Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke ujitur bimët narkotike

Editor by Editor
June 7, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke ujitur bimët narkotike
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

MALLAKASTËR- Një parcelë me bimë narkotike është zbuluar në fshatin Çërrilë në Mallakastër, ku u gjetën 1181 fidanë kanabisi. Pas zbulimit të parcelës, u arrëstuan në flagrancë edhe dy persona, të cilët u kapën duke ujitur bimët narkotike. 

Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht edhe kryeplaku i fshatit, një 63 vjeçar, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal edhe për një 44 -vjeçar, banues në Ballsh, ku gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën një armë sportive, 12.400 euro, 400 paund dhe rreth 900.000 lekë të reja të cilat dyshohet se ishin në funksion të kësaj veprimtarie kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Mallakastër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden dhe asgjësohen në një parcelë në fshatin Çërrilë 1881 fidanë narkotikë cannabis sativa. Kapen në flagrancë në parcelë duke ujitur fidanët narkotikë, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit dhe 1 shtetas tjetër i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, në fshatin Çërrilë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër gjetën një parcelë me 1881 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, u kapën në flagrancë duke ujitur fidanët narkotikë, shtetasit A. S., 53 vjeç, banues në Greshicë dhe E. Sh., 34 vjeç, banues në Çërrilë, të cilët u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi I. S., 63 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal edhe për shtetasin M. Z., 44 vjeç, banues në Ballsh, ku gjatë kontrollit të banesës, këtij shtetasi iu gjetën një armë sportive, 12.400 euro, 400 paund dhe rreth 900.000 lekë të reja të cilat dyshohet se ishin në funksion të kësaj veprimtarie kriminale.

Fidanët narkotikë u asgjësuan me anë të djegies.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Previous Post

Vritet 24-vjeçari në qendër të Beogradit

Next Post

Rinumërimi i votave në Tiranë dhe Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

Next Post
Rinumërimi i votave në Tiranë dhe Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

Rinumërimi i votave në Tiranë dhe Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al