Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata dënon me 55 vite burg autorin dhe ndihmësin e tij

Editor by Editor
June 9, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata dënon me 55 vite burg autorin dhe ndihmësin e tij
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke dënuar me 55 vite burg në total autorët e vrasjes së Edmond Papës. Bëhet me dije se togat e zeza dënuan me 30 vite burg Andrew Bode, ekzekutorin e biznesmenit Edmond Papa për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “mbajtje pa leje te armëve”. Nga ana tjetë, 30-vjeçari Alban Velo u dënua me 25 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu mësohet se dy të pandehurit do të kryejnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë për shkak të rrezikshmërisë që ata paraqesin.

Vrasja e Edmond Papës

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

Albano Velo dhe Andrew (Edvin) Bode janë identifikuar nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë planifikuar dhe vrarë biznesmenin Edmond Papa. Velo ka pasur rolin e vëzhguesit, ndërsa Bode, atë të ekzekutorit. Vrasja e Papës dyshohet se është bërë si hakmarrje ndaj ekzekutimit të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u vra me shpërthim të eksplozivit në makinë. Velo është vënë në pranga, ndërsa po hetohet dhe babai i tij, Dilaver Velo, i cili ishte punonjës policie në Komisariatin nr.4 në Tiranë, por pas përfshirjes së djalit në këtë ngjarje, u shkarkua.

Previous Post

Ndërtimet pa leje në Dhërmi, Jalë e Drimadhe/ Kryebashkiaku i Himarës pezullon nga detyra 5 punonjës të IMT

Next Post

Kadri Morina drejt arrestimit nga SPAK/ Korrupsioni në burgje? Eurosig merr superkontratën me procedurë të dyshimtë

Next Post
Kadri Morina drejt arrestimit nga SPAK/ Korrupsioni në burgje? Eurosig merr superkontratën me procedurë të dyshimtë

Kadri Morina drejt arrestimit nga SPAK/ Korrupsioni në burgje? Eurosig merr superkontratën me procedurë të dyshimtë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al