Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Manastirliu ia kalon edhe Belës me tenderin e larjes së makinës: Të lahet edhe të shtunë e të diel

Editor by Editor
May 31, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Manastirliu ia kalon edhe Belës me tenderin e larjes së makinës: Të lahet edhe të shtunë e të diel
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, po tenton që t’i bëjë oponencë koleges së saj, ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Disa javë më parë, VoxNews publikoi procedurat e një tenderi që bëri Balluku, e cila shpenzonte 10 mijë euro që t’i lahej makina 12 herë në muaj. Denoncimi i redaksisë sonë u përdor për fushatë dhe zgjedhje, si shpenzim luksi, teksa zv.kryeministrja nuk është e vetmja që bën tendera të tillë.

Ogerta Manastirliu, e cila pasi e “ndriti” te Shëndetësia, ka shkuar për të bërë politikat e Arsimit dhe Sportit. Emri i saj ishte në listë të sigurt gjatë zgjedhjeve, teksa ishte një nga drejtueset formale politike, e cila vetëm sa shoqëronte kryeministrin në disa vizita të vona në selitë e PS-së.

Ndërkohë, pasi u “lodh” gjatë fushatës dhe zgjedhjeve, po mendon për komoditetin, duke synuar edhe rolin që tashmë ka marrë Balluku.

Faksimile: Tenderi i hapur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për larjen e makinave

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, pak ditë më parë është hapur një tender me objekt “shërbim larje për automjetet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”.

Zarfet e ofertave do të hapen më datë 2 qershor 2025, teksa vlera e akorduar është sërish rreth 10 mijë euro. Në dokumente janë shkruar edhe të dhënat dhe specifikimet teknike të shërbimit.

Kërkohet që makina “Audi A8” me të cilën lëviz Manastirliu të lahet 30 herë në muaj. Ose çdo ditë, madje të shtunë dhe të dielë. Një abuzim i pastër, pasi ditët e punës janë vetëm 22, por ministrja e do makinën e larë edhe të shtunë e të dielë, duke e përdorur për qëllime private.

Por, jo vetëm kjo makinë, pasi edhe makina “Toyota RAV4” apo edhe “Volvo XC60” do të lahen 30 herë në ditë. Këto makina përdoren nga drejtuesit e ministrisë, zv.ministrat/et apo edhe vetë ministrja. Sërish 30 herë në muaj larje për këto makina, të shtunë dhe të dielë.

Ministria kërkon që edhe makinat “Hyndai Getz”, “Toyota  Prius” dhe “Hyundai Santa Fe” të lahen 4 herë në muaj, 1 herë në javë. Gjithashtu, kërkohet që makinave t’u lahet tapiceria 7 herë në vit. Ministria e kërkon lavazhin 2.5 km larg ministrisë./Vox News

Previous Post

EMRAT/ Skandali me mbetjet spitalore/ Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 13 persona, mes tyre 10 zyrtarë

Next Post

FOTO/ Dyshohet se është autor i atenatit në Durrës, ja kush është 30-vjeçari i shpallur në kërkim Erkid Kazazi

Next Post
FOTO/ Dyshohet se është autor i atenatit në Durrës, ja kush është 30-vjeçari i shpallur në kërkim Erkid Kazazi

FOTO/ Dyshohet se është autor i atenatit në Durrës, ja kush është 30-vjeçari i shpallur në kërkim Erkid Kazazi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al