Thursday, June 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Farsa e votimit të diasporës”, Topalli poston fotot dhe videot: “Postieri i Rilindjes” dërgon votat me këngë në buzë dhe kuti në dorë

Editor by Editor
May 28, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Farsa e votimit të diasporës”, Topalli poston fotot dhe videot: “Postieri i Rilindjes” dërgon votat me këngë në buzë dhe kuti në dorë
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kordinatorja e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli ka publikuar disa postime në rrjetet e saj sociale, ku shprehet se një simpatizan i PS-së në Itali, i cili është dhe punonjës i postës së DHL-së, pozonte me zarfet ku ndodheshin fletët e votimeve për zgjedhjet e 11 majit.

Në postimin e saj, Topalli ngre dhe pyetje se si është është e mundur që “militantët janë bërë postierë, shpërndarës dhe mbledhës të votave?”

POSTIMI I PLOTË:

“Postieri i Rilindjes” – këndon kur çon zarfin!

Në foto: Sinan Patozi, nga Divjaka, sot banues në Itali. Në vend të postierit të zakonshëm, kemi një militant të devotshëm që dërgon vota – me këngë në buzë dhe kuti në dorë.

Por në Itali bën turin e kutive, nga shtëpia e partisë te zarfat, nga koncerti me Ballën te dërgesat për Tiranë.

Pyetja është: – Kush e ka certifikuar këtë njeri për të prekur votën ? – Si ka mundësi që militantët janë bërë postierë, shpërndarës dhe mbledhës të votave? – Kush garanton që zarfat nuk janë përzgjedhur, hapur apo mbushur sipas direktivës?

Vota e emigrantit nuk është dhuratë për partinë. Nuk është zarf për shoë. Është detyrim i shtetit, jo aksion i militantëve me kuti në dorë dhe këngë në sfond.

Demokracia që nis nga Prato me zarf dhe mbyllet në Rinas me kuti… nuk është zgjedhje. Është zhgënjim me regji politike. Eshte krim zgjedhor!

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1053206726756683%2F&show_text=false&width=267&t=0

Në postimet e tjera të Topallit shihet se personi i sipërmendur ka marrë pjesë në takimet e Partisë Socialiste me diasporën dhe duke pozuar krahas ministrit Taulant Balla.

"Farsa e votimit të diasporës", Topalli poston fotot dhe

Gjithashtu, demokratja shprehet se është ekspozuar publikisht trajtimi i zarfeve të votimit si pronë personale, ku shton se kjo vërteton se nuk të bëjmë me zgjedhje të lira, por me një farsë të organizuar.

“Farsa e votimit te dispores. Kur militantët marrin përsipër të shpërndajnë dhe të mbledhin kutitë e votimit jashtë Shqipërisë, procesi zgjedhor humbet çdo besueshmëri. Kur një individ si Sinan Patozi – pa asnjë status zyrtar, por me lidhje të hapura partiake – ekspozohet publikisht duke trajtuar zarfe votimi si pronë personale, nuk kemi të bëjmë me zgjedhje të lira, por me një farsë të organizuar. Vota e emigrantëve është një e drejtë kushtetuese, jo një instrument në duart e partisë. Dhe kjo farsë e koordinuar përmes militantëve është një tjetër dëshmi e manipulimit brutal që kërkon të vjedhë edhe diasporën.”, shkruhet në postimin e saj. 

"Farsa e votimit të diasporës", Topalli poston fotot dhe

jozefina topalli

Previous Post

Flet e ish e dashura: McGonigal po përpiqet të më mbyllë gojën, kam nevojë për mbështetje ligjore

Next Post

BKH zbarkon në Arkivën e Shtetit dhe Agjencinë e Pronave: Target Ardit Bido dhe Erjon Çaka

Next Post
BKH zbarkon në Arkivën e Shtetit dhe Agjencinë e Pronave: Target Ardit Bido dhe Erjon Çaka

BKH zbarkon në Arkivën e Shtetit dhe Agjencinë e Pronave: Target Ardit Bido dhe Erjon Çaka

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al