Thursday, May 29, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tirana bëhet e vështirë për familjet e reja, lindjet ranë me 18% në janar-mars

Editor by Editor
May 26, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Tirana bëhet e vështirë për familjet e reja, lindjet ranë me 18% në janar-mars
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Tirana është i vetmi qark në rang vendi që ka rritje popullsisë, si një qendër graviteti që tërheq emigracionin e brendshëm, por nga ana tjetër Kryeqyteti kryesoi qarqet me rënien më të madhe të lindjeve në tremujorin e parë të vitit 2025.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në qarkun e Tiranës lindën 1750 foshnja në tremujorin e parë 2025 me rënie 18 % në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Tirana u rendit e dyta pas Kukësit për ritmin e lartë të rënies nga 12 qarqet e tjera. Nga ana tjetër popullsia e qarkut të Tiranës ndërmjet dy censeve 2011 dhe 2023 është rritur me 7.3 për qind.

Faktorët për rënien e lindjeve në Tiranë lidhen me kostot e larta të jetesës për çiftet e reja dhe çmimet e larta të kujdesit për fëmijët.

Çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me shumë se 60% që nga viti 2018-ta sipas të dhënave zyrtare, ndërsa stoku i banesave sociale mbetet në vendnumëro. Qiraja dhe kredia zënë më shumë se 35 për qind të ardhurave mujore duke i shtyrë çiftet të kufizojnë lindjet. Për të rinjtë që duan të krijojnë familjet kostot e banesave dhe qirave pothuajse janë dyfishuar. Qiraja mesatare tani në zonat kryesore në Tiranës varion nga 300-80 euro në muaj, më shumë se dyfish nga viti 2019 ku qiratë ishin nga 150 deri në 300 euro në muaj. Gjithashtu çmimi i një metri katror banesë në periferi këtë vit është 100-1200 euro ndërsa në zonat brenda unazës së dytë më shumë se 2000 euro, gati dyfish me para pandemisë.

Tirana ka një kontribut të madh në numrin e lindjeve pasi në kryeqytet projektojnë të jetojnë shumica e të rinjve shqiptare që nuk duan të ikin nga vendi. Në vitin 2024 në Tiranë lindën 8495 bebe, të cilët zunë 38 për qind të totalit të lindjeve në rang vendi, por teksa popullsia rritet, lindjet po bien ne pikiatë.

Arbana një e re që është eksperte e komunikimit dhe mediave sociale po rrit 2 fëmijë. Kishte dëshirë të lindte edhe një të tretë, por kostot janë bërë të papërballueshme, thotë ajo. Në krahasim me vitin 2016 kur lindja fëmijën e parë kostot janë shtuar më shumë se dyfishi. Paketa e lindjes nëse shkon në spital privat është rritur nga 1000 euro në 2600 euro aktualisht. Gjithashtu veshjet, ushqimet dhe ë gjitha infrastruktura për fëmijët është rritur më shumë se dyfishi.

”Që kur kam lindur fëmijën e dytë unë dhe bashkëshortin im të dy me paga mbi mesataren nuk arrijmë të kursejmë. Madje nuk arrijmë të blejmë veshje të reja dhe të tjera gjëra për vetën tonë si më parë. Kemi limituar shpenzimet e argëtimit dhe daljet me miqtë, pasi vit pasi tarifat që nga çerdhet kopshtet dhe kontrollet mjekësore po rriten përditë. Kryesisht për arsye të rritjes së kostove kanë lënë mënjane planet për të lindur fëmijën e tretë që aq shumë e kemi dëshiruar”, tha ajo.

Pas lindjes, prindërit përballen me shpenzime të ndryshme për kujdesin e foshnjës, të cilat janë dyfishuar në 5 vite. Brenda një 5 vjeçari, çmimet e kurseve private kanë pasur një ndryshim çmimi me thuajse 40%.

Për kurse sportive apo muzikore, çmimet mesatare kanë qenë 3500 lekë, aktualisht janë 5000 lekë. Ndërsa rritjet më të lartë me mbi 50% e kanë pësuar kurset e gjuhëve të huaja për fëmijët 5 vjeç e lart. Me të njëjtat ritme janë rritur edhe çmimet e mallrave të tjera dhe shërbimeve për fëmijë. INSTAT raportoi pak ditë më parë se në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin lindën 4662 foshnja me rënie 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023./ Monitor

Previous Post

Turi i 82-të çiklistik/ Policia ndan planin e masave, ja rrugët dhe oraret që duhet të shmangni sot për qarkullim

Next Post

Si talentet po na i merr Gjermania, 3.5 mijë karta blu për punonjësit shqiptarë në 5 vitet e fundit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0

Ambasada e SHBA-ve shpërndan mesazhin e Zv. Sekretarit të Shtetit: Punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar! Politika pa kufizim bëhet një armik

May 29, 2025
VIDEO/ Dhunë e kërcënime për ‘një copë tokë’ në Tiranë – 4 ‘të fortët’ e Niklës bien në pranga, kanosën pronarët e pronës tek Rruga e Elbasanit

VIDEO/ Dhunë e kërcënime për ‘një copë tokë’ në Tiranë – 4 ‘të fortët’ e Niklës bien në pranga, kanosën pronarët e pronës tek Rruga e Elbasanit

May 29, 2025
SPAK nis hetimet/ 1+1=3, Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, Allajbeu fiton gjithmonë me ofertë më të lartë!

SPAK nis hetimet/ 1+1=3, Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, Allajbeu fiton gjithmonë me ofertë më të lartë!

May 29, 2025
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Ervin Salianji kërkon liri me kusht

U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Ervin Salianji kërkon liri me kusht

May 29, 2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA-ve shpërndan mesazhin e Zv. Sekretarit të Shtetit: Punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar! Politika pa kufizim bëhet një armik

by Editor
May 29, 2025
0

TIRANA- POSTIMI I AMBASADËS: “Shtetet e Bashkuara mund të jenë një partner i gatshëm me kapital të konsiderueshëm politik. Mund...

Read moreDetails
VIDEO/ Dhunë e kërcënime për ‘një copë tokë’ në Tiranë – 4 ‘të fortët’ e Niklës bien në pranga, kanosën pronarët e pronës tek Rruga e Elbasanit

VIDEO/ Dhunë e kërcënime për ‘një copë tokë’ në Tiranë – 4 ‘të fortët’ e Niklës bien në pranga, kanosën pronarët e pronës tek Rruga e Elbasanit

May 29, 2025
SPAK nis hetimet/ 1+1=3, Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, Allajbeu fiton gjithmonë me ofertë më të lartë!

SPAK nis hetimet/ 1+1=3, Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, Allajbeu fiton gjithmonë me ofertë më të lartë!

May 29, 2025
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Ervin Salianji kërkon liri me kusht

U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Ervin Salianji kërkon liri me kusht

May 29, 2025
EMRAT/ Operacioni “Medicine” në Fier, kontrabandë ilaçesh në 4 farmaci, arrestohen 4 administratorë

EMRAT/ Operacioni “Medicine” në Fier, kontrabandë ilaçesh në 4 farmaci, arrestohen 4 administratorë

May 29, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasada e SHBA-ve shpërndan mesazhin e Zv. Sekretarit të Shtetit: Punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar! Politika pa kufizim bëhet një armik

May 29, 2025
VIDEO/ Dhunë e kërcënime për ‘një copë tokë’ në Tiranë – 4 ‘të fortët’ e Niklës bien në pranga, kanosën pronarët e pronës tek Rruga e Elbasanit

VIDEO/ Dhunë e kërcënime për ‘një copë tokë’ në Tiranë – 4 ‘të fortët’ e Niklës bien në pranga, kanosën pronarët e pronës tek Rruga e Elbasanit

May 29, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al