Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi kryeqytetin peruan dhe rrethinat e tij të dielën, duke vrarë një person dhe duke plagosur 36 të tjerë, duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe dëme në infrastrukturën shëndetësore dhe shkollore, thanë autoritetet.
Tërmeti u regjistrua rreth orës 11:35 (ora lokale; 18:35 sipas orës tonë), rreth 30 kilometra në jugperëndim të Callao, një qytet bregdetar rreth dhjetë kilometra nga Lima, sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike Peruane.
Policia njoftoi se një 36-vjeçar humbi jetën kur një mur u shemb mbi automjetin me të cilin po udhëtonte, në lagjen Independencia të kryeqytetit peruan.
Nga ana e saj, qendra kombëtare e operacioneve të emergjencës (COEN) raportoi për 36 persona të plagosur në Lima, njëri prej të cilëve është shtruar në spital.
Whoahh! The M5.6 earthquake less than an hour ago has triggered landslides on the Costa Verde in Lima, Peru ???????? pic.twitter.com/zBNCkP09Xr
— Volcaholic ???? (@volcaholic1) June 15, 2025
“U bëj thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë”, tha presidentja Dina Boluarte, duke shtuar se nuk ishte lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.
#viralpost : FIRULAIS AVISANDO EL TERREMOTO Y NO LE HACEN CASO ♥️♥️????????????????????????
???? Su sentido de predicción en este tipo de eventos no falla en los perros.#terremoto #limapic.twitter.com/lxWPBdch91— Terror Panic (@TerrorPani60561) June 15, 2025
More CCTV of the M5.6 earthquake that struck Peru. This is from Lima…pic.twitter.com/t0njp3Zffo
— Volcaholic ???? (@volcaholic1) June 15, 2025
Videoja e transmetuar nga televizioni latin tregoi rrëshqitje toke në disa komunitete brenda dhe përreth Limës. Shërbimet e metrosë në kryeqytet u pezulluan për një kohë të shkurtër. “Dridhjet u ndjenë më shumë në Lima dhe Callao”, tha për Canal N, Hernando Tavera, president i institutit të gjeofizikës së Perusë.
Peruja ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit të Oqeanit Paqësor, një zonë e gjerë me aktivitet të fortë vullkanik dhe sizmik që shtrihet pjesërisht përgjatë bregdetit perëndimor të kontinentit amerikan. Vendi regjistron qindra tërmete të dukshme çdo vit.