Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“U ndërtuan objekte pa leje dhe sapo përfunduan zgjedhjet po i prishin”, Omonia për aksionin e IKMT në Himarë: Policia po frikëson banorët dhe i detyrojnë të braktisin bizneset!

Editor by Editor
June 10, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“U ndërtuan objekte pa leje dhe sapo përfunduan zgjedhjet po i prishin”, Omonia për aksionin e IKMT në Himarë: Policia po frikëson banorët dhe i detyrojnë të braktisin bizneset!
0
SHARES
62
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

HIMARË– Bas hkimi demokratik i minoritetit grek, Omonia ditën e sotme ka dalë me një reagim në lidhje me aksionin e IKMT-së në Himarë për prishjen e objekteve të paligjshme përgjatë bregdetit. Omonia në një deklaratë shprehet se ky është një fenomen i përsëritur që ndodh në fillim ttë sezonit turistik. 

Më tej në reagim theksohet se këto ndërtime që po prishen janë ndërtuar para zgjedhjeve me tolerancën e autoriteteve, të cilat sapo përfunduan zgjedhjet kanë nisur aksionin e shkatërrimit të tyre. Omonia ka denoncuar vonesën e qëllimshme të strukturës për legalizimin e ndërtimeve pa leje për të kthyer  përgjigje qytetarëve mbi statusin ligjor të bizneseve të tyre. Sipas tyre kjo vonesë, e kombinuar me deklarata kontradiktore nga autoritetet, i ka mbajtur peng banorët për dekada të tëra.

Më tej ata kanë denoncuar mungesën totale të planifikimit urban dhe të zhvillimit turistik për rajonin. Omonia thekson se policia dhe Bashkia e Himarës po të frikësojnë banorët vendas dhe t’i detyrojnë të braktisin bizneset e tyre. Më tej në reagim i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të ndalojë menjëherë këto abuzime dhe u bëjmë thirrje përfaqësive diplomatike të Bashkimit Evropian të qëndrojnë në krah të qytetarëve duke ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare që të respektojë ligjin.

Deklarata e plotë për shtyp:

Gjatë ditëve të fundit në Himarë, fatkeqësisht është shfaqur sërish fenomeni i zakonshëm që
karakterizon çdo fillim sezoni turistik. Ekipet e policisë urbanistike së IKMT-së kanë ardhur
pa asnjë paralajmërim, në shkelje të çdo koncepti të shtetit ligjor, për të terrorizuar pronarët e
bizneseve që operojnë në plazhin Giali të fshatit Vuno në Bashkinë e Himarës. Gjatë fushatës
zgjedhore – por jo vetëm – në këtë zonë janë ndërtuar objekte pa leje, por me tolerancën e
autoriteteve, të cilat, sapo përfunduan zgjedhjet, siç pritej, u bënë objekt i prishjeve nga ana e
kësaj strukture.

Siç duket, meqë ekipet e kësaj strukture ndodheshin në këtë plazh, vendosën të shembin edhe
disa ndërtime të tjera (të paligjshme), të cilat ndodhen aty prej gati 30 vitesh dhe paguajnë taksa
si ndaj Bashkisë, ashtu edhe ndaj shtetit. Disa prej tyre madje kanë marrë me qira edhe pjesë
të plazhit për shfrytëzim. Kusht për këtë qira është parapagimi i shumës dhe ekzistenca e
hapësirave të shërbimit për pushuesit, pra objekte që sot autoritetet synojnë të shembin.

Nga këto ngjarje lindin tri pyetje të arsyeshme:

1. Pse pikërisht tani, në mes të sezonit turistik, ndërkohë që në zona të tjera të Bashkisë
vijojnë ndërtimet e paligjshme?
2. Pse pa paralajmërim, kur ligji parashikon afat 10-ditor për ankimim gjyqësor?
3. Pse u lejuan pronarët të marrin me qira pjesë të plazhit vetëm dy muaj më parë, nëse
synimi ishte që të prisheshin?

Omonia e Himarës denoncon:

1. Vonesën e qëllimshme të strukturës për legalizimin e ndërtimeve pa leje për të kthyer
përgjigje qytetarëve mbi statusin ligjor të bizneseve të tyre. Kjo vonesë, e kombinuar
me deklarata kontradiktore nga autoritetet, i ka mbajtur peng banorët për dekada të tëra.
2. Mungesën totale të planifikimit urban dhe të zhvillimit turistik për rajonin.
3. Ndarjen e qytetarëve në “tanët” dhe “jo tanët”, duke ushqyer praktika të kalbura të
qeverisë për sigurimin e votave përmes shantazhit.
4. Veprimet e qëllimshme të policisë urbanistike dhe të Bashkisë së Himarës, që synojnë
të frikësojnë banorët vendas dhe t’i detyrojnë të braktisin bizneset e tyre.

Omonia e Himarës është qartësisht kundër ndërtimeve të paligjshme, të cilat i ka denoncuar prej vitesh jo vetëm në fjalën publike, por edhe përmes padive në organet gjyqësore.

Megjithatë, e konsideron të papranueshme taktikën e ndjekur nga Bashkia e Himarës dhe
qeveria në këtë çështje, pasi qëllimisht mbajnë situatën e paqartë. Nuk regjistrojnë pronat, nuk
legalizojnë ndërtimet që parashikohen nga ligji dhe nuk hartojnë plane urbanistike, ndërkohë
që kryejnë prishje selektive pa asnjë transparencë.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të ndalojë menjëherë këto abuzime dhe u bëjmë thirrje
përfaqësive diplomatike të Bashkimit Evropian, por edhe të tjerëve, të qëndrojnë në krah të
qytetarëve duke ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare që të respektojë ligjin.

Previous Post

Zbulohet parcela me 1800 bimë kanabis në malin e Okshtunit në Bulqizë, arrestohet në flagrancë një person, shpallet në kërkim një tjetër

Next Post

Operacioni “Flakë në Det”/ SPAK lexon pretencën për anëtarët e grupit të narkotrafikantëve, ja sa vite burg kërkon

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ish-mbrojtësi i Interit akuzohet për trafik droge: "E përdora dhe i bëra dëm vetes, por nuk e kam shitur kurrë"

Ish-mbrojtësi i Interit akuzohet për trafik droge: “E përdora dhe i bëra dëm vetes, por nuk e kam shitur kurrë”

February 17, 2026
Presidenti i FIFA uron Armand Dukën për rizgjedhjen e tij në krye të FSHF për një mandat tjetër katërvjeçar.

Presidenti i FIFA uron Armand Dukën për rizgjedhjen e tij në krye të FSHF për një mandat tjetër katërvjeçar.

February 17, 2026
Dënim për Juventusin: Disiplina ndëshkon drejtuesin e klubit dhe Chiellinin, gjithashtu goditet edhe Igli Tare

Dënim për Juventusin: Disiplina ndëshkon drejtuesin e klubit dhe Chiellinin, gjithashtu goditet edhe Igli Tare

February 17, 2026
Dy shtetase nga Kazakistani arrestohen për ushtrim prostitucioni në një apartament të marrë me qira në Tiranë, ndërsa një 33-vjeçar është në proces hetimi.

Lajmi Fundit

Ish-mbrojtësi i Interit akuzohet për trafik droge: “E përdora dhe i bëra dëm vetes, por nuk e kam shitur kurrë”

by timoni.al
February 17, 2026
0

Ish-mbrojtësi i Interit, Fabio Macellari, është dënuar me tetë muaj burg dhe një gjobë prej 1,800 eurosh për trafik droge...

Read moreDetails
Presidenti i FIFA uron Armand Dukën për rizgjedhjen e tij në krye të FSHF për një mandat tjetër katërvjeçar.

Presidenti i FIFA uron Armand Dukën për rizgjedhjen e tij në krye të FSHF për një mandat tjetër katërvjeçar.

February 17, 2026
Dënim për Juventusin: Disiplina ndëshkon drejtuesin e klubit dhe Chiellinin, gjithashtu goditet edhe Igli Tare

Dënim për Juventusin: Disiplina ndëshkon drejtuesin e klubit dhe Chiellinin, gjithashtu goditet edhe Igli Tare

February 17, 2026
Dy shtetase nga Kazakistani arrestohen për ushtrim prostitucioni në një apartament të marrë me qira në Tiranë, ndërsa një 33-vjeçar është në proces hetimi.

Dy shtetase nga Kazakistani arrestohen për ushtrim prostitucioni në një apartament të marrë me qira në Tiranë, ndërsa një 33-vjeçar është në proces hetimi.

February 17, 2026
Përqindja e të paraburgosurve në Shqipëri është 500% më e lartë se mesatarja në Bashimin Evropian; Berisha e Rama: Procesi ligjor i vërtetë mungon.

Përqindja e të paraburgosurve në Shqipëri është 500% më e lartë se mesatarja në Bashimin Evropian; Berisha e Rama: Procesi ligjor i vërtetë mungon.

February 17, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ish-mbrojtësi i Interit akuzohet për trafik droge: "E përdora dhe i bëra dëm vetes, por nuk e kam shitur kurrë"

Ish-mbrojtësi i Interit akuzohet për trafik droge: “E përdora dhe i bëra dëm vetes, por nuk e kam shitur kurrë”

February 17, 2026
Presidenti i FIFA uron Armand Dukën për rizgjedhjen e tij në krye të FSHF për një mandat tjetër katërvjeçar.

Presidenti i FIFA uron Armand Dukën për rizgjedhjen e tij në krye të FSHF për një mandat tjetër katërvjeçar.

February 17, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al