Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kosova dhe Serbia po shkonin drejt luftës,”/ Kurti pas deklaratës së Trump: Beogradi po shkel marrëveshjen bazike, hapi i parë dorëzimi i Radojçiç!

Editor by Editor
June 16, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
“Kosova dhe Serbia po shkonin drejt luftës,”/ Kurti pas deklaratës së Trump: Beogradi po shkel marrëveshjen bazike, hapi i parë dorëzimi i Radojçiç!
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur së fundmi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk mund të ndodhë pa përmbushjen e detyrimve nga ana e Beogradit. Kjo përgjigje erdhi pasi Kurti u pyet lidhur me deklaratën e e presidentit amerikan Donald Trump për t’u riangazhuar në dialogun Kosovë-Serbi si dhe për të shtyrë përpara procesin e normalizimit.

Kurti theksoi se Serbia po shkel marrëveshjen bazike dhe se hapi i parë duhet të jetë dorëzimi i Milan Rajdojçiç, të cilin e ka cilësuar si “kryekriminel” përgjegjës për vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

“Ne kemi një marrëveshje bazike me Serbinë, e cila po shkelet nga Serbia dhe natyrisht që për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pikë së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë, Milan Radojçiçin, kryekriminelin që na vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. 

Më pastaj të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit dhe njëkohësisht ta tërheqin letrën nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja Brnabiq pati thënë që nuk respekton integritetin territorial të Kosovës”, tha Kurti.

Ai shtoi se beson në mundësinë e normalizimit, por sipas tij, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin, ndërsa vlerësoi lart rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Unë besoj që normalizimi është i mundur, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin, dhe gjithmonë e mirëpresim rolin e SHBA të cilët paraqesin aleatin tonë kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special në tri fusha kryesore: e para mbrojtja, e dyta është diplomacia dhe e treta është zhvillimi”, tha Kurti.

Previous Post

Shumica e çifteve që bëjnë pushimet e verës bashkë ndahen

Next Post

“Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë seks”, Rezart Veleshnja: Nuk fola sepse s’doja të prishja familje

Next Post
“Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë seks”, Rezart Veleshnja: Nuk fola sepse s’doja të prishja familje

"Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë seks", Rezart Veleshnja: Nuk fola sepse s'doja të prishja familje

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al