Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Krimi i organizuar shqiptar edhe në vendet nordike”, Operacioni i SPAK dhe autoriteteve finlandeze, Dumani: Kemi goditur disa grupe

Editor by Editor
June 3, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Krimi i organizuar shqiptar edhe në vendet nordike”, Operacioni i SPAK dhe autoriteteve finlandeze, Dumani: Kemi goditur disa grupe
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka bërë publike rezultatet e një operacioni të suksesshëm ndërkombëtar kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze.

Në një deklaratë për mediat, Dumani theksoi se ky hetim shënon një moment të veçantë për institucionin që ai drejton.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot të bëjmë publike rezultatet e një hetimi të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze. Ky hetim përfaqëson jo vetëm një sukses në luftën kundër krimit të organizuar, por edhe një arritje për historinë e SPAK, pasi shënon krijimin e njësisë së parë hetimore të përbashkët mes dy vendeve,” – deklaroi Dumani.

Ai sqaroi se krimi i organizuar shqiptar ka zgjeruar aktivitetin e tij edhe në vendet nordike, përfshirë Finlandën, dhe se bashkëpunimi mes dy autoriteteve ka çuar në goditjen e disa grupeve kriminale përgjegjëse për trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

“Kemi goditur disa grupe kriminale që janë përgjegjës për shitjen e drogave të llojeve të ndryshme. Ky hetim është rezultat i një pune të gjatë dhe intensive,” – shtoi kreu i SPAK.

Hetimi i përbashkët ndërmjet SPAK dhe autoriteteve finlandeze vlerësohet si një model bashkëpunimi efektiv në nivel ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe do të pasohet me veprime të tjera në terren dhe në gjurmimin e rrjeteve kriminale ndërkombëtare.

Previous Post

E rëndë në Shkodër/ U fut për t’u larë në liqenin e Grizhës, mbytet 38-vjeçari, nxirret nga uji trupi i pajetë

Next Post

Dalin pamjet nga momenti i lëkundjeve sizmike në Turqi dhe Rodos

Next Post
Dalin pamjet nga momenti i lëkundjeve sizmike në Turqi dhe Rodos

Dalin pamjet nga momenti i lëkundjeve sizmike në Turqi dhe Rodos

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al