Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Dumani më tregoi ekzekutorët e familjarëve të mi”, rrëfehet Erion Alibej: Unë vendos dorën në Kuran, nuk e fal gjakun e vëllait tim

Editor by Editor
May 29, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Dumani më tregoi ekzekutorët e familjarëve të mi”, rrëfehet Erion Alibej: Unë vendos dorën në Kuran, nuk e fal gjakun e vëllait tim
0
SHARES
81
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në shqyrtimin e dosjes “Plumbi i Artë”, Gjykata e Posaçme nisi të dëgjojë dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej.

Erion Alibej, tregoi për herë të parë me detaje momentin kur nisi rruga e hakmarrjes për vrasjen e familjarëve të tij, duke zbuluar takimin me Nuredin Dumanin dhe planet për atentate të paguara.

Alibej e nisi dëshminë e tij me datën 29 dhjetor 2018, një ngjarje që e përshkroi si një atentat “kamikaz” ndaj familjes së tij. Sipas tij, pikërisht pas kësaj ngjarjeje nisi kërkimi për autorët dhe urdhëruesit e krimeve që i morën jetën njerëzve më të afërt.

Pas lirimit nga burgu i Elbasanit, takova Arjan Spahiun dhe i thashë se doja të takoja Nuredin Dumanin. E kisha dëgjuar se kishte dijeni për njerëzit që ishin përfshirë në vrasjen e familjarëve të mi. I ofrova 100 mijë euro për vrasjen e Talo Çelës, dhe 200 mijë nëse ma sillte të gjallë”, deklaroi Alibej.

Ai shpjegoi se takimi me Dumanin zgjati afro tre orë dhe u zhvillua në banesën e kushërinjve të tij. E gjithë biseda, sipas tij, ishte incizuar.

“I dhashë të gjitha informacionet që kisha për atentatet. I tregova edhe foton e vëllait të tij, Dashnor Dumanit, për të cilin më rezultonte se kishte kryer një nga atentatet, ndërsa Talo Çela ishte shoferi. Nuredini më tha se nuk besonte se ishte vëllai i tij, madje më tregoi se kishte probleme me të.”

Në një moment të ngarkuar emocionalisht, Alibej u shpreh për betimin që kishte bërë për të mos falur kurrë gjakun e të vëllait, Klevi Baho, dhe të afërmve të tjerë të vrarë.

“I thashë Dumanit: ‘Qëndro besnik. Unë vendos dorën në Kuran që nuk e fal gjakun e vëllait tim’. E kam humbur për jetë njeriun tim, dhe kjo s’më le të jetoj i qetë.”

Dëshmia e Alibejt vjen në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për dosjen “Plumbi i Artë”, ku ai akuzohet për përfshirje në një seri vrasjesh me pagesë.

Previous Post

Flamuri i SHBA-së valëvitet në Damask për herë të parë, që nga viti 2012

Next Post

Dëshmia në GJKKO/ Erjon Alibej: Atentatin e vëllait dhe xhaxhait tim e urdhëruan Çopjat, erdhën dhe derdhën lot në varrim

Next Post
Dëshmia në GJKKO/ Erjon Alibej: Atentatin e vëllait dhe xhaxhait tim e urdhëruan Çopjat, erdhën dhe derdhën lot në varrim

Dëshmia në GJKKO/ Erjon Alibej: Atentatin e vëllait dhe xhaxhait tim e urdhëruan Çopjat, erdhën dhe derdhën lot në varrim

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al