Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestohet në Dubai bosi i madh i drogës, Dritan Gjika! Klodiana Lala: Kishte lidhje deri te ish Presidenti i Ekuadorit

Editor by Editor
May 26, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Arrestohet në Dubai bosi i madh i drogës, Dritan Gjika! Klodiana Lala: Kishte lidhje deri te ish Presidenti i Ekuadorit
0
SHARES
104
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është arrestuar në Dubai bosi i drogës, Dritan Gjika, i cili kërkohej për llogari të Ekuadorit. 

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje nga aktiviteti i tij, duke e konsideruar si një personazh shumë të rëndësishëm të krimit të organizuar, i dyshuar si koka e një organizate që trafikonte sasi të mëdha të drogës dhe pastronte para. Ajo deklaroi se Gjika e ka patur aktivitetin e tij në Amerikën Latine, ndërsa në Shqipëri dyshohet se organizata ka pastruar para. 

“Bëhet fjalë për një nga njerëzit më të rëndësishëm të narko-trafikut në Ekuador. Është arrestuar në Emiratet e Bashkuar Arabe. Dritan Gjika është ekspozuar për herë të parë nga Inside Crime. Bëhet fjalë për kreun e një grupi shumë të fuqishëm kriminal që ka trafikuar tonelata drogë dhe dyshohet se ka pastruar 32 mln euro. Ka operuar në Amerikën Latine. Lidhjet e tij në Ekuador dhe Amerikë Latine janë shumë të fuqishme. Në Ekuador kanë shpallur në kërkim edhe gjyqtar për favorizim të Dritan Gjikës. Rezulton me lidhje deri te ish Presidenti i Ekuadorit. Kishte lidhje te njerëzit më të rëndësishëm në Ekuador.

Ai është kreu i grupit sipas Prokurorisë atje. Rezulton grup me shumë eksponentë, jo tërësisht shqitparë. Dritan Gjika kishte edhe eksponentë të tjerë nga Ekuadori, kolumbianë, etj. Krahas trafikut të drogës bëhej edhe pastirmi i parave dhe paratë kaloni në sistemin Hawala, ku paratë nuk transferohen fizikisht, lihen diku dhe merren diku tjetër, pa transfertë fizike. Kanë likujditet cash në vende të ndryshme të botës për të bërë transferimin. 

Në Shqipëri nuk ka patur bujën e duhur. E ka bërë aktivitetin e tij në Amerikën Latine, Ekuador e me rradhë.

Ekuadori e kërkon për aktivitetin që ka kryer atje. Pas Dritan Rexhepit është ndoshta shqiptari më i rëndësishëm që është shpallur me kartelë të kuqe. Ka patur aktivitet edhe në Spanjë.

Shqipëria është prekur te pastrimi i parave, dyshohet se janë pastruar para”, tha ndër të tjera Lala. 

Previous Post

Arrestohet në Dubai kreu i bandës shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador, Dritan Gjika

Next Post

“Përplasje mes Troplinëve dhe Dakos”, Klodiana Lala jep detaje të reja për operacionin URA

Next Post
“Përplasje mes Troplinëve dhe Dakos”, Klodiana Lala jep detaje të reja për operacionin URA

“Përplasje mes Troplinëve dhe Dakos”, Klodiana Lala jep detaje të reja për operacionin URA

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al