Friday, September 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SHBA rihap dosjen McGonigal/ Berisha: I gjithë aktiviteti i tij në Shqipëri me Ramën lidhet me kompanitë ruse të Deripaskës

Editor by Editor
June 13, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
SHBA rihap dosjen McGonigal/ Berisha: I gjithë aktiviteti i tij në Shqipëri me Ramën lidhet me kompanitë ruse të Deripaskës
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku komentoi rihapjen në SHBA të dosjes “McGonigal”. Berisha u shpreh se i gjithë aktiviteti i tij në Shqipëri me kryeministrin Edi Rama lidhet me kompanitë ruse të Deripaskës. Ai shtoi se McGonigal ka pasur një veprimtari të gjerë dhe të fuqishme për të cilat, sipas tij, kreu i SPAK Altin Dumani ka heshtur.

Gjithashtu kryedemokrati tha se McGonigal në Shqipëri sipas dokumenteve të drejtësisë amerikane, tregohet se mori nga zyra e Ramës dokumentet për të cilat u shpërblye, për të punuar kundër opozitës, dhe shpërblimin prej 225 mijë euro.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Dosja McGonigal është një akuzë e rëndë për Edi Ramën dhe Altin Troplinin. Autoritetet amerikane, drejtësia e tyre, pasi e dënoi të korruptuarin McGonigal me 2.4 vite burg për dosjen me Edi Ramën, ka hapur prapë çështjen e tij, duke aluduar me shumë mundësi se ai ishte spiun i një vendi tjetër. E vërteta është se i gjithë aktiviteti i McGonigal në Shqipëri me Edi Ramën lidhet me kompanitë ruse të Deripaskës. Kjo është e vërteta. Por McGonigal ka pasur një veprimtari të gjerë dhe të fuqishme për të cilat Altin Troplini ka heshtur në krim. McGonigal në Shqipëri sipas dokumenteve të drejtësisë amerikane, dosje të cilën Altin Troplini nuk e mori ndonjëherë, megjithëse ka padi në SPAK për këtë çështje, tregohet se mori nga zyra e Edi Ramës dokumentet për të cilat u shpërblye, për të punuar kundër opozitës, dhe shpërblimin prej 225 mijë euro.

McGonigal ka arritur gjer aty sa të emërojë në funksionet e tij, të angazhojë një prokuror amerikan për hetimin e dokrrave të Tom Doshit. E trillimeve të Edi Ramës dhe Tom Doshit se gjoja Durim Bami, i nxitur nga Ilir Meta, ka dashur të ekzekutojë Tom Doshin. Dhe takimi është bërë në një hotel në Vjenë dhe Edi Rama ka nisur ministrin e drejtësisë, po, po janë të dokumentuara, të faktuara këto. Dhe pas katër orë pyetje, imagjinojeni ju Durim Bamin tani, dhe në fund prokurori amerikan konkludon se ky person, nga fjala e parë tek e fundit, gënjen, nuk ka asgjë të vërtetë në tregimin e tij. Por ama, aeroplani i posaçëm u vu në dispozicion dhe në Vjenë u shkua me aeroplan të posaçëm të paguar nga i famshmi Duçka.
225 mijë euro është shuma vetëm në monedhë, por in kind ëshët dhjetëra herë më e madhe.

Ju e dini që licenca iu ndryshua, iu mor një kompanie amerikane dhe iu dha kompanisë së Deripaskës. Licenca e naftës. McGonigal në Shqipëri, sipas dëshmive të biznesmenëve guximtarë, është përpjekur të vërë gjoba milionëshe, duke u marrë përsipër të tyre t’i heqë nga lista e zezë. McGonigal është sjellë në mënyrën më të shfrenuar në hotele dhe në lokale. Është shpallur qytetar nderi, turpi i mbuloftë Damian GJiknurin, Edi Ramën dhe Rexh Byberin, që shpallën një armik të SHBA, qytetar nderi në Tropojë. Faktikisht dosja shqiptare e McGonigalit është ndër më të pasurat, por atë e mban në sirtar Altin Troplini, i cili nuk ka lëvizur qoftë edhe një fije. I kam deklaruar dhe i deklaroj Edi Ramës, se dy gjëra nuk do i ndahen gjer në ditën e fundit të jetës së tij. E para, djegësi i Tiranës. E dyta, McGonigal. Pastaj është një listë e tërë mbrapa.

Previous Post

Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?

Next Post

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat i pranojmë, ato kanë kufi, por jo presionet

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Reagim nga Joz Marku pas humbjes tragjike të vëllait të Gjestit: Na preke zemrat të gjithëve

Reagim nga Joz Marku pas humbjes tragjike të vëllait të Gjestit: Na preke zemrat të gjithëve

September 26, 2025
Vëllai i vogël humb jetën në aksident, postimi i motrës së Gjestit disa orë përpara tragjedisë lë të qaset emocionale.

Vëllai i vogël humb jetën në aksident, postimi i motrës së Gjestit disa orë përpara tragjedisë lë të qaset emocionale.

September 26, 2025
Liverpool mban heshtjen, familja e Diogo Jotës merr kontratën prej 14.5 milionë paundëve pas tragjedisë së tij.

Liverpool mban heshtjen, familja e Diogo Jotës merr kontratën prej 14.5 milionë paundëve pas tragjedisë së tij.

September 26, 2025
Presidenti i Shqipërisë takim miqësor me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për rolin e vendit në paqe dhe siguri

KRYESORE

Reagim nga Joz Marku pas humbjes tragjike të vëllait të Gjestit: Na preke zemrat të gjithëve

by timoni.al
September 26, 2025
0

Pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën vëllai i fituesit të Big Brother VIP 4, Gjesti, është shprehur ngushëllimi i Jozefin...

Read moreDetails
Vëllai i vogël humb jetën në aksident, postimi i motrës së Gjestit disa orë përpara tragjedisë lë të qaset emocionale.

Vëllai i vogël humb jetën në aksident, postimi i motrës së Gjestit disa orë përpara tragjedisë lë të qaset emocionale.

September 26, 2025
Liverpool mban heshtjen, familja e Diogo Jotës merr kontratën prej 14.5 milionë paundëve pas tragjedisë së tij.

Liverpool mban heshtjen, familja e Diogo Jotës merr kontratën prej 14.5 milionë paundëve pas tragjedisë së tij.

September 26, 2025
Presidenti i Shqipërisë takim miqësor me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për rolin e vendit në paqe dhe siguri

Presidenti i Shqipërisë takim miqësor me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për rolin e vendit në paqe dhe siguri

September 26, 2025
I dënuar dy herë për vjedhje, ekstradohet një 20-vjeçar nga Gjermania.

Arrestohet në Itali Saimir Kolaveri, i dyshuar si ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit

September 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Reagim nga Joz Marku pas humbjes tragjike të vëllait të Gjestit: Na preke zemrat të gjithëve

Reagim nga Joz Marku pas humbjes tragjike të vëllait të Gjestit: Na preke zemrat të gjithëve

September 26, 2025
Vëllai i vogël humb jetën në aksident, postimi i motrës së Gjestit disa orë përpara tragjedisë lë të qaset emocionale.

Vëllai i vogël humb jetën në aksident, postimi i motrës së Gjestit disa orë përpara tragjedisë lë të qaset emocionale.

September 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al