Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja në 2024

Editor by Editor
June 18, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja në 2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Në vetëm 14 vjet, Shqipëria nga një vend më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç me 2010) u rendit në vitin 2024 në mesin e 11 vendeve me popullsinë më të plakur në Europës.

Sipas të dhënave të Eurostat, mosha mediane e popullsisë në BE arriti në 44.7 vite vitin e kaluar, ndërsa në Shqipëri 44.3 vite. Kjo do të thotë që në Shqipëri, gjysma e popullsisë është nën 44.3 vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë. Në 2010-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën 31.9 vjeç.

Nga 2010 në 2024, mosha mediane e popullsisë shqiptare është rritur me 12.4 vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se në asnjë vend tjetër europian nuk ka përjetuar një lëvizje kaq të madhe në kaq pak kohë. Në shumicën e shteteve, rritja moshës mediane të popullsisë është rritur nga 2 – 6 vjet, ndërsa mesatarja e BE-është 3.4 vjet.

Të dhënat e fundit tregojnë se Italia është vendi me popullsinë më të plakur në Europë me moshën mediane të popullsisë 48.7 vjeç, e ndjekur nga Bullgaria, Portugalia, Greqia, Spanja ku mosha mediane e popullsisë është rreth 47 vjeç.

Në renditje vijnë Gjermania, Kroacia, Sllovenia, Serbia me moshën mediane të popullsisë rreth 45 vjeç, të ndjekura nga Hungaria dhe Shqipëria me mbi 44 vjeç.

Në anën tjetër Armenia, Turqia, Azerbagjani, Islanda, Gjeorgjia janë vendet me popullsinë më të re në moshë, me rreth 33-34 vjeç, sipas Eurostat. Në listën e shteteve me popullsi të re vijon të jetë dhe Kosova, që sipas censit të fundit të vitit 2024 kishte një moshë mediave prej 34 vjeç.

Rënia drastike e fertilitetit nën 1.5 lindje për grua përgjatë dekadës dhe emigracioni lartë i të rinjve ka ndikuar në plakjen e shpejtë të popullsisë rezidente në vendin tonë. Mosha mediane e popullsisë shqiptare u rrit me ritme shumë më të larta edhe se Rajoni. Në Ballkani Perëndimor mosha mediane u rrit 3 deri në 6 vite ndërmjet 2010-2014.

Një vështrim i detajuar mbi të dhënat e moshës mediane nga 2010 – 2024 tregon se vendi ynë po kalon një shok demografik që nuk gjen precedent në kontinentin Europian. Ritmi shqiptar i plakjes është gati katërfish në krahasim me mesataren e BE dhe afro dyfish ndaj vendit të dytë me plakjen më të shpejtë, Moldavisë.

Me këto ritme forca e punës mund të tkurret me 8% deri në vitin 2030. Gjithashtu rritja ekonomike rrezikon të ngadalësohet nëse produktiviteti i punës nuk rritet. Vitet e fundit është përforcuar largimi i popullsisë në moshë pune, kryesisht 20-35 vjeç drejt BE-së, Britanisë dhe SHBA-së. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se emigracioni neto ( ikjet minus kthimet) gjatë 2023-2024 ishte-72 mijë persona shumica të rinj.

Demografët këshillojnë hartimin e strategjive gjithëpërfshirëse që synojnë frenimin e emigracionit, kthimin e diasporës dhe inkurajimin e lindjeve me politika fiskale pro familjes./ Monitor

Previous Post

Dhënia e pretencës për ish-kryebashkiakun e Himarës, shtyhet për në 2 korrik seanca në GJKKO

Next Post

“Ndoshta”, media shtetërore e Iranit publikon videon e një dore duke përkëdhelur “bombën bërthamore”

Next Post
“Ndoshta”, media shtetërore e Iranit publikon videon e një dore duke përkëdhelur “bombën bërthamore”

"Ndoshta", media shtetërore e Iranit publikon videon e një dore duke përkëdhelur "bombën bërthamore"

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Veliaj më 15 korrik në gjykatë si paditës, Bregu: Është urdhëruar të vijë forcërisht i shoqëruar nga policia e burgjeve

Veliaj më 15 korrik në gjykatë si paditës, Bregu: Është urdhëruar të vijë forcërisht i shoqëruar nga policia e burgjeve

June 18, 2025
Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! Prangosen dy shqiptarë banues në Liverpul

Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! Prangosen dy shqiptarë banues në Liverpul

June 18, 2025
Zjarrfikësi i Tiranës ndërron jetë papritur, kolegët zemërthyer i japin lamtumirën Tak Çelës

Zjarrfikësi i Tiranës ndërron jetë papritur, kolegët zemërthyer i japin lamtumirën Tak Çelës

June 18, 2025
Rinumërimi i votave/ PS-së i hiqen 38 vota në Tiranë, PD-ASHM humb 11 të tilla, ja rezultatet aktuale

AKTUALITET

Veliaj më 15 korrik në gjykatë si paditës, Bregu: Është urdhëruar të vijë forcërisht i shoqëruar nga policia e burgjeve

by Editor
June 18, 2025
0

TIRANA- Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë deri në vitin 2017, Vojo Bregu, ka bërë një postim në rrjetet sociale...

Read moreDetails
Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! Prangosen dy shqiptarë banues në Liverpul

Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! Prangosen dy shqiptarë banues në Liverpul

June 18, 2025
Zjarrfikësi i Tiranës ndërron jetë papritur, kolegët zemërthyer i japin lamtumirën Tak Çelës

Zjarrfikësi i Tiranës ndërron jetë papritur, kolegët zemërthyer i japin lamtumirën Tak Çelës

June 18, 2025
Rinumërimi i votave/ PS-së i hiqen 38 vota në Tiranë, PD-ASHM humb 11 të tilla, ja rezultatet aktuale

Rinumërimi i votave/ PS-së i hiqen 38 vota në Tiranë, PD-ASHM humb 11 të tilla, ja rezultatet aktuale

June 18, 2025
“Rama u tha prokurorëve se po lajthisni!” Takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit/ Bardhi shtron pyetjen: Na duhen rezultate konkrete apo strategji në letër

“Rama u tha prokurorëve se po lajthisni!” Takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit/ Bardhi shtron pyetjen: Na duhen rezultate konkrete apo strategji në letër

June 18, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Veliaj më 15 korrik në gjykatë si paditës, Bregu: Është urdhëruar të vijë forcërisht i shoqëruar nga policia e burgjeve

Veliaj më 15 korrik në gjykatë si paditës, Bregu: Është urdhëruar të vijë forcërisht i shoqëruar nga policia e burgjeve

June 18, 2025
Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! Prangosen dy shqiptarë banues në Liverpul

Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! Prangosen dy shqiptarë banues në Liverpul

June 18, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al