Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Në 2024 popullsia e re në moshë u tkurr me madhësinë e Kavajës, 29 mijë të rinj më pak

Editor by Editor
June 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Në 2024 popullsia e re në moshë u tkurr me madhësinë e Kavajës, 29 mijë të rinj më pak
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Vetëm për një vit nga 2023 në 2024 popullsia e re në moshën 0-29 vjeç u tkurr me 29 mijë e 300 banorë ose 4 për qind, gati trefishi i popullsisë së përgjithshme. Të dhënat tregojnë se numri i të rinjve është tkurrur në një vit në masën e bashkisë Kavajë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë një prirje të fortë tkurrjeje në çdo grup-moshë prej 0 deri 29 vjeç. Numri i foshnjave (0-4 vjeç) nga 2023 në 2024 ra me 2,5 % duke pasqyruar normat e ulëta të fertilitetit, prej vitesh nën 1,5 fëmijë për grua.

Në grupin 20-29 vjeç numri i popullsie u tkurr me rreth 12 800 persona (gati gjysma e rënies totale). Kjo është mosha më e prirur të emigrojë për studime, punë sezonale apo kontrata të përhershme në BE. Sipas “Youth Study 2024”, 1 në 3 të rinj shpreh dëshirë të largohet kryesisht për paga e standard jetese më të lartë; 1 në 5 synon të mos kthehet.

Tregu europian i punës, programet e mobilitetit (“Erasmus+”, vizat pune sezonale në BE, marrëveshjet MB-Shqipëri) veprojnë si faktorë që po nxisin më tej largimin e të rinjve. Sakaq kalimi nga një grup moshë në tjetrën në tjetrën e bën rënien dukshëm më të thellë te 25-29-vjeçarët.

Maturantët e 2018-ës sot ja të punësuar kudo në tregun europian, pasi shumë prej tyre zgjedhin të largohen duke krijuar një boshllëk të madhe në tregun vendas të punës. Brezi i lindur më 1995-2000 (relativisht i madh) po dalin nga segmenti 20-24 vjeç, ndërsa hyrjet e reja 0-4 vjeç janë shumë më pak.

Tkurrja e fortë e të rinjve po vë në vështirësi shkollat pasi për shkak të regjistrimeve më të pakta mbyllen shkollat në zonat rurale, teksa tregu i punës po përballet me mungesë punonjësish në të gjithë sektorët që nga IT, turizëm, shërbime. Kjo mungesë po shkakton presion për rritjen e pagave dhe furnizimin me punonjës të huaj.

Financat publike pritet të përballen me shpenzime më të larta për skemat e pensioneve, në një kohë që numri i kontribuuesve do të vijë në rënie.

Tkurrja e grup-moshave 0-29 vjeç nuk është thjesht një statistikë, por paralajmëron transformime të thella në tregun e arsimit, në ekonomi dhe në strukturën shoqërore shqiptare. Tregu i punës në Shqipëri ofron ende paga më të ulëta se vendet fqinje, ndërkohë që mungesa e stafeve të kualifikuara (mësues, infermierë, inxhinierë) krijon spirale “brain-drain”.

Demografët lajmërojnë se nëse institucionet nuk veprojnë sot, duke venë popullsinë dhe rritjen e saj si prioritet, fenomenet lindshmëri-emigracion do të imponojë ndryshime shumë më të kushtueshme.

Sakaq, Shqipëria rrezikon të përballet me një hendek të përhershëm, ku mungesa e kapitalit njerëzor do të kufizojë rritjen ekonomike dhe aftësinë për t’u integruar me sukses në tregun unik evropian./ Monitor

Previous Post

WhatsApp me ndryshime të reja, Meta do të përdorë platformën për shfaqur reklama më të personalizuara

Next Post

Institucionet demokratike/ Raporti i KE: Rekomandimet e OSBE nuk janë marrë për bazë, puna politike mbetet në një mjedis shqetësues

Next Post
Vendimi për pagat në prill, debate në Kuvend edhe për ndërtimin e Portit të ri në Durrës

Institucionet demokratike/ Raporti i KE: Rekomandimet e OSBE nuk janë marrë për bazë, puna politike mbetet në një mjedis shqetësues

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
"Turp, PD e tregoi se është pa udhëheqje" / Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula në ‘Top Story’: Opozita nuk paraqet seriozitet.

“Turp, PD e tregoi se është pa udhëheqje” / Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula në ‘Top Story’: Opozita nuk paraqet seriozitet.

December 10, 2025
E BUJSHME/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë eurot e shpërdoruara të IPARD-2

E BUJSHME/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë eurot e shpërdoruara të IPARD-2

December 10, 2025
Të burgosurit politikë në Rusi: si Kremlini i shtyp zërat kritikë ndaj sistemit të Putinit.

Të burgosurit politikë në Rusi: si Kremlini i shtyp zërat kritikë ndaj sistemit të Putinit.

December 10, 2025
Fisi Rraja nën hetim nga SPAK, gazetarja Bezat paraqet detaje të rëndësishme mbi operacionin që rezultoi në sekuestrimin e 415 mijë eurove.

KRYESORE

“Turp, PD e tregoi se është pa udhëheqje” / Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula në ‘Top Story’: Opozita nuk paraqet seriozitet.

by timoni.al
December 10, 2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar së fundmi lëvizjen e kësaj partie për tërheqjen e firmave në mbështetje...

Read moreDetails
E BUJSHME/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë eurot e shpërdoruara të IPARD-2

E BUJSHME/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë eurot e shpërdoruara të IPARD-2

December 10, 2025
Të burgosurit politikë në Rusi: si Kremlini i shtyp zërat kritikë ndaj sistemit të Putinit.

Të burgosurit politikë në Rusi: si Kremlini i shtyp zërat kritikë ndaj sistemit të Putinit.

December 10, 2025
Fisi Rraja nën hetim nga SPAK, gazetarja Bezat paraqet detaje të rëndësishme mbi operacionin që rezultoi në sekuestrimin e 415 mijë eurove.

Fisi Rraja nën hetim nga SPAK, gazetarja Bezat paraqet detaje të rëndësishme mbi operacionin që rezultoi në sekuestrimin e 415 mijë eurove.

December 10, 2025
Video: Ngjarje komike gjatë ndeshjes së Champions League, himni i Europa League luhet në stadium

Video: Ngjarje komike gjatë ndeshjes së Champions League, himni i Europa League luhet në stadium

December 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

"Turp, PD e tregoi se është pa udhëheqje" / Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula në ‘Top Story’: Opozita nuk paraqet seriozitet.

“Turp, PD e tregoi se është pa udhëheqje” / Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula në ‘Top Story’: Opozita nuk paraqet seriozitet.

December 10, 2025
E BUJSHME/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë eurot e shpërdoruara të IPARD-2

E BUJSHME/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë eurot e shpërdoruara të IPARD-2

December 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al