Saturday, June 14, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?

Editor by Editor
June 13, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?
0
SHARES
46
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Dosja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, për shkak të disa provave të reja që janë zbuluar së fundmi. Dhe për këto arsye, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rihapur çështjen ndaj McGonigal. Por jo vetëm në SHBA, pasi çështja e McGonigal merr një rëndësi të madhe dhe në vendin tonë, për shkak se në dosjen ndaj tij, përmendet kryeministri Edi Rama.

Cila është akuza tjetër që rëndon ndaj McGonigal?

Sipas medias amerikane ‘The Federalist‘, mbi Charles McGonigal tashmë rëndon dhe akuza e spiunazhit. provat e reja kanë dalë në momentin që McGonigal është punësuar në vitin 2018 si Zëvendëspresident i Lartë për Sigurinë Globale nga Brookfield (kompani menaxhimi asetesh me vlerë trilion dollarë). McGonigal punonte atje kur Mark Carney erdhi si drejtues ekzekutiv në vitin 2020 dhe u bë kryetar në vitin 2022. Dyshimet e para për McGonigal kanë qenë, kur ai është mbajtit për tu marrë në pyetje ndërsa kthehej nga Amerika e Jugut për punë në Brookfield.

Cilat janë aktakuzat e tjera të McGonigal?

Dosja.al ka risjell dhe njëherë akuzat që janë ngritur ndaj McGonigal nga dy prokurori të ndryshme, të New Yorkut dhe Columbias. 

Në aktakuzën e New York-ut, McGonigal akuzohet për shkeljen e sanksioneve ekonomike të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë. McGonigal akuzohet edhe për pastrim parash përmes një kompanie amerikane, që e përdori për të marrë pagesa nga Banka e Rusisë, për shërbime të ofruara ndaj oligarkut të sanksionuar rus Oleg Deripaska.

Aktakuza e dytë, e bërë publike në Washington D.C., akuzon McGonigal se gjatë kohës kur shërbente si zyrtar i lartë i FBI-së, mori $225,000 fshehurazi nga një person, të cilin më pas e përdori si dëshmitar në hetimin e nisur prej tij, pa informuar FBI-në për marrëdhënien që kishte me këtë person. Hetimi lidhej me një shtetas amerikan, të kontraktuar për të lobuar në SHBA në emër të një “politikani shqiptar të një partie tjetër” nga ajo e Kryeministrit të Shqipërisë.

Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?

Dosja hetimore

Ku përmendet kryeministri Rama në aktakuzën e McGonigal? 

Sipas dokumenteve të dosjes McGonigal, Rama dhe Shqipëria përmenden vetëm në njërën prej dy aktakuzave të ngritura ndaj Mcgonigal. Në aktakuzën e dytë të prokurorisë së Columbias, kryeministri Edi Rama përmendet 14 herë në 16 faqet të aktakuzës. Rama nuk është i vetmi politikan apo biznesmen shqiptar që përmendet në të, por është personi që identifikohet me lehtë mnga të gjithë. Kjo pasi, personat e tjerë që përfshihen në dosje janë me referencat “politikani kosovar”, “shtetasit të huaj” apo “Personi A” dhe “Personi B”

Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?

Dosja hetimore

Gjithsej nga prokuroria e Columbias janë 9 akuza ndaj McGonigal që thuhet se ai ka fshehur informacion nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) në lidhje me takimet apo marrëdhënien me disa persona. Ndër personat që McGonigal fshehu takimet, janë Kryeministri Rama dhe të paktën dy persona të tjerë me shtetësi shqiptare (në aktakuzë njihen si: Personi A dhe Personi B).

Kush janë Personi A dhe Personi B në dosje?

Personi A = Agron Nezaj

Sipas aktakuzës amerikane, Personi A (Agron Nezaj) është një shtetas shqiptar, me pasaportë amerikane, që jeton dhe ka një biznes në New Jersey (Spectrum Risk Solutions, Inc dhe A&E International). Një dokument i Gjykatës së SHBA-së drejtuar FBI-së, ku kërkon mbledhjen e më shumë informacioneve nga dëshmitarët e çështjes, konfirmon se ‘Personi A’ është Agron Nezaj.

Dosja hetimore

Takimet e McGonigal me Edi Ramën?

Gjithsej në aktakuzë, thuhet se Charles McGonigal është takuar me Ramën 4 herë brenda një viti. Sipas drejtësisë amerikane, Rama dhe McGonigal janë takuar katër herë në vitet 2017-2018, dy herë në Shqipëri dhe dy herë të tjera në SHBA. Por për këto takime, McGonigal në formularin e FBI-së, ka raportuar gënjeshta mbi takimet ose nuk i ka raportuar fare ato. 

Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?

Fshehja e takimeve me Ramen

Shkaku për nisjen e hetimit ndaj dosjes Nick Muzin?

Dosja Nick Muzin që njihet gjerësisht në Shqipëri ka të bëj me kontratën e lobimit që lidhi Partia Demokratike në vitin 2017 pak para zgjedhjeve të atij viti. Kontrata kapte vlerën totale prej 675 mijë USD. Për këtë kontratë, McGonigal hapi një hetim duke përdorur FBI-në, por ajo që nuk kishte deklaruar sipas dokumenteve të dosjes hetimore, janë informacionet që kishte marrë për këtë kontrate lobimi. 

Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?

Kontrata e lobimit e PD

Informacioni McGonigal i kishte ardhur nga Dorian Duçka, këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Në dosje thuhet se McGonigal i fshehu FBI-së faktin se katër ditë para se të niste hetimit, ai kishte qenë në Shqipëri ku kishte takuar Duçkën dhe kryeministrin Rama. McGonigal i ka marrë informacionet mbi lobistin e kontraktuar nga Partia Demokratike Shqiptare nga Agron Neza, i cili është bërë informator për këtë hetim. 

Çfarë thotë Rama për këtë dosje?

Vetë kryeministri Edi Rama në 2 Mars të vitit 2023 ka komentuar për herë të parë këtë dosje, gjatë fjalës në Kuvend. Rama teksa ka cituar disa nga takimet që ka patur me McGonigal apo përmendjet e emrit të tij në dosjen amerikane, ka deklaruar se nuk ka asgjë kompomentuese në këtë dosje. Sipas Ramës takimet e tij me McGonigal janë normale dhe se nuk ka asnjë krim apo kompromentim për këtë. 

“Rikthehem tek personi A, B,C e me radhë, përsëritet ditë natë kryeministri përsëritet 14 herë në aktakuzë. Por aktakuza vetë çfarë thotë? Personi B operonte si këshilltar jo zyrtar i kryeministrit. Dorian Duçka ishte si këshilltar i jashtëm në ato vite. Po krimi apo komprometimi ku është ? Ish-shefi i kundër-inteligjencë në Neë York më ka thënë të jemi të kujdesshëm lidhur me shoqërinë ruse, por ku është komprometimi apo krimi në këtë fakt? Dhuratat simbolike shkëmbehen rëndom kur bëhen vizita. Në rastin në fjalë drejtori më dhuroi një kapele e kam edhe sot në zyrë. Unë vetë lexoj aktakuzën dhe citoj të gjitha 14 herë ku sipas jush. E kam thënë kur e kam pyetur muaj më parë, ku është krimi apo komprometim për të mbajtur një marrëdhënie me shefin e kundër-inteligjencës së FBI-së. Ai është takuar me mua në Shqipëri, krimi dhe komprometimi ku është? Aktakuza nuk flet për asnjë bisedë, por thotë këto që po lexoj unë. Bisedat imagjinare pastaj janë një gjë tjetër. Në nëntor , se mbaj mend por në 20 nëntor m McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë, thuhet. E vërteta është se Shefi i FBI nuk më ka thënë kurrë dhe nuk ia kam kërkuar, se e di mirë kufirin etik mes pozicionin të kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë të shteteve të tjera. Por pyetja që unë shtroj ku është kompromenti. Pra është një narrativë sa halucinante aq edhe qesharake për mënyrën se si funksionojnë shtetet,” tha Rama.

Çfarë kërkon Opozita nga dosja Mcgonigal?

Opozita në atë kohë ka dorëzuar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen e “McGonigal”. Kërkesa e firmosur nga 45 deputetë u dorëzua në Kuvend nga deputetët Luçiano Boçi dhe Albana Vokshi, por nuk mori asnjë përgjigje pozitive dhe as që u mor për bazë. 

Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?

Kerkesa per Komision hetimor

Në këtë komision hetimor, u paralajmërua të hetohet lidhja e kryeministrit Rama me ish zyrtarin e FBI-së të arrestuar, Charles McGonigal, por kjo nuk ndodhi kurrë. Dhe që të mos ngrihej ky komision është siguruar vetë kryeministri Rama, i cili deklaroi se nuk ka asnjë shans që Kuvendi të ngrejë një Komision Hetimor lidhur me marrëdhënien e tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

Previous Post

Berisha: Altin Dumani ishte në këtë fushatë thjesht një ushtar i botës së krimit, ai njoftoi kreun e kartelit më të rrezikshëm në Europë që të arratisej

Next Post

SHBA rihap dosjen McGonigal/ Berisha: I gjithë aktiviteti i tij në Shqipëri me Ramën lidhet me kompanitë ruse të Deripaskës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

June 14, 2025
EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

June 14, 2025
U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

June 14, 2025
Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

AKTUALITET

Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

by Editor
June 14, 2025
0

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 46-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ndjekjes së mjetit të shqiptarit...

Read moreDetails
EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

June 14, 2025
U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

June 14, 2025
Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

June 14, 2025
Ishin kthyer në makthin e banorëve, arrestohen 8 shqiptarë në Itali, kishin kryer 68 vjedhje

Ishin kthyer në makthin e banorëve, arrestohen 8 shqiptarë në Itali, kishin kryer 68 vjedhje

June 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

June 14, 2025
EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

June 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al