Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Situatë e dhimbshme në Gaza/ Mielli derdhet në tokë gjatë transportit, gruaja shpërthen në lot: Po na lini të vdesim nga uria

Editor by Editor
June 2, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Situatë e dhimbshme në Gaza/ Mielli derdhet në tokë gjatë transportit, gruaja shpërthen në lot: Po na lini të vdesim nga uria
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GAZA- Një video e publikuar nga CNN, tregon një nënë në Khan Younis, Gaza, duke u përpjekur me dëshpërim të mbledhë sa më shumë miell nga toka.

“Po na lini të vdesim nga uria. Zoti ka ushqim për të gjithë, por ju na latë të vdesim urie,” tha gruaja, e cila, sapo sheh kamerën, shpërthen në lot dhe ulërima.


Së bashku me gruan, persona të tjerë u përpoqën të mblidhnin miellin që ishte derdhur nga rruga gjatë transportimit të tij. Njerëzit në Gaza po vdesin urie për shkak të operacioneve të Izraelit në rajon, i cili ka vendosur një bllokadë ushtarake dhe kështu ndihma humanitare nuk arrin kurrë tek ata që kanë vërtet nevojë për të.

Agjencitë e OKB-së po paralajmërojnë për uri nëse nuk ka një rritje drastike të ndihmave që hyjnë në rajon, pasi Izraeli e lehtëson vetëm pjesërisht bllokadën e Gazës. Të paktën 32 persona janë vrarë pasi një tank izraelit goditi një qendër ndihme në Gaza, ndërsa 150 palestinezë janë plagosur gjithashtu, sipas spitalit të Kryqit të Kuq në Rafah.

CNN foli me dëshmitarë të shumtë, të cilët rrëfyen kaosin vdekjeprurës që u zhvillua pas sulmit. Ministria e Shëndetësisë në Gaza fajësoi ushtrinë izraelite për vdekjet, ndërsa dëshmitarë të tjerë pohuan se edhe personeli lokal i sigurisë kishte hapur zjarr. Fondacioni Humanitar i Gazës, i cili drejton qendrën e ndihmës, tha se nuk pati të shtëna në vendngjarje dhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit mohuan të kenë qëlluar civilë në ose afër vendit, duke i quajtur akuzat “raportime të rreme”.

Në fakt, imazhet që vijnë nga Gaza janë për të mos thënë më shumë trishtuese. Turma të mëdha palestinezësh nxituan të merrnin ushqim nga dërgesat e para që mbërritën pas bllokadës 11-javore të ndihmës nga Izraeli. Në fakt, Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë private jofitimprurëse me një burim të paqartë financimi, filloi veprimtarinë e saj kohët e fundit, duke shpërndarë mijëra vakte. Megjithatë, prania e tij u shoqërua me skena kaosi dhe raportime për vdekje nga zjarri izraelit në pikat e shpërndarjes.

Previous Post

Ankimi i i PD-ASHM për rezultatet e zgjedhjeve në Lezhë, Logu: Policia u përfshi në fushatë, procedoi Gjin Gjonin në mënyrë të pakuptueshme

Next Post

Plagosja e 15-vjeçarit te “Ali Demi”/ Kamarieri i mitur u qëllua me pistoletë stilolaps! Kushërira e tij: Ishte plumb qorr, erdhi nga lart, ngjarja ndodhi jashtë picerisë

Next Post
Plagosja e 15-vjeçarit te “Ali Demi”/ Kamarieri i mitur u qëllua me pistoletë stilolaps! Kushërira e tij: Ishte plumb qorr, erdhi nga lart, ngjarja ndodhi jashtë picerisë

Plagosja e 15-vjeçarit te "Ali Demi"/ Kamarieri i mitur u qëllua me pistoletë stilolaps! Kushërira e tij: Ishte plumb qorr, erdhi nga lart, ngjarja ndodhi jashtë picerisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al