Sunday, June 15, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nis lufta brënda llojit: Belinda sulmon Blendi Gonxhen. Ervin Hoxha drejt bashkisë së Tiranës

Editor by Editor
June 14, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Nis lufta brënda llojit: Belinda sulmon Blendi Gonxhen. Ervin Hoxha drejt bashkisë së Tiranës
0
SHARES
287
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zjarri i përçarjes duket se ka shpërthyer në zemër të Partisë Socialiste. Lufta për kandidatin e Bashkisë së Tiranës është kthyer në një luftë të hapur fraksionesh, ku intrigat, sulmet dhe prapaskenat janë më të nxehta se kurrë.

Belinda Balluku, një nga figurat më të forta në kabinetin Rama dhe drejtuesja politike e Qarkut Fier që ka pas vetes shumë deputetë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka shpallur “luftë të heshtur” ndaj Blendi Gonxhes, kandidatit të përkëdhelur të kryeministrit për garën në kryeqytet, për shkak se burgosja e kryebashkiakut Erion Velaij do ta çojë Bashkinë Tiranë në zgjedhje të parakohshme.

Sulmet janë të vazhdueshme, të rafinuara dhe po vijnë përmes kanaleve politike, por edhe mediave të afërta me Ballukun, të cilat nën zë po servirin dyshime mbi integritetin moral dhe administrativ të Gonxhes.

Prapaskenat nisin pikërisht në korridoret e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit, ku Gonxhe është akuzuar nga rivalët se ka lënë gjurmë komprometuese, që sot po i rikthehen si bumerang. Në mes përflitet një material komprometues, një përgjim jozyrtar që, sipas të gjitha dyshimeve, po përdoret si armë kërcënimi për të djegur kandidaturën e tij para se ajo të zyrtarizohet.

Një përgjim informal dhe komprometues ndaj Blendi Gonxhes po qarkullon në prapaskenat politike të Tiranës, duke kërcënuar kandidaturën e tij për Bashkinë Tiranë

Blendi Gonxhe në shënjestër: Përgjimi që po

Një përgjim i errët, i kryer nga palë të treta jashtë çdo strukture zyrtare, po rrotullohet si bombë me sahat në qarqet politike dhe gazetareske të Tiranës. Objektivi? Blendi Gonxhe, njeriu që Edi Rama po e promovon si “kalin e bardhë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e kryeqytetit.

Nuk është e qartë nëse përmbajtja e tij është vërtet tronditëse apo thjesht një taktikë presioni, por ajo që dihet me siguri është se vetë Rama është informuar dhe ka kërkuar heshtje totale për çështjen.

Ervin Hoxha në “pole position”, ndërsa lufta për Tiranën përçan elitën e PS

Por në këtë betejë që ka marrë përmasat e një “lufte” të brendshme për mbijetesë politike, po futet fuqishëm edhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. I riu ambicioz që ka fituar mbështetjen e disa strukturave kyçe të PS dhe që në zgjedhjet e 11 majit rezultoi si deputeti i tretë më i votuar nga Partia Socialiste, pas Blendi Gonxhes dhe Erion Braçes në Qarkun e Tiranës, dyshohet se është promovuar në mënyrë të beftë si “plani rezervë” i Ramës nëse Gonxhe digjet nga sulmet që po i vijnë nga të gjitha anët.

Një riformatim i heshtur i pushtetit po ndodh në kulisa, ndërsa emra si Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali janë gjithashtu në orbitë, duke pritur çarjet që po lë pas përplasja mes Ballukut dhe Gonxhes. Mirëpo nëse përgjimi del publik, ai nuk godet vetëm Gonxhen, por vë në pikëpyetje të gjithë projektin e Ramës për Tiranën dhe reformimin e figurave në PS.

Dyshohet se vetë Balluku dhe njerëz pranë saj kanë njohuri të plota për ekzistencën e këtij materiali dhe se janë ata që po e shpërndajnë në mënyrë të kontrolluar, për të rritur presionin mbi Ramën që ta tërheqë kandidaturën e Gonxhes. Në këtë klimë tensioni, edhe heshtja e Veliajt është bërë e zhurmshme, ndërsa shumë mendojnë se ai po përgatit një “goditje të fundit” për të rimarrë terren.

Por a është ky fundi i Gonxhes si kandidat? Apo thjesht një skenar për ta testuar besnikërinë dhe qëndrueshmërinë e tij përballë makinerisë së vjetër të PS-së? Asgjë nuk është e sigurt, përveç një gjëje: Tirana është kthyer në fushën më të egër të betejës për pushtet, ku gjithçka është në lojë, nga karriera e individëve, deri te fati i vetë Partisë Socialiste (Rilindjes). Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Previous Post

Sëmundja e murtajës te bagëtitë, zbulohet një vatër e re në Zallbastar të Tiranës

Next Post

Bandë kriminale apo politikanë? Kush fshihet pas kompanisë Ergi SHPK?-Kompania që po gllabëron miliarda nga tenderat e bashkive të qarkut të Elbasanit

Next Post
Auto Draft

Bandë kriminale apo politikanë? Kush fshihet pas kompanisë Ergi SHPK?-Kompania që po gllabëron miliarda nga tenderat e bashkive të qarkut të Elbasanit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk duam që konflikti me Izraelin të zgjerohet, përveç nëse na imponohet! Kemi prova që SHBA ka mbështetur sulmin izraelit

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk duam që konflikti me Izraelin të zgjerohet, përveç nëse na imponohet! Kemi prova që SHBA ka mbështetur sulmin izraelit

June 15, 2025
Dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin bën bashkë personalitetet demokrate në SHBA, Rama dhe Hillary Clinton fjalim urimi për çiftin

Dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin bën bashkë personalitetet demokrate në SHBA, Rama dhe Hillary Clinton fjalim urimi për çiftin

June 15, 2025
Kërcënon Donald Trump: Nëse nuk zgjidhem President, do të ketë një masakër në Amerikë

Trump paralajmëron Teheranin: Nëse Irani sulmon SHBA-në, ne do të përgjigjemi në nivele të papara!

June 15, 2025
Trump kundër Shein dhe Temu/ Si po e nxit lufta tregtare industrinë e modës së shpejtë

AKTUALITET

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk duam që konflikti me Izraelin të zgjerohet, përveç nëse na imponohet! Kemi prova që SHBA ka mbështetur sulmin izraelit

by Editor
June 15, 2025
0

IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se Teherani nuk dëshiron që konflikti me Izraelin të zgjerohet në një luftë më...

Read moreDetails
Dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin bën bashkë personalitetet demokrate në SHBA, Rama dhe Hillary Clinton fjalim urimi për çiftin

Dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin bën bashkë personalitetet demokrate në SHBA, Rama dhe Hillary Clinton fjalim urimi për çiftin

June 15, 2025
Kërcënon Donald Trump: Nëse nuk zgjidhem President, do të ketë një masakër në Amerikë

Trump paralajmëron Teheranin: Nëse Irani sulmon SHBA-në, ne do të përgjigjemi në nivele të papara!

June 15, 2025
Trump kundër Shein dhe Temu/ Si po e nxit lufta tregtare industrinë e modës së shpejtë

Trump kundër Shein dhe Temu/ Si po e nxit lufta tregtare industrinë e modës së shpejtë

June 15, 2025
Marrëveshjet për strehimin e migrantëve të dëbuar/ Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

Marrëveshjet për strehimin e migrantëve të dëbuar/ Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

June 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk duam që konflikti me Izraelin të zgjerohet, përveç nëse na imponohet! Kemi prova që SHBA ka mbështetur sulmin izraelit

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk duam që konflikti me Izraelin të zgjerohet, përveç nëse na imponohet! Kemi prova që SHBA ka mbështetur sulmin izraelit

June 15, 2025
Dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin bën bashkë personalitetet demokrate në SHBA, Rama dhe Hillary Clinton fjalim urimi për çiftin

Dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin bën bashkë personalitetet demokrate në SHBA, Rama dhe Hillary Clinton fjalim urimi për çiftin

June 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al