Monday, December 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bashkia jep 4.2 hektarë tokë për Noizyn, këngëtari elektoral i PS-së

Editor by Editor
May 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Bashkia jep 4.2 hektarë tokë për Noizyn, këngëtari elektoral i PS-së
0
SHARES
73
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga zonat më të lakmuara të kryeqytetit, ajo pranë liqenit artificial të Tiranës, është shndërruar në tokë premtimesh dhe dhuratash për emra të afërt me pushtetin. Së fundmi, në heshtje dhe pa garë, afro 4.2 hektarë pasuri publike, pjesë e Parkut të Madh të Tiranës, janë dhënë për përdorim një subjekti të lidhur me Rigels Rajkun, i njohur si Noizy, këngëtari që në zgjedhjet e fundit u kthye në një poster elektoral të Partisë Socialiste, duke kënduar në mitingje dhe duke promovuar “Shqipërinë që duam” të Edi Ramës.

Dokumentet e siguruara nga Publik.al zbulojnë se përdorimi i kësaj prone, në kufijtë e një prej zonave më të mbrojtura të qytetit, është formalizuar nga Bashkia Tiranë me procedura të përshpejtuara, dhe  sipas burimeve të brendshme  është kryer “me urdhër nga lart”, specifikisht nga vetë Edi Rama, që sot de facto ushtron pushtet të dyfishtë si kryeministër dhe drejtues real i Bashkisë Tiranë përmes Erion Veliajt.

Një zyrtar i lartë bashkiak, në kushte anonimiteti, konfirmoi për redaksinë tonë se “kjo është vetëm faza e parë” e asaj që po konsiderohet si një projekt “artistiko-sportiv”, por që në thelb është një privatizim i maskuar i hapësirës publike, për t’u kthyer në skenë koncertesh, ambiente eventesh dhe sipërfaqe biznesi të kontrolluar nga njerëzit e afërt me pushtetin.

Për çfarë shërben kjo tokë?

Sipas planit të miratuar nga Këshilli Bashkiak, zona do të kthehet në një “qendër aktivitetesh kulturore, artistike dhe argëtuese me ndikim për rininë”, por mungon çdo studim i ndikimit mjedisor, çdo konsultim publik, dhe  më e rëndësishmja, çdo procedurë e hapur konkurruese. Edhe më shqetësuese është fakti që këto hapësira po i dorëzohen individëve që kanë kontribuar drejtpërdrejt në fushata të PS-së, si Noizy, që shpesh herë ka dalë në skenë si fytyrë e sponsorizuar e propagandës rinore të Rilindjes.

Skenari i njohur: Favore për artistë servilë të pushtetit

Ky nuk është rasti i parë kur artistë të afërt me qeverinë përfitojnë prona publike. Më herët, Bashkia Tiranë ka dhuruar troje, ambiente dhe leje ndërtimi për figura të artit dhe sportit që janë përdorur politikisht në fushata apo kanë dhënë “mbështetje kulturore” për projektet e qeverisë. Skema është e njëjtë: vendim i shpejtë, mungesë transparence, dhe një justifikim “social” që mbulon kapjen private të aseteve publike.

Liqeni, pronë publike në zhdukje

Parku i Liqenit, që në letër duhet të mbetet “hapësirë publike e paprekshme”, është kthyer në një zonë eksperimenti për klientelizëm politik dhe projektim të ndikimit elektoral përmes tokës. Nga Veliera tek Sheshi Skënderbej, nga Teatri Kombëtar tek liqeni, e njëjta dorë politike dhe ekonomike po betonon gjithçka që dikur ishte e përbashkët.

Pyetje për SPAK-un që nuk vijnë kurrë:

  • Me çfarë procedure u përzgjodh Noizy si përfitues i këtij terreni?
  • A është kjo tokë dhënë për përdorim falas apo me qira simbolike?
  • A është nënshkruar ndonjë kontratë koncesionare apo partneritet publik-privat për këtë zonë?
  • Ku është transparenca që duhet të shoqërojë përdorimin e pasurisë publike?
  • Dhe, më e rëndësishmja: kush përfiton realisht nga ky “projekt për rininë”?

Në një vend ku publiku shpërfillet dhe prona e përbashkët përdoret si mall partiak, dhurimi i 4.2 hektarëve tokë publike për një këngëtar që bën fushatë për pushtetin është jo vetëm abuzim me pronën publike, por edhe fyerje për qytetarinë.

Nëse sot jepet 4.2 ha pa asnjë pyetje, nesër mund të jepen 10. Se ka plot aty, apo jo?

Previous Post

Rikthehen punimet e Kuvendit, më 29 maj Konferenca e Kryetarëve dhe seanca plenare

Next Post

“Ne nuk i dimë as autorët dhe as shkaqet,” kryetari i Bashkisë Gramsh: Nuk kemi të bëjmë me rast masiv, janë 14 raste të konfirmuar jo 72!

Next Post
“Ne nuk i dimë as autorët dhe as shkaqet,” kryetari i Bashkisë Gramsh: Nuk kemi të bëjmë me rast masiv, janë 14 raste të konfirmuar jo 72!

"Ne nuk i dimë as autorët dhe as shkaqet," kryetari i Bashkisë Gramsh: Nuk kemi të bëjmë me rast masiv, janë 14 raste të konfirmuar jo 72!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?
Lajmi Fundit

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

by timoni.al
December 15, 2025
0

Gratë po e mbrojnë Catherine Zeta-Jones pas kritikave për pamjen e saj gjatë një eventi të fundit në Los Anxhelos....

Read moreDetails
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

December 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al