390,769,925 lekë pa TVSH ose 14,055,280 Euro pa TVSH.

Vetëm uniformat dhe gradat kushtojnë 1,196,890,675 lekë pa TVSH. Ndërkohë, “Blerja e këpucëve për Policinë e Burgjeve” kushton 193,879,250 lekë pa llogaritur TVSH-në.

Arsyeja zyrtare e paraqitur për anulimin nga drejtoria e Burgjeve është e mjegullt.  “Për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aftësia paguese e autoritetit kontraktor kanë ndryshuar”.

Çfarë ndryshoi në qershor? Më së shumti, dyshimet bien mbi një tentativë për të shtyrë tenderin në kohë të përshtatshme për ndonjë operator të paracaktuar, ose për ta anuluar fare e zhvendosur fondet drejt “projekteve” elektorale të qeverisë.

Në të njëjtën kohë, tenderi për uniformat e Gardës së Republikës, me fond limit 36.6 milionë lekë, është pezulluar pas një ankese në Komisionin e Prokurimit Publik. Kompania “Kristal 2001” dhe një ofertues tjetër janë skualifikuar dhe kanë ngritur akuza për shkelje të rënda proceduriale.

Denoncohet tenderi i uniformave të Gardës

Është pezulluar për momentin tenderi “Blerje uniformash dhe elementësh të tjera përbërëse të tyre për Gardën e Republikës”, me fond limit: 36,666,500 lekë pa TVSH. Tenderi u hartua nga grupi i ngritur nga komandanti i dorëhequr Ermal Onuzi dhe i ka mbetur në dorë si patate e nxehtë Simon Zerecit, drejtuesit që është komanduar më 15 qershor nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Proceduar e prokurimit është denoncuar në Komisionin e Prokurimit Publik nga kompania “Kristal 2001” dhe Gentian Sadiku (person fizik) të cilët kundërshtojnë si të padrejtë vendimin e komisionit për skualifikimin e tyre. Deri në marrjen e një vendimi nga KPP, pazari për tenderin e uniformave të gardistësve do të mbetet pezull.

Ndërkohë që burgjet dhe Garda përballen me anulime dhe skualifikime, një tjetër forcë uniformash po vishet në luks: “Illyrian Guard”.

Kjo është shoqëria “Illyrian Guard” sh.a e cila është pronë e Ministrisë së Brendshme, që mbahet me kontratat e ruajtjes dhe sigurisë së institucioneve publike. Ky është një tender i madh që e kishte planifikuar ish-deputeti Anduel Xhindi, që ishte drejtor deri dhjetor 2024. Por më pas, me rënien e mbështetjes së tij politike, u caktua në krye Enrik Banushi, që tashmë po i jep drejtim kësaj çështje.

Tenderi i shpallur për prokurimin e këmishave me mëngë, pelerinave dhe pantallonave ka një fond limit rreth 1.6 miliardë lekë pa tvsh.

Shoqëria shtetërore nën Ministrinë e Brendshme, e cila ruan institucionet publike, ka shpallur tenderin për uniforma me fond limit afro 1.6 miliardë lekë pa TVSH.  Afati për dorëzimin e ofertave është 14 korriku 2025. Me fjalë të tjera, para ka  por jo për policët e shtetit.

Edhe Policia e Shtetit ka parë një skenar të ngjashëm.

Tenderi për blerjen e 78 mijë uniformave dhe 51 mijë palë këpucësh – me një total prej 27.2 milionë eurosh pa TVSH  u anulua me kërkesë të vetë Drejtorit të Përgjithshëm, Ilir Proda. Edhe këtu, shpjegimi është “ndryshimi i rrethanave dhe nevojave”. Por si mund të ndryshojnë nevojat për uniforma në një polici me mijëra efektivë në terren?

Por ç’ndodhi? Me një shkresë të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda është anuluar tenderi. Loti i parë ishte me vlerë 19.6 milionë euro dhe parashikonte blerjen e uniformave, gradave, stemave dhe shenjave për Policinë e Shtetit. Sipas dokumenteve të tenderit do të bliheshin 78.150 uniforma bazë për policinë, si dhe 4.545 kostume bazë (këmishë, jelek, pantallona, kapele etj), për rreth 12 mijë punonjës policie gjithsej.

Pjesë e këtij loti ishte edhe blerja e uniformave verore, 8500 palë pantallona, si dhe 62,100 këmisha e pulovra. Kërkesa tjetër është prej 25,700 palë kostume e bluza që do të shërbejnë për stërvitje e shërbime.

Uniforma ceremoniale do bliheshin 1,718 copë si edhe uniforma prezantuese për zyrat e pritjes qytetareve 270 copë. Sa i takon Gradave të Policisë së Shtetit që janë pjesë e këtij tenderi do bliheshin 21,586 grada të mëdha të shërbimit spaleti, 3,368 Gradë e madhe spaleti ceremoniale.

Ndërsa loti i dytë parashikonte blerjen e shpërndarjen e këpucëve me vlerë 7.6 milionë euro. Me këtë fond synimi ishte të bliheshin 51,563 palë këpucë.

Tenderi “LOTI II BLERJE DHE SHPËRNDARJE KËPUCË PËR POLICINË E SHTETIT”, mësohet se gjithashtu është anuluar me kërkesë të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Në shkresën e tij dërguar Operatorit të Blerjeve të Përqendruara thuhej se arsyeja e veprimit është argumentuar me një nga pikat e ligjit të prokurimeve publike: “për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aftësia paguese e autoritetit ose entit kontraktor kanë ndryshuar”.

Në përfundim, një model i njohur po përsëritet: tendera me fonde marramendëse anulohen pa shpjegime bindëse, për të krijuar terren për manovra të dyshimta, pazare politike, apo zhvendosje fondesh drejt subjekteve më “lojalë”. Policia e Shtetit dhe e Burgjeve mbeten pa uniforma, ndërsa shoqëri nën kontroll të ministrisë vishet me tendera miliardësh. Një tjetër dëshmi se në Shqipëri, uniformat nuk janë më simbol i rendit  por i privilegjit.

Previous Post

Hetimet për fabrikën e mbetjeve shtazore, Prokuroria Speciale merr në pyetje zëvendëskryeministrin në detyrë të Kosovës

Next Post

U morën 15 mln euro evropianëve përmes mashtrimit në “Call Center”, dënohen me burg Jusel Mici dhe Mendim Domi! Iu konfiskohen 14 pasuri

Next Post
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete

U morën 15 mln euro evropianëve përmes mashtrimit në "Call Center", dënohen me burg Jusel Mici dhe Mendim Domi! Iu konfiskohen 14 pasuri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! Prangosen dy shqiptarë banues në Liverpul

Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! Prangosen dy shqiptarë banues në Liverpul

June 18, 2025
Zjarrfikësi i Tiranës ndërron jetë papritur, kolegët zemërthyer i japin lamtumirën Tak Çelës

Zjarrfikësi i Tiranës ndërron jetë papritur, kolegët zemërthyer i japin lamtumirën Tak Çelës

June 18, 2025
Rinumërimi i votave/ PS-së i hiqen 38 vota në Tiranë, PD-ASHM humb 11 të tilla, ja rezultatet aktuale

Rinumërimi i votave/ PS-së i hiqen 38 vota në Tiranë, PD-ASHM humb 11 të tilla, ja rezultatet aktuale

June 18, 2025
“Rama u tha prokurorëve se po lajthisni!” Takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit/ Bardhi shtron pyetjen: Na duhen rezultate konkrete apo strategji në letër

AKTUALITET

Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! Prangosen dy shqiptarë banues në Liverpul

by Editor
June 18, 2025
0

Katër burra janë akuzuar për kontrabandimin e kokainës përmes aeroportit të Manchesterit, pas një hetimi të kryer nga Agjencia Kombëtare...

Read moreDetails
Zjarrfikësi i Tiranës ndërron jetë papritur, kolegët zemërthyer i japin lamtumirën Tak Çelës

Zjarrfikësi i Tiranës ndërron jetë papritur, kolegët zemërthyer i japin lamtumirën Tak Çelës

June 18, 2025
Rinumërimi i votave/ PS-së i hiqen 38 vota në Tiranë, PD-ASHM humb 11 të tilla, ja rezultatet aktuale

Rinumërimi i votave/ PS-së i hiqen 38 vota në Tiranë, PD-ASHM humb 11 të tilla, ja rezultatet aktuale

June 18, 2025
“Rama u tha prokurorëve se po lajthisni!” Takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit/ Bardhi shtron pyetjen: Na duhen rezultate konkrete apo strategji në letër

“Rama u tha prokurorëve se po lajthisni!” Takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit/ Bardhi shtron pyetjen: Na duhen rezultate konkrete apo strategji në letër

June 18, 2025
“Të drejtat e njeriut janë një farsë”/ Bylykbashi: Në Shqipëri shteti përdor dhunën për të marrë votën, grabit pronat për klientët dhe mbyt drejtësinë

“Të drejtat e njeriut janë një farsë”/ Bylykbashi: Në Shqipëri shteti përdor dhunën për të marrë votën, grabit pronat për klientët dhe mbyt drejtësinë

June 18, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! Prangosen dy shqiptarë banues në Liverpul

Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! Prangosen dy shqiptarë banues në Liverpul

June 18, 2025
Zjarrfikësi i Tiranës ndërron jetë papritur, kolegët zemërthyer i japin lamtumirën Tak Çelës

Zjarrfikësi i Tiranës ndërron jetë papritur, kolegët zemërthyer i japin lamtumirën Tak Çelës

June 18, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al