Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: Farsa zgjedhore u krye me paratë e krimit 

Editor by Editor
May 29, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
VIDEO/ Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: Farsa zgjedhore u krye me paratë e krimit 
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalën sot në foltoren e kuvendit ku nisi të fliste pë zgjedhjet e 11 majit që i konsideron si farsë elektorale. Berisha tha se kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama përdori 76 milionë euro dhuratë për 48 përqind të votuesve.  Sipas tij, Rama pasi fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata për të marrë votat, mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të nderuar deputetë, kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së Perdes së Hekurt në Europën ish-komuniste. Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur ndonjëherë historia e vendit. Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Edi Rama përdori 76 milionë euro dhuratë për 48 përqind të votuesve. Pasi fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata për të marrë votat. Pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë.

Deputetët e këtyre karteleve u zëvendësojnë ju në këtë parlament, jo se ju nuk ishit mëkatarë, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi, që mori 2500 vota në vitin 2021, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Edi Rama. Ju mblidheni këtu pasi klanet e vrasësve, drogës, kartelet e drogës, sjellin në këtë parlament 28 deputetë në lista të mbyllura dhe të hapura. Ju mblidheni sot këtu pasi për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis në mbarë vendin.

Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër. Kur 1.6 milionë shqiptarëve iu shkelmuat votën. O botë e krimit, nuk mund të ishit ndryshe ju. Përfaqësues të klaneve më të egra dhe vrasësve, nuk mund të ishit ndryshe, këta mund të ishit. Po, po. Shumë herë më e ndershme do ishte që këtu në parlament të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajri, Elvis Çela, Bahri Bajri, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja, Renato Salihi, Orik Shyti dhe të tjerë të cilët u përdorin ju si lecka politike në funksion të perandorive të tyre të krimit.

Previous Post

Bardhi-Spiropalit: Ju quheni përfaqësuesja e Xhabaftëve në Kuvend

Next Post

Berisha: Strumbullari i farsës elektorale është shteti elektoral, vota e diasporës është një aspekt i kësaj masakre

Next Post
Berisha: Strumbullari i farsës elektorale është shteti elektoral, vota e diasporës është një aspekt i kësaj masakre

Berisha: Strumbullari i farsës elektorale është shteti elektoral, vota e diasporës është një aspekt i kësaj masakre

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al