Tuesday, June 3, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT/ Skandali me mbetjet spitalore/ Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 13 persona, mes tyre 10 zyrtarë

Editor by Editor
May 31, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
EMRAT/ Skandali me mbetjet spitalore/ Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 13 persona, mes tyre 10 zyrtarë
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA– Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, duke lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore. Mes këtyre 13 personave, 10 prej tyre janë inspektorë e zyrtarë të institucioneve mjedisore dhe 3 të tjerë janë administratorë të disa kompanive. 

Pas një kallëzimi të bërë nga një gazetar investigativ ku përfshiu analizën e dokumentacionit, verifikime në vendngjarje dhe administrimin e provave materiale e fotografike, ka nisur menjhëherë hetimi, nga i cili u zbulua një skemë e gjerë bashkëpunimi mes subjekteve private dhe funksionarëve publikë për të siguruar kontrata publike dhe leje mjedisore në mënyrë të paligjshme.

Tre administratorët e kompanive Elvis Miri i “Vale Recycling Shpk”, Elidiana Shehu e “EMC shpk” dhe Laert Shehu i “Swot Shpk” akuzohen për falsifikim dokumentesh, pasi kanë dorëzuar deklarime të rreme për pajisje teknologjike të sterilizimit të mbetjeve të rrezikshme, duke përfituar në mënyrë të padrejtë kontrata publike.

Elvis Miri, administratori i kompanisë Vale Recycling Shpk u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, pasi dyshohet se përfitoi mbi 65 milionë lekë tendera për riciklim të mbetjeve spitalore për spitalin e Beratit duke përdorur dokumente false, pa pasur paisje dhe duke sjellë dëme mjedisore.

Ndërkohë, zyrtarët publikë me inicialet J.Sh., E.P., A.M., N.D., T.P., B.S., A.K., B.L., I.B., dhe K.A., akuzohen për shpërdorim detyre, ku sipas Prokurorisë, kanë firmosur inspektime formale, kanë pranuar dokumente të falsifikuara dhe nuk kanë verifikuar realisht pajisjet dhe kushtet në terren.

NJOFTIMI:

‘Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10 inspektorë e zyrtarë të institucioneve mjedisore për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, duke lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore. Në kuadër të hetimeve të zgjeruara për çështjen penale nr.1255/2024, e cila u regjistrua pas kallëzimit të gazetarit investigativ S.K., u këqyr i gjithë dokumentacioni zyrtar, u morrën deklarime, si dhe u verifikuan në terren dhe u administruan provat materiale e fotografike.

Hetimi zbuloi një skemë të gjerë falsifikimi dhe shpërdorimi detyre, e cila përfshinte bashkëpunim ndërmjet subjekteve private dhe funksionarëve publikë dhe për rrjedhojë u morrën të pandehur për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve (neni 186/3 i Kodit Penal) shtetasit: E.M., administrator i “V.R Shpk’, E.Sh., administratore e “E.. Shpk”, L.Sh., administrator i “S…. Shpk”. Këta shtetas akuzohen për deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale.

Gjithashtu, u morën të pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës (neni 248 i K.Penal) dhjetë inspektorë dhe zyrtarë të institucioneve mjedisore: J.Sh., E.P., A.M., N.D., T.P., B.S., A.K., B.L., I.B., dhe K.A..

Ata dyshohen se kanë kryer inspektime formale, kanë pranuar dokumentacion të manipuluar dhe nuk kanë verifikuar kushtet reale të instalimeve në terren. Nga analiza e të dhënave rezultoi se, gjatë periudhës 2017–2022, subjekti “V. R..” ka përfituar mbi 30 tendera, duke përdorur pajisje të pasakta dhe të munguara në vendushtrim te aktivitetit, në kundërshtim me kriteret ligjore për lejet mjedisore të tipit A dhe B. Ky hetim nxori në pah problematika të rënda në zbatimin e standardeve mjedisore, mungesën e kontrolleve efektive dhe bashkëpunimin e dyshimtë ndërmjet interesave privatë dhe autoriteteve mbikëqyrëse. Të gjithë personat e përfshirë gëzojnë prezumimin e pafajësisë, deri në një vendim përfundimtar nga gjykata kompetente.’

Previous Post

U përmbys kamioni, “arratisen” 250 milionë bletë në Amerikë

Next Post

Manastirliu ia kalon edhe Belës me tenderin e larjes së makinës: Të lahet edhe të shtunë e të diel

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Belinda Balluku, nga skemat korruptive te lufta për Ministrinë e Brendshme/ A po kërkon të forcohet para se të arrestohet?”

Belinda Balluku, nga skemat korruptive te lufta për Ministrinë e Brendshme/ A po kërkon të forcohet para se të arrestohet?”

June 3, 2025
EMRAT/ Kush janë bosët e krimit në shënjestër të aksionit të SPAK

SPAK operacion të përbashkët antidrogë me autoritetet e Finlandës, goditen disa grupe kriminale

June 3, 2025
Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit, lideri i ekstremit të djathtë tërheq partinë e tij nga koalicioni qeverisës

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit, lideri i ekstremit të djathtë tërheq partinë e tij nga koalicioni qeverisës

June 3, 2025
Dështon marrja e dëshmisë së Erion Alibejt, GJKKO vendos ndëshkimin e avokatëve që munguan në sallë

AKTUALITET

Belinda Balluku, nga skemat korruptive te lufta për Ministrinë e Brendshme/ A po kërkon të forcohet para se të arrestohet?”

by Editor
June 3, 2025
0

Në një skenë politike të mbushur me intrigë dhe tension, Belinda Balluku shfaqet si një aktore që luan një lojë...

Read moreDetails
EMRAT/ Kush janë bosët e krimit në shënjestër të aksionit të SPAK

SPAK operacion të përbashkët antidrogë me autoritetet e Finlandës, goditen disa grupe kriminale

June 3, 2025
Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit, lideri i ekstremit të djathtë tërheq partinë e tij nga koalicioni qeverisës

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit, lideri i ekstremit të djathtë tërheq partinë e tij nga koalicioni qeverisës

June 3, 2025
Dështon marrja e dëshmisë së Erion Alibejt, GJKKO vendos ndëshkimin e avokatëve që munguan në sallë

Dështon marrja e dëshmisë së Erion Alibejt, GJKKO vendos ndëshkimin e avokatëve që munguan në sallë

June 3, 2025
Ulian Shpataraku, “ushtari i bandave” dhe garant te Troplinët për të bërë drejtor Ilir Proden!

Ulian Shpataraku, “ushtari i bandave” dhe garant te Troplinët për të bërë drejtor Ilir Proden!

June 3, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Belinda Balluku, nga skemat korruptive te lufta për Ministrinë e Brendshme/ A po kërkon të forcohet para se të arrestohet?”

Belinda Balluku, nga skemat korruptive te lufta për Ministrinë e Brendshme/ A po kërkon të forcohet para se të arrestohet?”

June 3, 2025
EMRAT/ Kush janë bosët e krimit në shënjestër të aksionit të SPAK

SPAK operacion të përbashkët antidrogë me autoritetet e Finlandës, goditen disa grupe kriminale

June 3, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al