Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve për zgjedhje të parakohshme në Shqipëri

Editor by Editor
May 28, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve për zgjedhje të parakohshme në Shqipëri
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” gjatë bashkëbisedimit me moderatorin Beti Njuma deklaroi se në këto 34 vite në politike, eksperienca më e pasur e tij është ajo elektorale.

“Të vijmë tek këto të fundit, flasim për zgjedhje, por bëhet fjalë për një farsë. Kemi arritur ta denoncojmë me fakte të fuqishme të së djathtës ndërkombëtare dhe të qendrës së djathtë.

Janë 4 rezoluta të tyre në të cilat zgjedhjet damkosen si farsë.

Më 30 prill, 80 parti të së djathtës votuan rezolutën në të cilën thuhet se Edi Rama shtyp demokracinë, se Edi Rama po blen vota me kanabis, se dha 100 e ca licenca, po blen vota me punësime, se ka krijuar sistemin e patronazhostëve që bjen në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve.

Pra, këto zgjedhje u damkosën si farsë. Rezoluta thekson se Edi Rama për të marrë mandatin e katërt përdori terrorin politik, duke arrestuar dhe përndjekur 3 kryetarë të opozitës”, u shpreh ndër të tjera Sali Berisha.

Kryedemokrati theksoi se mesazhi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte një mesazh për qytetarët shqiptarë, jo për Edi Ramën.

“Ky i fundit (mesazhi i SHBA-së) përshëndeti popullin. Po të lexosh mesazhin e 2021-it me këtë të fundit, flet vetë.

Partnerët evropianë pnuk mund ta pranojnë këtë farsë pasi të njihen në hollësi dhe me dokumentat konkrete me provaEdi Rama është i aftë aq sa ç’ishte i ati i tij të foirmosë varjen në litar të një poeti, aq është Edi Rama i aftë të bëjë për hir të pushtetit të tij. Dhe këtë sepse Edi Rama e di që ka bërë krime në Shqipëri”, tha Berisha.

Në vijim, Berisha theksoi se ka mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri.

Previous Post

Rubio: SHBA do të kufizojë vizat për zyrtarët e huaj që janë bashkëpunëtorë në censurimin e amerikanëve

Next Post

Goditja e grupit kriminal që kontrabandonte cigare, SPAK: 36 persona janë në hetim! Të përfshirë edhe punonjës të strukturave doganore

Next Post
EMRAT/ Kush janë bosët e krimit në shënjestër të aksionit të SPAK

Goditja e grupit kriminal që kontrabandonte cigare, SPAK: 36 persona janë në hetim! Të përfshirë edhe punonjës të strukturave doganore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al