Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tragjedia me 10 viktima në Austri/ Policia në kërkim të përgjigjeve pas sulmit vdekjeprurës në shkollë: Nuk duam të spekulojmë në këtë moment

Editor by Editor
June 11, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Tragjedia me 10 viktima në Austri/ Policia në kërkim të përgjigjeve pas sulmit vdekjeprurës në shkollë: Nuk duam të spekulojmë në këtë moment
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

AUSTRIA– Autoritetet austriake janë në kërkim të përgjigjeve pse një 21-vjeçar i armatosur i vrau 10 njerëz në ish-shkollën e vet të mesme, para se ta vriste veten, duke e shkaktuar një prej sulmeve më të dhunshme në historinë moderne të vendit. Në mesin e të vrarëve në sulmin e së martës ishte edhe një vajzë me prejardhje nga Kosova. Policia tha se sulmuesi, i armatosur me pushkë me revole, veproi i vetëm.

Autoritetet e sigurisë janë duke kontrolluar shtëpinë dhe veprimtarinë e sulmuesit në internet, për të gjetur ndonjë të dhënë që mund të japë përgjigje përse ai kreu sulm në shkollë në qytetin e dytë më të madh të Austrisë, Grac, para se të vetëvritej në një banjë.

“Është shumë e vështirë ta kuptosh këtë ngjarje”, tha Paul Nitsche, mësues i lëndës së studimeve fetare në shkollë, i cili doli nga klasa e tij para se sulmuesi të përpiqej të hynte, dhe e pa shkurtimisht duke u përpjekur të qëllonte bravën e një dere tjetër.

“Kjo është diçka që nuk mund ta parafytyroja kurrë më parë. Derisa po zbrisja shkallëve me vrap, mendova me vete: ‘Kjo nuk është e vërtetë’”, i tha ai transmetuesit kombëtar ORF.

Disa media austriake kanë raportuar se i riu, i cili nuk është identifikuar ende, duket se ndihej i bullizuar, megjithatë policia nuk e ka konfirmuar këtë. Autoritetet austriake thanë se ai nuk i kishte përfunduar kurrë studimet në atë shkollë. Ai kishte lënë një letër të lamtumirës, e cila, sipas policisë, nuk zbulon motivin e sulmit. Po ashtu, një bombë artizanale që u gjet në shtëpinë e tij nuk ishte funksionale. Franz Ruf, drejtori i përgjithshëm i sigurisë publike, tha se hetimet për motivin po kryhen me shpejtësi.

“Nuk duam të spekulojmë në këtë moment”, i tha ai ORF-së të martën në mbrëmje.

Policia austriake tha se viktimat u gjetën brenda dhe jashtë shkollës, në kate të ndryshme. Dhjetëra të tjerë u plagosën në sulm, disa në gjendje të rëndë. Austria shpalli tre ditë zie kombëtare të martën pas sulmit. Ngjarja shkaktoi një valë solidariteti të rrallë mes partive politike, zakonisht të ndara thellësisht në qëndrimet e tyre. Prindërit e nxënësve dhe banorët pranë shkollës po përpiqen të kuptojnë çfarë ndodhi. Qindra njerëz u mblodhën të martën në mbrëmje në sheshin kryesor të Gracit, për t’i nderuar viktimat. Të tjerë vendosën lule dhe ndezën qirinj pranë shkollës. Dhjetëra njerëz u rreshtuan për të dhuruar gjak për të mbijetuarit./ REL

Previous Post

Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare regjisori Leka Bungo

Next Post

Ndarja nga jeta e regjisorit Leka Bungo, vajza e tij bën reagimin prekës: Mirupafshim përjetësisht…

Next Post
Ndarja nga jeta e regjisorit Leka Bungo, vajza e tij bën reagimin prekës: Mirupafshim përjetësisht…

Ndarja nga jeta e regjisorit Leka Bungo, vajza e tij bën reagimin prekës: Mirupafshim përjetësisht…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al